Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqiptarët në azil, irakianët dhe afganët “pushtojnë” Shqipërinë

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shqiptarët në azil, irakianët dhe afganët “pushtojnë” Shqipërinë

Shqiptarët  prej vitesh  vijojnë të largohen nga vendi me qëllim përfitimin e azilit në vendet e Bashkimit Evropian. Fluksi më i madh i largimit të shqiptarëve ka qenë gjatë vitit 2015, ndërsa ka fshatra në zona malore të Shqipërisë të cilët kanë mbetur pothuajse të shkretë për shkak të dyndjeve drejt vendeve evropiane për një jetë më të mirë. Fenomeni i azilit nuk është vetëm në Shqipëri, por ai ka shtrirje të gjerë në vendet e tjera, ndërkohë për të huajt edhe Shqipëria shikohet si një strehë për përfitimin e azilit.

Shifrat apo numrat në vetvete nuk përcjellin këtë ide, por e shprehur në përqindje për personat që kërkojnë azil në Shqipëri është rritur me 126 për qind, por kjo shifër tregon se edhe Shqipëria në perceptimin e të huajve shikohet si një hapësirë shpëtimi për  emigrantët nga Lindja e Mesme.Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të cilat tregojnë se si është rritur  numri i personave që kërkojnë azil,  ndërsa theksohet se emigrantët nga Afganistani dhe Iraku dhe Siria janë gjithnjë në rritje.

“Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezultojnë 240 persona në 2016, shifër kjo e cila ka shënuar rritje me 126%, krahasuar me 2015. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, në Shqipëri kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, rreth 130 azilkërkues dhe ato me origjinë nga Afganistani, rreth 60 azilkërkues për 2016. Në 2016, vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve nga Afganistani dhe Iraku” thuhet në raportin e INSTAT.

Shumë shqiptarë pavarësisht kërkesave  për azil në vendet e BE, atyre u është mohuar përfitimi i ayilit me pretendimin se vendi i origjinës është një vend i sigurt dhe nuk i ngjan realitetit me emigrantët që vijnë nga vatrat e konflikteve në Lindje të Mesme. Vetëm dy ditë më parë janë riatdhesuar 130 emigrantë nga Franca pa marrë parasysh kthimin e vazhdueshëm gjatë vitit 2018.

Pavarësisht se Shqipëria  kërkon hapjen e negociatave me BE, përfaqësuesit e vendeve evropiane kanë bërë apele të vazhdueshme që të ndalojë ky fenomen pasi mund të ketë pasoja për Integrimin e vendit, madje për shkak të kësaj sjellje është kërcënuar dhe me kthimin e vizave  “Shengen”.

Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në 2016, rezultoi 12.519, duke shënuar një rritje me 18,5 %, krahasuar me 2015. Gjatë 2016, numri i të huajve rezident përbëhet nga 8.324 meshkuj dhe 4.195 femra. Grupmosha 30 – 59 vjeç zë 62,4 % të të huajve gjithsej në 2016, duke shënuar një rritje me 25,8 %, krahasuar me të njëjtën grupmoshë në 2015. Në vitin 2016, të huajt me origjinë nga Europa janë 8.324 dhe përbëjnë 66,5 % të të huajve gjithsej. Të huajt për arsye punësimi, në vitin 2016, janë 6.263, dhe përbëjnë 50 % të të huajve gjithsej në vend.

Të huajt e parregullt, të evidentuar në 2016, rezultojnë 915 persona, duke pësuar një rënie me 55,3 %, krahasuar me vitin 2015. Azilkërkuesit në Shqipëri, në 2016, rezultojnë 240 persona, duke shënuar një rritje me 126 %, krahasuar me vitin 2015. Të huajt në Shqipëri Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2016, përbën rreth 0,4 % të popullsisë rezidente. Gjatë 2016, numri i të huajve rezident përbëhet nga 8.324 meshkuj dhe 4.195 femra. Meshkujt zënë rreth 66 % në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Të huajt në Shqipëri sipas kontinenteve Të huajt sipas vendit të origjinës në 2016, kryesohen nga vendet e Europës, të cilët zënë 66,5 % të të huajve gjithsej. Të huajt me origjinë nga Europa janë 8.324, duke shënuar një rritje me 10,1 %, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Azia janë 3.244, duke shënuar një rritje me 89,6 %, krahasuar me 2015.Të huajt me origjinë nga Afrika, Amerika dhe Oqeania janë 951, duke pësuar një rënie me 26,2 %, krahasuar me 2015. Të huajt në Shqipëri sipas arsyes Në vitin 2016, sipas arsyes, të huajt që aplikojnë për leje qëndrimi për punësim zënë 50,0 % të të huajve gjithsej, ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar me 22,2 %, aplikimet për qëllime humanitare me 19,1 %, aplikimet për studime me 5,2 % dhe aplikime për arsye të tjera me 3,4 %.

Azilkërkuesit sipas gjinisë

 Numri i azilkërkuesve meshkuj në 2016 është 186, duke shënuar një rritje me 126,8 %, krahasuar me vitin 2015. Numri i azilkërkuesve femra në 2016 është 54, duke shënuar një rritje me 125,0 %, krahasuar me vitin 2015. Vihet re një dominim i meshkujve në numrin e azilkërkuesve në Shqipëri gjatë viteve 2014 – 2016, ku meshkujt zënë 77,5 % të numrit gjithsej të azilkërkuesve në 2016.Marrja dhe lënia e shtetësisë Shqiptare

Në 2016, rezultojnë 281 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 9,3 %, krahasuar me vitin 2015. TIRANA TODAY

Tags: "pushtojnë"afganetazilirakianetShqipërinëshqiptaret

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
Liga e Kombeve/Mavraj, Hysaj dhe Sadiku: Kemi eksperiencë, dalim të parët

Liga e Kombeve/Mavraj, Hysaj dhe Sadiku: Kemi eksperiencë, dalim të parët

Kur “Telefoni” bie nga ana e kundërshtarit? Demokrati: Na shpëtoni nga Kozmai!

Kur "Telefoni" bie nga ana e kundërshtarit? Demokrati: Na shpëtoni nga Kozmai!

Eksperti amerikan: SHBA-të të mos ia shesin Kosovën BE-së

Eksperti amerikan: SHBA-të të mos ia shesin Kosovën BE-së

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com