Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dosja ‘Tahiri-Habilaj’/”Për 6 muaj vete në Hënë, 20 milionë euro në fushatë”

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dosja “Habilaj”/Përgjime të reja,Tahiri i implikuar zyrtarisht?!

Publikohen sërish audio të reja për dosjen “Habilaj-Tahiri”. Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, të përgjuar nga autoritetet italiane në makinën e tyre gjatë një udhëtimi, në një pjesë të bisedës flasin edhe për shumat që sipas tyre mund të bëjë mbrojtësi i tyre në qeveri, Saimir Tahiri. Në audion e botuar nga Politiko.al, Moisi Habilaj pretendon se në një muaj ai bën të paktën 5 milion euro. Habilaj dhe Çelaj prekin edhe temën e fushatës elektorale.

Moisiu: A të isha një muaj në vend të atij, a i zi…Një muaj.

…Sabi qesh

Sabi: Pse, ça ka më shumë ai, a të qivja. Pse ça ka më shumë ai? Ça ka bërë më shumë ai? Ja emrin ka, se lekë nuk besoj të ketë më shumë.

Moisiu: Te bukë e gojës do jetë, a të qivja…!

Sabi: Te bukë e gojës ai…lëre se ai për 6 muaj vete në Hënë.

…Moisiu: Ai, jo për 6 muaj, se nuk e di se çfarë mund të bëjë për 6 muaj: Ai për një muaj mund të ketë bërë…hiç hiç hiç…5 milion euro.

Sabi: Po ashtu i lë në fushatë ai, o Moisi!

Moisiu: Mirë, normale.

Sabi: Ashtu i lë ato lekë ai.

…Moisiu: Fushata, një herë në katër vjet është, Sabi…Ai nuk lë 20 milion euro në fushatë.

Kjo pjesë e bisedës ka elementë të njohur nga transkriptimi i bisedës së zbardhur nga Prokuroria italiane, e cila është publikuar në mediat shqiptare, (audion dëgjoje këtu)

Më datën tre janar është publikuar një audio përgjim i dosjes “Tahiri-Habilaj”. Në materialin audio flitet gjerësisht për makinën e Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë, që ‘ndërroi duar’ duke iu kaluar Habilajve. Në disa raste bashkëbiseduesit i referohen Saimirit si ‘ai kushëriri ynë’. Materiali është i veçantë për nga dialogët unike dhe të lejon një pamje të mirë të prapaskenave të grupeve shqiptare të trafikut të drogës dhe lidhjeve të tyre me njerëz me pushtet(laimin e plotë lexoje këtu)

Në muajin tetor të vitit 2017-të në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u dorëzua  një fashikull me 380 faqe i përbërë nga fakte mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë së Shtetit mbi trafikun e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë. Ndërkohë në total, dosja voluminoze është mbi 1500 faqe, me përgjime dhe prova të ardhura nga hetimi që ka zhvilluar për katër vite me radhë nga Prokuroria e Katanias në Siçili.

Në këtë mënyrë, pala italiane i përgjigjur kërkesës për ndihmë juridike mbi procesin që ka nisur në vendin tonë, ku i akuzuari kryesor është ish-ministri i Brendshëm.

Kjo është dosja e dytë pas asaj të dërguara pak ditë më parë me 416 faqe ku përmendej emri i Tahirit nga vëllezërit Habilaj për shuma në miliona euro që ish-ministri përfitonte në këtë aktivitet të trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.  

Dosja e Moisi Habilajt by Tirana Today on Scribd

Tags: eurohabilajhenemilionëTahiri

TË LIDHURA

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik
Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

21:48 | 22/08/2025
Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin
Aktualitet

Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin

20:46 | 22/08/2025
Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike
Analizë

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

19:58 | 22/08/2025
Next Post
Suarez: Kisha frikë për të ardhmen pas asaj që i bëra Chiellinit

Suarez: Kisha frikë për të ardhmen pas asaj që i bëra Chiellinit

Walker “poshtëron” Thaçin: Vetëvendosja, busulla e Kosovës!

Walker “poshtëron” Thaçin: Vetëvendosja, busulla e Kosovës!

“Arena Kombëtare” gati të presë finalen e Superkupës UEFA

“Arena Kombëtare” gati të presë finalen e Superkupës UEFA

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Vuçiç i fton për debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vizionet tona vetëm kur të shpallë zgjedhje të parakohshme
Bota

Vuçiç i fton për debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vizionet tona vetëm kur të shpallë zgjedhje të parakohshme

by mirseda
22:27 | 22/08/2025
0

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është i gatshëm të ballafaqohet në një debat televiziv me...

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

22:10 | 22/08/2025
Aksident tragjik në New York, viktima nga përplasja e një autobusi turistik

Aksident tragjik në New York, viktima nga përplasja e një autobusi turistik

21:55 | 22/08/2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

21:48 | 22/08/2025
Analiza: Evropa kryeson në ndihmën ushtarake për Ukrainën, por a mund ta mbulojë ajo boshllëkun e një SHBA-je që tërhiqet?

Analiza: Evropa kryeson në ndihmën ushtarake për Ukrainën, por a mund ta mbulojë ajo boshllëkun e një SHBA-je që tërhiqet?

21:15 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com