Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Monedha euro bie pikiatë, paratë e drogës dhe turizmit marrin “fronin”

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Monedha euro bie pikiatë, paratë e drogës dhe turizmit marrin “fronin”

Euro e mbylli 2017-n në nivelin e 133 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, teksa mesatarja për gjithë vitin arriti në 134.1 lekë. Ky është niveli më i ulët në 9 vjet, që prej 2009-s, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me  132.1 lekë. Më pas euro u forcua, duke u stabilizuar për 5 vjet radhazi (2011-2015) në nivelin e 140 lekëve.

Kërkesa e madhe për valutë, e nxitur dhe nga transferimi i fitimeve të kompanive të huaja, kryesisht të telekomunikacionit dhe oferta e kufizuar për të ishin arsyet kryesore që e mbajtën euron në ekuilibrin e 140 lekëve, ndërsa rolin e stabilizatorit me tregjet ndërkombëtare e mbajti dollari, që shënonte dhe luhatjet më të mëdha, duke u rritur kur euro binte në mënyrë që të ruante raportet e kryqëzuara në tregjet ndërkombëtare . Leku fitonte pikë lehtë ndaj euros gjithnjë në verë dhe në fundvit, si rrjedhojë e efekteve sezonale (turizmit dhe prurjeve të emigrantëve), por pa iu larguar shumë nivelit të 140 lekëve.

Thyerja e ekuilibrit të euros filloi në gjysmën e dytë të vitit 2016, sidomos pas muajit tetor, kur monedha e përbashkët humbi pikë me shpejtësi, për të arritur nga rreth 139 lekë në fillim të vitit në 135 lekë në dhjetor. Hyrja e lartë e valutës që filloi të vinte nga ekonomia informale, (viti 2016 shënoi një nivel të lartë të kultivimit të hashashit, që u mboll në prill-maj dhe u korr në shtator-tetor dhe filloi të shitej në tetor), rriti dukshëm ofertën për euro në tregun e brendshëm.

Janari 2017 filloi me një nënçmim të lekut, teksa euro u ngjit në nivelin e 137 lekëve, si rrjedhojë e transferimit të fitimeve nga kompanitë e huaja. Por, kjo zgjati shumë pak. Rritja e ofertës për valutë bëri që euro të binte me shpejtësi, duke zbritur në nivelin e 133 lekëve në maj.

Zgjedhjet dhe pika më e ulët e vitit

Në 18 qershor u arrit marrëveshja mes liderit të PD-së, Lulzim Basha, dhe atij të PS-së, Edi Rama, për të hyrë bashkarisht në zgjedhje. Nga ajo ditë deri në zhvillimin e zgjedhjeve euro shënoi një rënie të fortë. Në 27 qershor, 2 ditë pas zgjedhjeve, me hapjen e bankave, euro arriti në nivelin më të ulët të vitit 2017, prej 131.98 lekë , duke reflektuar hedhjen e sasive të mëdha të monedhës së përbashkët në treg, në një periudhë kur nuk ka efekte sezonale-shkruan Monitor.

Më pas monedha e përbashkët filloi të rritej, për të rënë sërish në muajt e verës, si rrjedhojë e shtimit të turistëve, që shënuan rekord këtë vit, por pa arritur nivelin e paszgjedhjeve (niveli më i ulët në verë ishte 132.29 lekë për një euro).

Në shtator euro iu rikthye tendencës duke u rritur, teksa tregtia u gjallërua dhe kërkesa për valutë u forcua. Në ditët e fundit të vitit, euro ra sërish, duke zbritur nën 133 lekë, po si rrjedhojë e efekteve sezonale,  për t’u rritur sërish me afrimin e vitit të ri.

Një tjetër dukuri e konstatuar në 2017-n ishte forcimi i monedhës vendase para datës 20 të çdo muaji, teksa kompanitë e huaja, sidomos TAP, që këtë vit ishte në kulmin e investimeve, këmbente eurot për të paguar sigurimet e punonjësve. Edhe eksporti i shërbimeve është përmirësuar vitin e fundit, duke sjellë më shumë valutë, një tjetër faktor që ka rritur prurjet e monedhës së përbashkët, duke neutralizuar efektin e thellimit të deficitit tregtar.

 Megjithatë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korente (bilanci i parave që hynë dhe dalin nga vendi) për 9 mujorin ishte -519 milionë euro, me një përmirësim prej 116 milionë eurosh nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, që nuk arrin të shpjegojë forcimin e ndjeshëm të lekut.

Kjo shumë është e barabartë me volumin e këmbimeve valutore në vetëm pak ditë!  Për krahasim, në 2013-n, deficiti i llogarisë korente u përmirësua me 176 milionë euro për 9 mujorin, por euro jo vetëm nuk ra, por u forcua me 1.5 lekë mesatarisht atë vit (nga 138.8 lekë në 140.3 lekë).Në linjë me euron, edhe dollari ka qenë në rënie të ndjeshme gjatë vitit 2017, duke zbritur nga gati 130 lekë në janar në 111 lekë në fund të 2017-s.

Tags: Drogeeurofroniparapikiateturizmi

TË LIDHURA

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025
Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Next Post
Kosovë/26 vjet nga sulmi i parë ndaj familjes së Jasharëve

Kosovë/26 vjet nga sulmi i parë ndaj familjes së Jasharëve

Video/Kriminelë, përdhunues, terroristë, gjuha raciste ndaj emigrantëve

Video/Kriminelë, përdhunues, terroristë, gjuha raciste ndaj emigrantëve

Video/ Presidenti Meta heq kostumin zyrtar, ia merr këngës me çifteli

Video/ Presidenti Meta heq kostumin zyrtar, ia merr këngës me çifteli

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com