Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Senati i SHBA-së: Intrigat ruse mbajnë peng Kosovën

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Senati i SHBA-së: Intrigat ruse mbajnë peng Kosovën

Në një raport prej 200 faqesh i publikuar nga  Komiteti i Senatit të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, ku përmendet disa herë edhe shteti i Kosovës, shkrimet  e mediave ruse me përmbajtje “provokuese” ndaj shqiptarëve dhe marrëdhënieve Shqiptaro-serbe thuhet se ka prapavijë dhe bekimin e shtetit rus.

Publikimi i quajtur “Sulmi asimetrik i Putinit mbi demokracinë në Rusi dhe Evropë”, thekson disa raste specifike, kur Rusia dëmtoi progresin në raportet shqiptaro-serbe.

Në raport kritikohen artikujt propagandues të agjencisë së lajmeve “Sputnik” në vitet e fundit, të cilët kanë shkruar se shqiptarët e Kosovës kishin planifikuar masakra kundër serbëve të Kosovës me bekimin e perëndimit dhe se këta të fundit, po nxisin paqëndrueshmëri në Ballkan për të krijuar një pretekst për pushtim.

Më tej thuhet se propaganda e “Sputnik”, e cila nisi në Janar të vitit 2015, pati ndikim shumë negativ në raportet shqiptaro-serbe, meqenëse  tani, 60% e serbëve kanë filluar ti besojnë  tek Rusia.Kritika ka për shumicën e medieve në Beograd, të cilat në raport thuhet se janë të mbushura me përmbajtje të fushatës kundër NATO-së dhe Bashkimit Evropian.Janë më shumë se 100 medie që bëjnë raportime të porositura, e të cilat cdo ditë e më shumë po e largojnë Serbinë nga rruga e saj Evropiane. Në raport shprehet shqetësimi I trajtimit të gazetarëve hulumtues, të cilët thuhet se kërcënohen dhe censurohen edhe nga vet zyrtarët qeveritar.

Edhe rrugët e Serbisë përshkruhen si tregues I qartë I adhurimit të serbëve ndaj Rusisë. Thuhet se kioskat janë të stërmbushura me veshje e suvenire ku dëshmohet besnikëria e serbëve ndaj Federatës Ruse dhe adhurimit të figurës së Vladimir Putinit.Lidhjet e Rusisë me qytetarët serb, forcohen nëpërmjet institucioneve kulturore, duke përfshirë edhe Kishën Ortodokse dhe shoqatat e shoqërisë civile të cilat maskohen prapa ndihmave humanitare.

Jo rrallë herë në Beograd, njerëz të besueshëm të Putinit kishin deklaruar se serbët  e rusët kuptohen lehtë me njëri tjetrin për shkak të rrënjëve të njëjta. Prijësit fetar në Rusisë e Serbi vazhdimisht japin mesazhe konservatore tradicionale, duke sulmuar BE-në dhe zërat perëndimor, gjë këtë të cilën e arsyetojnë duke akuzuat rëndë politikat perëndimore për të drejtat e komunitetit LGBT. 

Sipas departamentit të shtetit amerikan nga dhjetëra organizata pro-ruse në Serbi, numri I tyre ka shkuar në qindra, viteve të fundit.Njëra nga to është Lëvizja Patriotike “Zavetnici”, e cila qëllim kryesorë ka angazhimin kundër pavarësisë së Kosovës, sikur edhe pengimin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Zyrtarët e Shtetit Amerikan, nuk besojnë as në pastërtinë e qëllimit bamirës të Qendrës Humanitare Ruso-serbe në Nish. Ata kanë thënë se atë e shohin si  një qendër ruse të spiunazhit, e ngritur në afërsi të kufirit me shtetin e Kosovës. Derisa, Rusia ka marrë rol vendimtarë në pengimin e Kosovës në njohje ndërkombëtare, Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, vazhdimisht takohet dhe konsultohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Habia më e madhe ndodhi në Dhjetor të vitit 2017, kur përfaqësues serb në bisedimet Prishtinë- Beograd, kërkuan rol aktiv të Rusisë në këtë proces.Serbisë i ishte tërhequr shumë shpesh vërejtja se “nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë, në veçanti nëse ato karrige janë larg njëra tjetrës”, e cila erdhi si kundërpërgjigje për qëndrimet e qeverisë serbe se janë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por të njëjtën kohë duke I ruajtur lidhjet e forta me Kremlinin.

Raporti thotë se pavarësisht angazhimit të Serbisë për anëtarësim në BE, shteti ka bërë pak që ta mbrojë veten prej propagandës qeveritare ruse kundër BE-së. Lidhjet janë edhe më të forta në fushën ushtarake. Së fundmi, Serbia nënshkroi një marrëveshje të madhe armësh me Rusinë dhe dërgoi një anëtar të ekipit të Atasheve të Mbrojtjes në Moskë për të vëzhguar një stërvitje ushtarake ruse në Krime. Në tetor të vitit të shkuar, Rusia ofroi gjashtë avionë dhe thuhet se ranë dakord për të siguruar 30 tanke dhe 30 automjete luftarake në Serbi, të gjitha pa pagesë.

Presidenti Vuçiq citohet të ketë thënë se Serbia po negocion blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrores s-300 nga Rusia, vendim ky që bie ndesh me ligjin e SHBA-së të miratuar së fundmi, i cili urdhëron reaksione për çdo transaksion të rëndësishëm me sektorët e ushtrisë apo të inteligjencës ruse.

Rusia gjithashtu ushtron ndikim të konsiderueshëm nëpërmjet sektorit energjetik të Serbisë. Në vitin 2014, Rusia siguroi 40% të gazit natyror të konsumuar në Serbi. Vitin që shkoi, ndërmarrja shtetërore e gazit natyror të Serbisë, Srbijagas, njoftoi se do të rriste importin nga Gazprom me 33 për qind në vitin 2018.Ky vendim, pengon shumë planet e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të punojnë me Beogradin përmes projekteve, që Serbia të shfrytëzojë burimet e saja të energjisë.

Raporti përmban edhe disa rekomandime, ku theksohet domosdoshmëria e ndërhyrjes së lidershipit ndaj ndërhyrjeve ruse, kërkohet që Shtetet e Bashkuara të angazhohen më shumë drejtë shfrytëzimit të burimeve serbe, sepse ndihma e SHBA-së për Serbinë ka rënë viteve të fundit dhe kërkohet shfaqja më e shpeshtë e liderëve amerikanë/RTK  

Tags: intrigatKosovënmbajnëpengruseSenatiSHBA

TË LIDHURA

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi
Aktualitet

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama
Aktualitet

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025
Next Post
Ekipi i Serie A kërkon të nënshkruaj me Kristal Abazajn

Ekipi i Serie A kërkon të nënshkruaj me Kristal Abazajn

Alarmohet Gjermania, “arratisen” spiunët iranianë

Alarmohet Gjermania, "arratisen" spiunët iranianë

Williams zgjedh Sirotkin para Robert Kubicas

Williams zgjedh Sirotkin para Robert Kubicas

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

by mirseda
22:07 | 16/07/2025
0

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet...

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com