Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

ARMO, pasuria që u gllabërua nga Berisha, Rama dhe oligarkët

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Ajo që po ndodh me ARMO-n nuk është as thjeshtë një skemë grabitësish të lidhur me Berishën, as, aq më pak, një kopjim i praktikave të paraardhësve nga klientët e Edi Ramës.

Avullimi i qindra miliona eurove të zhdukura, lënia e herëpashershme e mbi një mijë punëtorëve pa punë, shmangia e vazhdueshme e detyrimeve nga tatimet dhe doganat, futja e bankave në kolaps, likuidimet në dëm të taksapaguesve tregojnë një problem më të thellë.

Ai përmblidhet vetëm në dy shifra.

Përpara se kjo kompani të privatizohej në vitin 2008 nga Rezart Taçi, ajo e mbyllte bilancin e saj me një fitim të derdhur në arkat e shtetit prej rreth 30 milionë eurosh. Pasi kaloi në duar të privatëve azerë, amerikanë dhe klientë të pushtetit të ri, ajo ka akumuluar plot 700 milionë euro borxhe (gati gjysmën e saj ndaj taksapaguesve të vendit).

Prandaj, përpara se të na shërbejë qoftë si shembull korruptiv i qeverisjes Berisha, qoftë si një zhvatje e paskrupullt e xhagajdurëve të Edi Ramës, ai duhet parë si një problem sistemik.

Ai duhet të na shërbejë për të ngritur disa pyetje: A mund të quhet gjithnjë si zgjidhje privatizimi i pronave publike? A është futja e privatëve më shumë garanci për sukses dhe mirëqenie? A duhet shmangur me çdo çmim shteti? A duhet të vazhdojmë të besojmë me sy mbyllur tek teoritë neoliberale të një shteti që është në shërbim të të pasurve dhe vetëm në ndihmë të shtimit të shpejtë të parave të tyre?

Që prej rënies së komunizmit edhe Shqipëria u kaplua nga vala botërore e politikave ultraliberale që kishin filluar të aplikoheshin një dekadë më parë në Amerikën e Reganit dhe në Anglinë e Margaret Theçerit.

Sipas tyre problemi ishte tek publikja, tek ato 9 fjalët më të shpifura të gjuhës së vendit të tij siç thoshte ish-presidenti amerikan. Sipas tyre nuk kishte rrugë tjetër veçse të triumfonte “e vetmja alternativë” siç këmbëngulte ish kryeministrja angleze.

Në këtë xhunglën tonë, ku ideologjia dhe parimet e qendrës së perandorisë mbërrijnë të përçudnuara, u aplikuan metodat e asgjësimit të sferës publike, e zaptimit shfarosës deri në ekstrem e asaj që konsiderohej e përbashkët (deri tej pyjet, uji, toka) duke u mbështetur në devizën e neoliberalëve ekstremistë: “gjithçka e rregullon me magji tregu”.

Pikërisht ky film i parë me mijëra e mijëra herë u aplikua edhe për privatizimin e ARMO-s. Argumentet që u përdorën janë të njohura.

Nuk ka pse të jetë private. Shteti nuk ka fuqi ta mbajë. Duhet investuar që të modernizohet e si rrjedhim edhe të prodhojë më shumë. Duhen hedhur para për të pasur karburant më cilësor në makinat tona. Duhen teknologji të reja që të jenë shumë më miqësore me ambientin.

Ndërsa sot, dhjetë vite pas privatizimit, bilanci është krejtësisht i ndryshëm nga sa u propagandua.

Nga një ndërmarrje me fitim, eksperienca private e ka zhytur atë në borxhe të pashlyeshme. Asnjë investim serioz nuk është bërë për modernizimin e teknologjisë. Asnjë kujdes për ruajtjen e mjedisit.

Asnjë përmirësim në cilësinë e karburantit me të cilin furnizojmë makinat (përpos faktit se nganjëherë kontrabanda na sjell në serbatorë naftë të papërpunuar) Dhe në fund, asnjë punëtor nuk është më në punë .

Përpos këtyre dështimeve administrimi privat dhjetëvjeçar ka krijuar një monstër, të aftë për të korruptuar, tatimet, doganat, zyrat e hipotekave, përmbaruesit dhe gjykatat që të gjitha së bashku, në harmoni dhe bashkëpunim, kanë krijuar borxhin marramendës prej 700 milionë eurosh.

Natyrisht, në këtë maskaradë ka rolin e vet të pamohueshëm edhe Sali Berisha që me makinacione të turpshme ia dha ARMO-n një njeriu që dikur e kishte etiketuar si njërin prej kontrabandistëve më të mëdhenj (është proverbiale shprehja e kisha për Naçin jo për Taçin).

Patjetër në këtë skandal ka dorën e vet edhe Edi Rama që propagandonte në publik një amerikan të fuqishëm dhe ia linte në dorë ndërmarrjen një prej klientëve të tij më të afërt.

Por sa do i lig dhe i pangopur të ketë qenë roli i tyre në këtë histori, ata kanë qenë vetëm kukulla me xhepat plot të një teorie që po rezulton anekënd botës si një dështim, si burim krizash dhe krijuese e pabarazive ekstreme sociale; asaj neoliberale.

ARMO është shembulli më i mirë shqiptar se shpeshherë, anashkalimi i publikes në favor të peshkaqenëve privatë, sjell një dështim kolosal. Ajo është ilustrimi perfekt i pothuajse gjithë privatizimeve katastrofale të dekadës së fundit.

Por, ajo është gjithashtu edhe një paralajmërim për të ardhmen. Ajo është një kambanë alarmi për politikat e rilindjes që po e shkërmoqin atë që i ka mbetur shtetit në kuadër të koncesioneve dhe “projektit 1 miliardë euro”.

Po të vazhdohet me këtë hartë rrugë të asgjësimit të publikes, nesër, spitalet, shkollat e larta, autostradat madje dhe qytetet tona do t’i ngjajnë një gërmadhe si ARMO e sotme.

Prandaj, në këtë kuptim, vjedhja e kësaj ndërmarrjeje, me bashkëpunimin e plotë të qeverisjeve të Berishës dhe Ramës, nuk është e keqja më e madhe.

Ato miliona euro të humbura nëpër xhepa pushtetarësh, do të jenë thjeshtë një pikë uji në oqeanin e politikave neoliberale, vazhdimi i të cilit mund të na përmbysë të gjithëve.  (Lapsi.al)

Tags: armoBerishagllabëruaoligarketpasuriarama

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
“Donte eliminimin politik të Albin Kurtit”, Shpend Ahmeti u përgjigjet akuzave

“Donte eliminimin politik të Albin Kurtit”, Shpend Ahmeti u përgjigjet akuzave

Plot 20 vjet bashkë, Eni Çobani urim të veçantë për bashkëshortin

Plot 20 vjet bashkë, Eni Çobani urim të veçantë për bashkëshortin

Shqipëria fiton arbitrazhin ndaj Françesko Beketit

Shqipëria fiton arbitrazhin ndaj Françesko Beketit

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë
Kuriozitete

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

by mirseda
22:34 | 22/05/2025
0

Marrëdhëniet nuk përfundojnë gjithmonë me tensione të larta dhe largime dramatike. Shpesh, ato konsumohen në heshtje, gradualisht,...

Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025
Grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet e qershorit/ Asllani, i fundit që merr avionin

Grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet e qershorit/ Asllani, i fundit që merr avionin

22:16 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com