Seanca në Kuvend është shoqëruar me debate, e ndërsa është futur në sallë, Rama është pritur me thirrje si “hajdut” dhe “kriminel’ nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët po bëjnë zhurmë. Ndërkohë, nga ana tjetër Ruçi vazhdon seancën mes kaosit.
Ndërsa, gjatë momenteve të tensionit në Kuvend, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Rama në një moment kanë kaluar pranë njeri-tjetrit.
Në fotot e shkrepura nga LSA-ja duket që gjatë tensionit kreu i PD-së ka biseduar me ish-kryetarin Berisha dhe më pas ka shkuar për të debatuar me deputetët socialistë.