Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ekstradimi i Seitit/Manjani sulmon prokurorët: Tu “pritet koka”, në burg

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ekstradimi i Seitit/Manjani sulmon prokurorët: Tu “pritet koka”, në burg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani  tha sonte se duhet të ishin prerë kokat e atyre që lejuan ekstradimin e Nezar Seitit. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Manjani deklaroi se është e papranueshme dhe absurde ajo që ka bërë prokuroria. Ai tha se nuk duhet të ishin nisur thjesht hetimet por duhet të ishin arrestuar prokurorët që lejuan arrestimin e Seitit.

“Duhet të ishin “prerë kokat” (e prokurorëve) dhe ata duhet të ishin në burg. Më atë që ka ndodhur nuk duhet të kishin fulluar hetime por duhet të ishin bërë arrestime“, deklaroi Manjani.  

Gjithashtu, Manjani komentoi protestën e opozitës ku tha  se sot u ngjiz një koalicion politik që i ka shanset të shndërrohet në një alternativë.

“Unë besoj se sot është ngjizur një koalicion politik, i cili ka të gjitha shanset e mundshme që të shndërrohet në një alternative reale. Ai masivitet i ka marrë peng partitë e opozitës të cilat nga sot nuk mund të kenë një axhendë të shkëputur nga mesazhi i qytetarëve sot”, tha Manjani.

Mbrëmë, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për të gjithë prokurorët që janë marrë me çështjen Seiti. Pas verifikimeve për rastin e ekstradimit drejt Italisë të Nezar Seitit, që është pjesë e dosjes ‘Habilaj’ ka gjetur shkelje procedurale. 

Dy ditë më parë media renditi dy shkeljet ligjore që janë bërë me ekstadimin e Nezer Seitit, financierit të Habilajve (lajmin e plotë lexoje këtu). Duke u bazuar te denoncimet e medias Prokuroria e Përgjithshme ka marrë 4 masa ku kërkon; 

1-Të fillojë hetimin disiplinor për rastin, për të nxjerrë përgjegjësitë disiplinore nëse ka, të prokurorëve që kanë trajtuar çështjet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Prokurorinë Për Krime të Rënda.”

2-Po ashtu Prokurorja Arta Marku vendosi “Të dërgojë aktet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe t’i kërkojë asaj prokurorie regjistrimin e procedimit penal, për të hetuar rastin dhe për të vënë para përgjegjësisë penale cilindo që mund të ketë shkelur ligjin.

3-T’i kërkojë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të verifikojë procesin gjyqësor të ekstradimit të zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë nëse, gjatë gjykimit të çështjes ka shkelje të karakterit procedural.

4-Ngarkon Drejtorinë e Studimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme të studiojë rastin dhe të nxirren udhëzimet me karakter të përgjithshëm për të njehsuar praktikat në procedurën e ekstradimeve dhe më gjerë nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.”

Seiti u arrestua në fshatin Babicë, gjatë një operacioni teksa u sekuestruan rreth 4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Nisur nga përgjimet ambientale, por edhe telefonike rezulton se Nezar Seiti lëvizte shpesh nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas dhe kishte detyra të siguronte ambiente dhe pjesën logjistike të grupit.

Nezar Seitit i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit, por ai e ka refuzuar një “marrëveshje” të tillë, ndërsa ka pranuar para prokurorëve të Krimeve të Rënda se ka lidhje krushqie me Habilajt, pasi gruaja e tij i ka kushërinj.

Tags: burgekstradimikokamanjanipritetProkurorëtSeititsulmon

TË LIDHURA

Meta uron Peter Magyar: Hungaria, sot më e re dhe më demokratike!
Aktualitet

Meta uron Peter Magyar: Hungaria, sot më e re dhe më demokratike!

20:53 | 13/04/2026
Rama uron Magyar për fitoren
Aktualitet

Rama uron Magyar për fitoren

20:50 | 13/04/2026
Noka: Protesta jonë ka vrarë frikën, shoqëria shqiptare është zgjuar
Politikë

Noka: Protesta jonë ka vrarë frikën, shoqëria shqiptare është zgjuar

19:50 | 13/04/2026
Next Post
Përplasja që rrezikoi të kthehet fatale për jetën e futbollistit në FA Cup (Foto)

Përplasja që rrezikoi të kthehet fatale për jetën e futbollistit në FA Cup (Foto)

Shtetet e Bashkuara “joshin” Rusinë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara “joshin” Rusinë për Ukrainën

Ju ngadalësohet iphone, iOS 11.3 zgjidhja

Ju ngadalësohet iphone, iOS 11.3 zgjidhja







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Meta uron Peter Magyar: Hungaria, sot më e re dhe më demokratike!
Aktualitet

Meta uron Peter Magyar: Hungaria, sot më e re dhe më demokratike!

by mirseda
20:53 | 13/04/2026
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar Peter Magyar për fitoren. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shpreh gjithashtu...

Rama uron Magyar për fitoren

Rama uron Magyar për fitoren

20:50 | 13/04/2026
Trump jep bakshish, sa mori shpërndarësja e ushqimit

Trump jep bakshish, sa mori shpërndarësja e ushqimit

20:21 | 13/04/2026
Kompania franceze e çimentos financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze e çimentos financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

20:17 | 13/04/2026
Fitoi zgjedhjet në Hungari/Peter Magyar zotohet të luftojë korrupsionin dhe të ndryshojë kushtetutën

Fitoi zgjedhjet në Hungari/Peter Magyar zotohet të luftojë korrupsionin dhe të ndryshojë kushtetutën

20:13 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com