Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Basha dhe Kryemadhi, patetikët e një proteste

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Foto pikante/Gjithçka nga tubimi opozitar

Nga Andi Bushati/Nëse ka një fjalë që mund të përmblidhet e tërë protesta e opozitës, ajo është mungesa e çdo risie. Përpos numrit të militanteve që ishte brenda limiteve të asaj që çdo bashkim partish mund të mbledhë, aty nuk pati asnjë surprizë dhe asnjë mesazh që të tërhiqte vëmendjen.

Në tribunë u ngritën po ata krerë legjendarë të partive të vogla pa asnjë votë. Madje disa prej tyre janë bërë fjalimbajtës profesionistë mitingjesh, sepse të njëjtat gjëra i kanë thënë edhe dikur, në tribuna, përkrah Edi Ramës. 

Aty mungoi çdo prurje apo fytyrë e re (përpos spektaklit patetik të atij socialistit të zhgënjyer) që do të krijonte idenë se që nga pranvera e vitit të kaluar, kauzës së opozitës i janë bashkuar edhe grupime të reja shoqërore, si p.sh naftëtarët e Ballshit, protestuesit kundër inceneratorit të Fierit, studentët e pakënaqur nga tarifat etj.

Nga tribuna, Monika Kryemadhi, nuk surprizoi me asgjë, veçse mbështeti këmbënguljen e saj për të vazhduar gjuajtjen me çizme të Edi Ramës. Ndërsa homologu i saj, Lulzim Basha, konfirmoi frikën proverbiale për të përmendur oligarkët bashkë me të cilët Edi Rama po zhvat Shqipërinë.

Ai arriti të citojë veçse emrin e Vilma Nushit, që me sa duket është e vetmja fituese parash publike që nuk qeras me to të dyja palët. 

Por, mbi të gjitha, ajo që i mungoi protestës, ishte mbyllja e saj pa një mesazh për të ardhmen. Organizatorët u dukën sikur shpëtuan nga një përgjegjësi që u kish mbetur në qaftë, të cilën e kryen si një detyrë të bezdisshme.

Premtimi i vetëm për njerëzit e mbledhur në bulevard ishte se liderët do të vazhdonin të qëndronin përkrah tyre.

Ndërkohë, mbi të parin miting që opozita organizonte që pas maskaradës së mbylljes së çadrës, rendonte si shpata e Demokleut një mallkim i madh: nga ajo kërkohej të bënte diçka që do ta tejkalonte kërcënimin me bojkot të zgjedhjeve.

Nga ajo pretendohej më shumë sesa ndonjë xham i thyer, më shumë sesa ndonjë konfrontim me policinë.

Në lojë ishte vënia në pikëpyetje e sistemit dhe bllokimi i tij. Kjo shpresë ishte ndezur edhe nga një propozim i ish-kryeministrit Berisha pas seancës së zgjedhjes së prokurores së përkohshme, ai për djegien e mandateve të deputetëve dhe braktisjen përfundimtare të parlamentit. 

Nga këndvështrimi se si i shikon gjërat opozita, e cila vizaton një Shqipëri të kapur nga kriminelët dhe trafikantët, ku përditë vidhet pasuria publike, ku Edi Rama pasi ka futur nën sqetull çdo pushtet, në grykësinë e vet do të kullufisë edhe Federatën e Futbollit, propozimi i Berishës mendohet të jetë e vetmja rrugë.

Në një terren anti- demokratik, duhet të jesh Don Kishot të pretendosh se do të fitosh me armë demokratike. Prandaj shpresa e vetme për politikën e faktit të kryer që po ndej kryeministri është zhytja e vendit në një krizë permanente. Ajo do t’i bënte edhe shqiptarët indiferentë edhe ndërkombëtarët e rehatuar nën mbretërimin e Ramës, të shkundeshin nga pajtimi me stabilitetin e rremë.

Historia e shkurtër e çadrës, përpara se Lulzim Basha ta tradhtonte në mënyrë të turpshme atë, tregoi se vetëm krijimi i një krize serioze dhe vënia në pikëpyetje e sistemit, së pari, mund ta afrojë opozitën me faktorë të rinj brenda vendit dhe së dyti, mund ta shpjerë problemin shqiptar nga pragu i korruptuar i diplomatëve lokalë drejt hallkave shumë më të larta të kancelarive të tyre.

Por, në mitingun e sotëm, as Luli dhe as Monika, që i bënë njerëzve thirrje të shpërndahen paqësisht, nuk dëshmuan dot se kanë në mendje diçka që e kapërcen radikalizmin e çadrës.

Të gjithë ata që shpresuan marrjen parasysh të propozimit të Berishës, apo çdo lloj zgjidhje tjetër që vë në pikëpyetje sistemin, mbetën të zhgënjyer.

Prandaj, protesta e opozitës la shijen e një “déjà vu” je të trishtuar, ku njëlloj si gjithmonë, dëgjohen fjalimet e Nard Ndokës, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës. Basha dhe Kryemadhi u duk sikur e hoqën qafe detyrën e bezdisshme të të bërit opozitë duke dëshmuar se janë të paaftë për të sakrifikuar më shumë sesa kaq. (Lapsi.al)

Tags: bashakrizeKryemadhipatetikëtprotesterama

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Juventus në garë për yllin e Atletico Madridit

Juventus në garë për yllin e Atletico Madridit

Protesta/Basha sulmohet ashpër: PD-ja s’ka lider, qytetarët u zhgënjyen

Protesta/Basha sulmohet ashpër: PD-ja s’ka lider, qytetarët u zhgënjyen

Tramezzani drejt Amerikës, sërish trajner i sulmuesit kuqezi

Tramezzani drejt Amerikës, sërish trajner i sulmuesit kuqezi







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Ndërtoi objekt pa leje pranë urës monument kulture, arrestohet 44-vjeçari në Klos

by mirseda
12:14 | 27/12/2025
0

Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj,...

Vazhdon fluksi në Kakavijë, emigrantë kthehen për festat e fundvitit

Vazhdon fluksi në Kakavijë, emigrantë kthehen për festat e fundvitit

11:34 | 27/12/2025
Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT,

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT,

10:08 | 27/12/2025
SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

22:44 | 26/12/2025
Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

22:25 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com