Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nëse do vinit bast, kush vend anëtarësohet i pari? Ja ç’thotë Hahn

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Nëse do vinit bast, kush vend anëtarësohet i pari? Ja ç’thotë Hahn

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn në intervistën për Deutsche Wellen nuk pranon të ndajë vendet e Ballkanit në grupe, kush do hyjë i pari apo kush më me vonesë në Bashkimin Europian. Çdo gjë varet nga reformat.

Deutsche Welle: Ka probleme të mëdha në Ballkanin Perëndimor korrupsion, probleme kufijsh, probleme ekonomike. Çfarë ju bën optimist, se disa nga këto vende do të mund jenë pjesë e BE nga viti 2025?

Johannes Hahn: Flasim për një rajon prej rreth 18 milionë banorësh, një rajon i rrethuar nga vende anëtarë të BE-së, një rajon ende i brishtë, që në një mënyrë nuk ofron perspektivë ekonomike e njerëzit largohen këto vende. Mendoj se është në interesin e BE që të eksportojë stabilitet me qëllim që te pengohet instabiliteti. Kjo është diçka që njerëzit në rajon e meritojnë, edhe njëherë është në interesin tonë që të shmangim rrjedhjen e trurit nga këto vende. Këto janë arsyet pse po flasim këtu për perspektivën europiane të rajonit.

Pse mendoni se problemet e mëdha që ka ky rajon do të zgjidhen deri në vitin 2025?

Viti 2025 është thjesht përcaktim indikativ, nëse doni kështu një motivim, një ambicie për vendet që janë të afta të përmbushin detyrat që kanë. Kjo është e mundur, ndryshe nuk do ta bënim propozimin. Çështja kryesore është që çdokush e ka të qartë se stabiliteti i këtij rajoni, pajtimi mes këtyre vendeve, është i arritshëm vetëm me perspektivën europiane. Prandaj është në interesin europian të punojnë për integrimin për të shmangur destabilizime të tjera.

Nëse shikoni dokumentin që prezantoni sot, çfarë do të thonit, cili është problemi kryesor që ka Ballkani Perëndimor sot, korrupsioni?

Vërtet korrupsioni është një nga problemet më të mëdha, problemi tjetër të paktën në disa pjesë të rajoni është mungesa e perspektivës ekonomike, por në një mënyrë të dyja janë të lidhur me njëra-tjetrën. Ju do mund të tërhiqni investitorët e huaj, vetëm nëse, keni stabilitet dhe besueshmëri në sistemin e drejtësisë. Zhvillimi ekonomik është shumë i rëndësishëm për këto vende.

Nëse shikoni drejt vendeve, për të cilat flitet sot, cilat mendoni se janë aq përpara, sa ta shohin si realiste vitin 2025 për anëtarësim?

Sinqerisht sot nuk do ta ndaja askënd, pra se këto apo ato vende do ta kalojnë finishin të parët. Sigurisht sot Serbia dhe Mali i Zi i kanë ndërkohë të hapura negociatat e anëtarësimit, pra mund të thuhet se këto janë më të avancuarat, por ne jemi realisht në një fazë të hershme dhe është vërtet herët për të parashikuar diçka.

A jeni të kënaqur me progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia e Mali i Zi marrin një perspektivë konkrete?

Sigurisht, ndryshe nuk do të ishim këtu ku jemi. Kur kemi filluar negociatat me Serbinë, kjo solli një rritje të interesit të investimeve në Serbi pra për shkak të stabilitetit. Edhe nëse shikoni tani rastin tragjik të vrasjes në veri të Kosovës, disa vite më parë kjo ngjarje do të kishte çuar ndoshta në dhunë. Këtë herë të dy presidentët, kapën telefonin dhe i telefonuan njëri-tjetrit, gjetën fjalë të përgjegjshme dhe për fat të mirë, asgjë nuk ndodhi.

Por nëse do të vinit bast, kush mendoni se do të anëtarësohet në vitin 2025?

Thashë që nuk do të vija baste, se kush është i pari nga këto vende, sepse vërtet që varet nga vullneti politik dhe aftësia e politikanëve që të bëjnë progresin e nevojshëm. Edhe një herë për disa vende në rajon kjo është e mundshme, e qartë, por është ende një rrugë e gjatë.

Tags: 2025anetaresohetaskëndbastHahnkushNësesotveçojavendvinit

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Der Spiegel: BE i ofron Shqipërisë dhe Maqedonisë perspektivën e anëtarësimit

Der Spiegel: BE i ofron Shqipërisë dhe Maqedonisë perspektivën e anëtarësimit

Mogherini: Shqipëria dhe Mali i Zi ndjekin me përpikëri politikën e jashtme të BE-së

Mogherini: Shqipëria dhe Mali i Zi ndjekin me përpikëri politikën e jashtme të BE-së

Integrimi në BE, Hahn: Duhet dialog mes palëve dhe qeveri e përgjegjshme

Hahn flet troç për Kosovën, ja ç’thotë për presionin ndaj Ballkanit Perëndimor







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com