Të dënuarit shqiptarë ende qëndrojnë në burgjet e mbipopulluara të Anglisë, edhe pse tashmë duhet të ishin dëbuar për në vendin e tyre në bazë të një marrëveshje të bërë mes dy shtete. Ata ende janë në burgjet britanike, dhe vijojnë të vuajnë dënimin pas hekura.Tabloidi britanik “The Sun”, në një shkrim të publikuar në faqen e saj online shkruan për një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2013, e cila duhej të shpëtonte taksapaguesit angleze me se paku 2.5 milionë paund dhe fillimisht do transferonte më shumë se 100 të burgosur shqiptarë, por vetëm 23janë larguar për në vendin e tyre.
Shumë prej tyre e kanë kundërshtuar transferimin, duke iu referuar të drejtave të njeriut. Ata pretendojnë se duhet te qëndrojnë ne Angli, duke mushtuar për të përfituar azil, pasi janë paraqitur si refugjatë kosovarë.
“Shifrat e fundit tregojnë se janë 716 të burgosur shqiptare në Britaninë e Madhe, shumë prej tyre të dënuar për vrasje, përdhunim dhe shpërndarje droge kanë dënime afatgjata”- shkruan media britanike.
Ajo i referohet edhe një bisede mes zyrtareve te Ministrisë së Drejtësisë qe diskutuan për ketë problem me homologët e tyre në Tiranë. Ne fokus ishte gjetja e rrugës se si te shpejtoheshin procedurat për të bërë transferimet në emër të kursimit të taksapaguesve angleze.
“Qeveria britanike kërkon që më shumë të burgosur të huaj të kryejnë dënimet e tyre në vendin e tyre. Do të vazhdojmë të punojmë me qeveritë e tjera për të ndarë praktikat më të mira, për të përmirësuar standardet dhe për të shpëtuar paratë e taksapaguesve britanikë”- tha zyrtari britanik.
Në një postim në “Facebook” të Ambasadës në Tiranë thuhet: “Gjykatësit, prokurorët dhe ekspertët britanikë dhe shqiptarë po kërkojnë mënyra të përmirësimit të Marrëveshjes për Transferimin e te burgosurve, mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë”. Ndërkohë theksohet se nga ana e zyrtareve britanike janë shqyrtuar 23 raste. TIRANA TODAY