Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestohet ish-drejtori i rëndësishëm i LSI-së

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Arrestohet ish-drejtori i rëndësishëm i LSI-së

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është arrestuar ditën e djeshme, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për Dashamir Xhikën, i cili ishte edhe i ardhur nga radhët e LSI-së në postin që mbante. Arrestimi është bërë ditën e djeshme në mbrëmje për aferat korruptive me autostradën Tiranë- Elbasan, shkruan “Panorama”.

Xhika, së bashku me disa ish-punonjës të tjerë të lartë të ARSH-së, dyshohet se i kanë shkaktuar një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh buxhetit të shtetit, me kontratat që kanë ngritur me privatët për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e aksit në fjalë.

RRUGA-TIRANE-ELBASAN

Më 19 dhjetor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kreu një proces auditi pranë ARSH-së, në lidhje me rregullshmërinë e zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës. Auditi erdhi pas shirave të furishëm të dhjetorit, që shkaktuan shembje dhe bllokim në një pjesë të mirë të aksit.

Në vijim të konkluzioneve të këtij auditi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, dërgoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të Dashamir Xhikës, si edhe dy punonjësve të tjerë.

Ata janë Albens Alite, drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Aksel Qurduka, ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Për të tre ka dyshime se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer shkeljet për të përfituar shuma të mëdha monetare. Arrestimi i Xhikës, është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pritet që pas 48 orësh, Xhika të dalë para Gjykatës për të mësuar në lidhje me masën e sigurimit ndaj tij.

SHKELJET

Sipas kallëzimit të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarët e tjerë, akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Sipas dokumentit, konstatohet se personat e lartpërmendur, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, veçmas dhe në bashkëpunim, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Ky fakt ka shkaktuar pasoja të rënda për interesat e buxhetit të shtetit dhe të publikut, si dhe ka krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale nga subjekte juridike private. Personat e kallë- zuar, të cilët kanë ushtruar funksione publike, me veprimtarinë e tyre, krijojnë bindjen e arsyeshme se me veprimet e mosveprimet, kanë pasur edhe qëllime korruptive.

Procesi i auditit konstatoi efekte financiare me dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 dollarë. Përveç kësaj, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 dollarë nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi”, shkruante raporti i auditit të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Tags: arrestohetish-drejtoriLSI-sëmesnatëprangarëndësishëm

TË LIDHURA

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015
Politikë

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit
Aktualitet

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

20:48 | 10/04/2026
FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri
Aktualitet

FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri

20:43 | 10/04/2026
Next Post
Pas arrestimit të ish-drejtorit të LSI-së, pranga ish-drejtorit të PD-së e disa zyrtarëve

Pas arrestimit të ish-drejtorit të LSI-së, pranga ish-drejtorit të PD-së e disa zyrtarëve

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 2 Shkurt?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 2 Shkurt?

Shtypi i ditës, 2 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 2 shkurt 2018







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com