Pas dy orësh rezistenca nga familjarët Peti, policia ka larguar me forcë anëtarët e saj nga banesa.
Kjo e fundit tashmë ka nisur të shembet nga INUK, ndërsa më parë u shemb muri rrethues i shtëpisë në fjalë.
Situata ka qenë mjaft e tensionuar dhe e vështirë, teksa anëtarë të familjes Peti janë munduar të rezistojnë, por siç duket edhe në video, njëri prej tyre nxirret zvarrë dhe më pas hipet në furgonin e policisë.
I gjendur përballë kësaj situate mjaft të vështirë, Klajdi Peti i cili kishte hipur mbi çati duke kërcënuar se do të vetëflijohet, ka zbritur nga çatia.
Duket se familja Peti e humbi këtë betejë me shtetin, ndërsa tashmë po nxjerrin mobiliet nga shtëpia për të vijuar më pas me shembjen e banesës nga INUV, teksa Bashkia pretendon se është ndërtuar në një zonë të mbrojtur.