Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Skandali rus kalon kufijtë, FIFA hap hetime ndaj futbollistëve

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Skandali rus kalon kufijtë, FIFA hap hetime ndaj futbollistëve

Nëse thashethemet rezultojnë të vërteta atëherë pritet të ndodhë një skandal shumë i madh në prag të Botërorit që do të organizohet këtë verë në Rusi. Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) vendosi të hapë hetime mbi skuadrën përfaqësuese ruse në futboll, për shkak të dyshimeve të ngritura së fundmi për përdorim dopingu.

Anëtarë të bordit drejtues të qeverisë së futbollit botëror kanë konfirmuar bashkëpunimin me Grigory Rodchenkov, ish-kreun e laboratorit antidoping të Moskës, që zbuloi skandalin e dopingut në Rusi në Lojërat Olimpike Dimërore të Sochit në vitin 2014.

Avokati i Rodchenkov, Jim Walden ka deklaruar se klienti i tij dhe FIFA kanë nisur tashmë punën për mbledhjen e provave kundër futbollistëve, të cilët më parë kanë dëshmuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv kundër sportistëve rusë të Lojërave Dimërore të vitit 2014, me këta të fundit që kishin apeluar dënimin me pezullim.

Ditë më parë, Rodchenkov kishte folur për dopingun rus edhe për skuadrën përfaqësuese për Botërorin 2014, duke shtuar se u bë pjesë e një skeme për të fshehur testet pozitive me doping të futbollistëve.

Gjatë kësaj jave, CAS-i me seli në Lozanë ktheu vendimin për pezullim të përjetshëm të 28 sportistëve rusë dhe reduktoi dënimin e 11 sportistëve të tjerë. Megjithatë, skandali nuk mbyllet, pasi rezulton se kanë dalë prova edhe ndaj futbollistëve të Rusisë.

Mësohet se Richard McLaren, hetuesi privat i caktuar nga WADA ka zbuluar se, dyshohet fshehja e testeve pozitive për 34 futbollistë të Rusisë. Mbi FIFA-n u rrit presioni për të nisur hetimet në lidhje me dopingun rus edhe në futboll.

Ndërkohë, Agjencia Botërore e Antidopingut konfirmoi për “Daily Mail” se, futbollistët rusë do të testohen për të parë nëse ka pasur shkëmbime të analizave të tyre nga agjentët e shërbimit rus të sigurimit.

Tags: FIFAfutbollistëvehaphetimekufijtëndajrus kalonskandali

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post
Ukrainë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Poroshenko

Ukrainë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Poroshenko

Moti i ftohtë mbërthen rajonin, temperaturat “fluturojnë” nën zero

Moti i ftohtë mbërthen rajonin, temperaturat “fluturojnë” nën zero

Video/Mes “notit” dhe ndërhyrjeve të ashpra, Messi del nga vetja

Video/Mes “notit” dhe ndërhyrjeve të ashpra, Messi del nga vetja







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com