Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rusia, Irani dhe Kina bëhen bashkë, SHBA-të ndihen të “kërcënuara”

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rusia, Irani dhe Kina bëhen bashkë, SHBA-të ndihen të “kërcënuara”

Planet bërthamore kanë krijuar prezencë të shtuar të sulmeve diplomatike, ndërsa duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hasin në një rezistencë të madhe në këtë drejtim.

Zgjerimi i kapacitetit bërthamor ka hasur në kritika të forta dhe për pasojë edhe në sulme retorike të kundërshtarëve të saj në këtë fushë. Rusia, Irani dhe Kina kanë kritikuar ashpër planin e ri të politikës së Uashingtonit të publikuar së fundmi për zgjerimin e kapacitetit bërthamor të Shteteve të Bashkuara. Plani, i cili parasheh që arsenali bërthamor amerikan të zëvendësohet me zhvillimin e armëve bërthamore me rreze të shkurtër veprimi, është njoftuar përmes një deklarate nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump më 2 shkurt.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, e ka akuzuar sot SHBA-në, se “në mënyrë të paturpshme po e kërcënon Rusinë me armë të re amonike”. Duke folur në një fjalim televiziv nga Teherani, Rohani ka thënë se, të njëjtit persona që supozohen se besojnë që përdorimi i armëve është krim kundër njerëzimit, janë duke folur për armë të reja për t’i përdorur kundër rivalëve”.

Kina më 4 shkurt ka kritikuar qeverinë amerikane për portretizimin e Pekinit si kundërshtar potencial, pasi rishikimi i politikës bërthamore të SHBA-së, ka vlerësuar se Uashingtoni dëshiron të parandalojë Pekinin që gabimisht të konkludojë se përdorimi i armëve bërthamore, pavarësisht sa i limituar të jetë është i pranueshëm.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka thënë, se aktivitetet e ushtrisë së saj janë për mbrojtje dhe arsenali bërthamor është në “nivelin minimal”, që kërkohet për sigurinë. Përmes një deklarate, kjo ministri ka thënë se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të “braktisin mentalitetin e Luftës së Ftohtë”. Zyrtarët rusë e kanë cilësuar false, doktrinën bërthamore të SHBA-së, lidhur me suppozimet ruse.

Më 3 shkurt, kryetari Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për Mbrojtje dhe Siguri, Viktor Bondarev, ka akuzuar Uashingtonin për “kërkimin e një arsyeje për çdo hap të tyre politik, ekonomik apo ushtarak”.

“Kjo është hera e parë prej vitit 2010 që ushtria amerikane ka njoftuar se si i sheh kërcënimet bërthamore në dekadat e ardhshme”-transmeton REL. Aty thuhet se Rusia duhet ta dijë se do të përballet me “kosto të papërballueshme”, në rast se kërcënon edhe me vetëm sulm të kufizuar bërthamor në Evropë.

“Kjo është përgjigje ndaj Rusisë për kapacitetin dhe natyrën e strategjisë dhe doktrinës së tyre”, ka thënë, Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis në raportin 75 faqesh. Në këtë raport gjenden edhe shqetësimet amerikane për Korenë Veriore, Iranin dhe Kinën.

Tags: bashkebëhenIranikercenuarakinandihenrusiaSHBA

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Vlorë, shpëtohet me helikopter gruaja e bllokuar prej 4 orësh në lumë

Vlorë, shpëtohet me helikopter gruaja e bllokuar prej 4 orësh në lumë

Gjysma e popullsisë së botës përdor rrjetet sociale

Gjysma e popullsisë së botës përdor rrjetet sociale

Barcelona sulmon Neymarin: Merkato u çmend për faj të tij

Barcelona sulmon Neymarin: Merkato u çmend për faj të tij







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com