Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Berisha-Rama, këta tregtarë flamujsh  

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Berisha-Rama, këta tregtarë flamujsh  

Nga Bardhi Quku/“Dalin të marrët e vikasin: Rrnoftë Shqipnija! Ti, i moçëm, përgjegjë tue bërtitë në kupë të qiellës: Rrnoftë, po e shpejt me porositë flamujt. Na shyeju: rrnoftë! E ti shit, ban pare tue tregtue mbi ndiesit t’ona. Lojë e bukur, por s’të ka dalë…”, ky është denoncimi që i bën djaloshi Hilush, tregtarit Gaspër Tragaçi tek “Tregtar Flamujsh”, i Ernest Koliqit, një novelë e viteve ’30 që përthyhet aq trishtueshëm edhe në ditët e sotme, kur pushteti është i mbushur me kaq shumë tregtarë flamujsh, që nuk e kanë për gjë të shesin atë që nuk është e tyrja por e shqiptarëve.

Në këtë tregtim të pambarimtë, iu shtua sot edhe tregtari ynë i këtyre viteve të fundit, kryeministri Rama, që aq shumë i ngjason atij të parit, ish-kryeministrit Berisha.

Në të dyja herët që Berisha dhe Rama kanë hyrë në bisedime me Greqinë për çështje mjaft të ndjeshme midis dy vendeve, kanë dëshmuar një kompleks të madh inferioriteti dhe kanë shitur asetet kombëtare sa herë kanë menduar se kanë arritur ndonjë ujdi të madhe.

Bisedimet e fundit me Greqinë të cilat Rama po përpiqet t’i shesë si një sukses historik, po rezultojnë një Pazar i pistë, kur kryeministri ynë mendon t’i ofrojë vendit fqinj 12 milje hapësirë detare.

U desh vetë ministri i Jashtëm grek të na e thotë përmes mediave të vendit të tij, pasi Bushatin e kishte kapur një memecëri që pas takimit treditor në Korçë ku darka me Kotziasin duket se e kishte velur deri në grykë.

Atë që Rama deri dje e kishte shndërruar jo vetëm në kalin e tij të betejës përgjatë fushatës elektorale, por edhe pas ardhjes në pushtet, sot e hedh poshtë me një të rënë të lapsit.

Nuk bën as më shumë dhe as më pak, por njësoj si pararendësi i tij, që me një lëvizje të dorës, kukulla e tij në Ministrinë e Jashtme, Lulzim Basha hodhi firmën mbi marrëveshjen e re duke i falur Greqisë një hapësirë të konsiderueshme detare.  

Do të ishte Gjykata Kushtetuese e cila në një vendim unanim rrëzoi marrëveshjen e 2009-s, vendim të cilin Rama e propagandoi aq shumë për ta shitur si një arritje të opozitës së asaj kohe.

Por, ngjyrat e pushtetit ndryshuan dhe pompoziteti kaploi gjithë politikën e jashtme të kryeministrit Rama bashkë të bindurin e tij, Ditmir Bushati, duke nisur që në raportet me fqinjët e deri tek ato me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Ky pompozitet përfshiu edhe bisedimet e fundit me Greqinë të cilat po rezultojnë një dorëzim pa kushte, kur Athina mundi të rrëmbejë në tryezë dakordësinë për zhvarrosjen e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri përgjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa i flaku Ramës në fytyrë shaminë e mohimit të ekzistencës së çështjes çame. Qershia mbi tortë ishin 12 miljet detare të ofruara shtetit grek.

Ky dorëzim pa kushte i kryeministrit Rama duket se ka një prapavijë që lidhet me hapjen e mundshme të negociatave me Bashkimin Evropian në qershorin e këtij viti, dhe kur pritet që Greqia të jetë një avokate e madhe e Shqipërisë në këtë proces.

Ky lloj pazari që nuk lidhet me asnjë nga vlerat që proklamon vetë Unioni, e ka shndërruar kryeministrin Rama në një Gaspër Tragaçi të shekullit tonë, që është i pari për të shitur interesat e vendit të tij, vetëm për të marrë flamurin e fitores të hapjes së negociatave.

Në qershorin e këtij viti, kreu i qeverisë do të tregtojë retorikën e tij boshe duke përdorur ndjesitë tona. Lojë e bukur, por a do t’ia dalë vërtet deri atëherë?! TIRANA TODAY

Tags: BerishaDetiflamujshGreqiaMarrëveshjaramatregtare

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Zgjidhja e emrit/Mediat greke: Mbyllet marrëveshja, si do quhet Maqedonia

Zgjidhja e emrit/Mediat greke: Mbyllet marrëveshja, si do quhet Maqedonia

Sadiku përballë Messit, e ndajnë vetëm 24 orë

Sadiku përballë Messit, e ndajnë vetëm 24 orë

TVSH merr në provim gazetarët

TVSH merr në provim gazetarët







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Heqja e masave, ja sa është shuma që merr Kosova për asistencë financiare
Kosovo

Heqja e masave, ja sa është shuma që merr Kosova për asistencë financiare

by mirseda
09:16 | 19/03/2026
0

Komisioni Evropian ditë më parë ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Një...

Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve

Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve

09:04 | 19/03/2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

09:00 | 19/03/2026
Rritja e çmimeve të naftës është jashtë kontrollit, Brent ka tejkaluar 110 dollarë për fuçi

Rritja e çmimeve të naftës është jashtë kontrollit, Brent ka tejkaluar 110 dollarë për fuçi

08:54 | 19/03/2026
Samiti arab, apel i përbashkët drejtuar Iranit për të ndaluar sulmet

Samiti arab, apel i përbashkët drejtuar Iranit për të ndaluar sulmet

08:53 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com