Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

“KURUM” vodhi lekët e shqiptarëve, përfundon në gjykatë

8 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
“KURUM” vodhi lekët e shqiptarëve, përfundon në gjykatë

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar në gjykatë administratorin e “KURUM” Koray Zeytinoglu, drejtorin e blerjeve në këtë kompani, Yücel Aksu, por edhe vetë kompaninë turke.

Nga hetimet e deritanishme nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan ka rezultuar se në periudhën 2011-2012, të marrë si të pandehur Koray ZEYTINOGLU dhe Yücel AKSU, duke vepruar njëri përkatësisht njëri si administrator dhe tjetri si  drejtor të blerjeve të shoqërisë, “INTERNATIONAL” SH.A” duke organizuar një skemë mashtruese në lidhje me blerjen e lëndës së skrapit.

Konkretisht, nga hetimet ka rezultuar se faturat tatimore te blerjes së lëndës skrap nga shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A prej 4 (katër) shoqërive të tjera “Kurbini” sh.p.k me qendrë në Laç, “ERAD&XHT“ sh.p.k me qendër në Tiranë, “R&B 2011“, sh.p.k me qendër në Fushë-Krujë, dhe “Kavaja-CO“ shpk me qendër në Kavajë, janë të falsifikuara pasi këto shoqëri nuk kanë ushtruar asnjëherë aktivitet skrapi.

Dy të pandehurit Yücel AKSU dhe Koray ZEYTINOGLU, në cilësinë e përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, përkatësisht, kanë nënshkruar dhe më pas depozituar, të dhënat mbi këto fatura tatimore të falsifikuara, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve të falsifikuara shoqëria  “KURUM INTERNATIONAL” SH.A ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga skema e rimbursimit me TVSH-në.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky aktivitet kriminal i përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A është kryer edhe me shoqëri të tjera me qendër në Tiranë dhe në Durrës. Prokuroria akuzon se rasti është një prej procedimeve, për të cilat u zëvendësua prokurorja Armanda Xhaferi, nga ish-titullari i Prokuorisë Elbasan, Dritan Gina.

Prokurorja Xhaferi pak kohë më parë deklaroi se Dritan Gina, i ka hequr në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin për funksionimin dhe organizimin e Prokurorisë së Përgjithshme tre procedime penale-shkruan Shqiptarja.com

Sipas saj dosjet janë marrë pa dëshirën e prokurores. Sipas kallëzimit të Xhaferit, ka kërkuar që këto dosje ti rikthehen sërish asaj, por nuk i janë vënë në dispozicion. Prokuroria konfirmoi sot se njëra nga dosjet që i është hequr është rasti i KURUM-it.

Dritan Gina u shkarkua nga drejtuesja kryeprokurorja e re Arta Marku nga posti i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Gina e kundërshtoi vendimin duke e kallëzuar Markun te Krimet e Rënda. Por jo vetëm Ginën, por edhe gruan e tij Rovena Gashi që e liroi nga detyra e njësisë së Dekriminalizimit.

Dosja e Prokurorisë së Elbasanit për kompaninë “KURUM”

1.Koray ZEYTINOGLU, i datëlindjes 17.06.1977, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Administratorit të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012;

I akuzuar për kryerjen e veprave penale të: 

1)“Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe

2)“Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal.

1.Yücel AKSU, i datëlindjes 09.01.1982, me shtetësi turke dhe shqiptare,  i cili ka patur detyrën e Drejtorit të Blerjeve të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012;

I akuzuar për kryerjen e veprës penale të: 

1)“Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal,

si dhe ndaj, Shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, me NIPT K02727230T, aktualisht me me zyrë qëndore: Tiranë, Njesia Administrative Nr.5, rruga “Ibrahim Rugova”, pallati nr.14 KT, “Green Park”, apartamenti nr.39, kati 6.

E akuzuar për kryerjen e veprave penale të: 

1)“Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe

2)“Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal.

 

Tags: gjykatëKurumlekëtperfundonshqiptarëveVodhi

TË LIDHURA

Zgjedhjet në struktura, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët
Aktualitet

Zgjedhjet në struktura, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët

10:32 | 21/03/2026
Blendi Klosi: Diferenca e madhe me PD në zgjedhje, rezultat politik! Shqiptarët na besuan
Aktualitet

Blendi Klosi: Diferenca e madhe me PD në zgjedhje, rezultat politik! Shqiptarët na besuan

10:18 | 21/03/2026
Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008
Bota

Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008

09:17 | 21/03/2026
Next Post
Serbia: SHBA-të dhe Kadri Veseli vranë Ivanoviçin

Serbia: SHBA-të dhe Kadri Veseli vranë Ivanoviçin

Plas tek Partizani/I pritet koka edhe Trashit

Plas tek Partizani/I pritet koka edhe Trashit

Eksportet “mburren” me shitjet e pasurisë kombëtare

Eksportet “mburren” me shitjet e pasurisë kombëtare







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zgjedhjet në struktura, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët
Aktualitet

Zgjedhjet në struktura, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët

by mirseda
10:32 | 21/03/2026
0

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste tëShqipërisë, Blendi Klosi ka prezantuar një sërë detyrash dhe objektivash...

Blendi Klosi: Diferenca e madhe me PD në zgjedhje, rezultat politik! Shqiptarët na besuan

Blendi Klosi: Diferenca e madhe me PD në zgjedhje, rezultat politik! Shqiptarët na besuan

10:18 | 21/03/2026
Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008

Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008

09:17 | 21/03/2026
Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën

08:24 | 21/03/2026
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com