Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Eksportet “mburren” me shitjet e pasurisë kombëtare

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Ekonomia shqiptare ka shënuar rritje në katër vitet e fundit duke vendosur në lojë një faktor shumë të rëndësishme, i cili lidhet me eksportet dhe importet, por rritja e tyre është bërë duke eksportuar krahun e lirë të punës, por edhe shitjet e pasurive kombëtare.

Eksportet shqiptare, të shprehura në shifra shkojnë në vlerën e 272 miliardë lekëve, ose e thënë ndryshe në 2 miliardë euro. Ndërsa rritja si bazë vjetore kap shifrën e 12.1%. Gjithashtu indikatori tjetër i pasqyrës së ekonomisë, janë edhe importet e mallrave të cilat arritën në vlerën e 626 miliardë lekë, duke u rritur me një 8, 1 % krahasuar me një vit më parë.Mallrat me rritje të madhe në eksporte janë produktet e tekstileve dhe këpucët, por edhe materialet e ndërtimit dhe metale, të cilat janë një tregues pozitiv për ekonominë.Sektori i mineraleve dhe lëndëve djegëse  ka pësuar një rënie të madhe, ndërsa dhe lëvizjet e fundit në rafineritë e Ballshit dhe të Fierit, por edhe sektori i energjisë elektrike ka hasur në një terren aspak rritës përgjatë këtyre  viteve. Kujtojmë rastin e ARMOS dhe problemet që kanë hasur punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kanë vijuar për të katërtin vit radhazi me performancë negative. Në 2017-n ato arritën në 43 miliardë lekë, me një rënie prej 7% me bazë vjetore, duke u përgjysmuar në krahasim me 2013-n, kur ishte dh evitim ë i mirë. Konjuktura e pafavorshme e çmimeve të naftës dhe fakti që Bankers Petroleum, operatori më i madh në këtë fushë i ka shitur një pjesë të prodhimit kompanisë IRTC, që shfrytëzonte rafinerinë e ARMO-s kanë ndikuar në këtë ecuri. Edhe energjia nuk ka qenë në ditët e saj më të mira për shkak të thatësirës të tejzgjatur. Pesha e këtij grupi zbriti në 15.8%, duke zbritur në vendin e tretë.

“Gjatë vitit 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 273 mld lekë, duke u rritur me 12,1 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 626 mld lekë, duke u rritur me 8,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 353 mld lekë, duke u rritur me 5,2 %, krahasuar me 2016. Eksportet, gjatë këtij viti janë rritur me 12,1 %, krahasuar me një vit më parë”-thuhet në publikimin e INSTAT.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,4 pikë përqindje.

Gjatë këtij viti, importet janë rritur me 8,1 % krahasuar me 2016. Të gjitha grupet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, ku grupet që kanë ndikuar më tepër në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,2 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +1,2 pikë përqindje.

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2017, me vendet e BE zënë 66,3 % të gjithë tregtisë. Gjatë këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,2 %), Greqia (6,8 %), Gjermania (6,8 %).

Në Dhjetor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u rritur me 0,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 13,5 %, në krahasim me Nëntor 2017. Importet e mallrave në Dhjetor 2017 arritën vlerën 61 mld lekë, duke u rritur me 8,9 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 11,1 %, në krahasim me Nëntor 2017.

 Deficiti tregtar i këtij muaji është 39 mld lekë, duke u rritur me 14,2 %, krahasuar me Dhjetor 2016 dhe me 32,5 %, në krahasim me Nëntor 2017. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Rritja vjetore e eksporteve prej 0,6 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +4,6 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,8 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,5 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Dhjetor 2017, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Dhjetor 2016 janë: Italia me (17,0 %), Gjermania me (16,8 %) dhe Maqedonia me (19,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me (-14,7 %), Spanja me (-3,6 %) dhe Greqia me (-17,0 %).

Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (9,9 %), Kosova me (26,0 %) dhe Spanja me (87,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia me (-24,0 %), Zvicër me (-48,0 %) dhe Hollanda me (-4,0 %).

 Në muajin dhjetor 2017, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me dhjetorin 2016 janë: Italia me (1,4 %), Greqia me (9,5 %) dhe Turqia me (4,7 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina me (-1,2 %), Gjermania me (-27,3 %) dhe Shtetet e Bashkuara me (-7,8%). Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (5,7 %), Turqia me (11,2 %) dhe Greqia me (9,2 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania me (-7,7 %), Kina me (-2,6 %) dhe Franca me (-4,4 %). Të tjera Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi Materiale ndërtimi dhe metale Tekstile dhe këpucë Prodhime druri dhe letre Lëkurë dhe artikujt prej tyre Produkte kimike dhe plastike Minerale, lëndë djegëse.

Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së.

Eksportet Importet Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 66,3 %, të gjithë tregtisë.Në dhjetor 2017, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 78,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62,0 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (34,6 %), Kina (6,8 %), Greqia (6,5 %) dhe Gjermania (6,3 %).

Tags: eksportetKombëtaremburrenpasuritëshitjet

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Tiranë/Rrihet barbarisht shefi i regjimit të Burgut 313

Arta Marku heton eksponentë të LSI-së

Gjuha shqipe nuk dekretohet, çfarë synojnë maqedonasit (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

by mirseda
22:45 | 08/06/2026
0

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në nje studio televizive ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ‘nuk është...

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com