Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Analistët: Thaçi, Haradinaj dhe Veseli larguan Kosovën nga aleatët

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analistët: Thaçi, Haradinaj dhe Veseli larguan Kosovën nga aleatët

Veprimet e liderëve politikë dhe institucionalë të Kosovës kanë treguar se nuk kanë mirëkuptim karshi qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, lidhur me çështjet që vlerësohen të ndjeshme në raportet e ndërsjella, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Sipas tyre, çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe së fundmi edhe tentimin për të dërguar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, propozimin për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, kanë nxitur veprime me plotë nervozë të udhëheqësve të Kosovës dhe të cilat shkojnë ndesh me zhvillimin e marrëdhënieve të mira me shtetet tjera, e në veçanti me vendet mike për Kosovën.

Politologu Ramush Tahiri, thotë se ngjarjet e fundit kanë krijuar përshtypjen në opinion se udhëheqësit e Kosovës, për shkak të interesave personale ose klanore, nuk janë të përgjegjshëm si drejtues të shtetit, si dhe ndaj obligimeve që kanë marrë ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Siç thotë ai, janë situata shumë të rralla kur ambasadorët e vendeve mike të dalin me qëndrim zyrtar, kundër qëndrimit, të cilën në këtë rast e ka Qeveria ose kundër vendimit që eventualisht mund ta marrë Kuvendi.

“Është fakt që ne jemi shtet sovran dhe i pavarur, si dhe është fakt që ne i ndjekim procedurat demokratike. Mirëpo, gjithashtu është fakt që përmes procedurave demokratike nuk mund të sjellësh asnjë vendim që është antidemokratik ose asnjë vendim që shkon ndesh me synimet e Kosovës, por edhe me synimet e ruajtjes së miqësisë me shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën, si dhe me obligimet, karshi bashkësisë ndërkombëtare, që i ka marrë Kosova”, thotë Tahiri.

Ismajl Hasani, njohës i zhvillimeve politike, thotë se ftohja e raporteve ndërmjet faktorëve ndërkombëtarë dhe lidershipit të Kosovës, në mënyrë sporadike ka nisur para se të zhvilloheshin ngjarjet e fundit, me deklarata të cilat nuk kanë qenë në frymën e linjës së një zhvillimi normal që mund ta ketë një shoqëri.

“Por, ajo që kemi parë javën që shkoi, ishte kulmi i këtyre përpjekjeve për të zhbërë atë që është krijuar me mund nga populli i Kosovës, nga miqtë ndërkombëtarë. Është rrezikuar seriozisht projekti i përbashkët i Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë nga aleatët tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe shtetet tjera që kanë pasur kuptim për lirinë e Kosovës”, vlerëson Hasani.

Por, a i kanë dëmtuar raportet me miqtë ndërkombëtarë, sjelljet dhe veprimet e liderëve politikë dhe institucionalë të Kosovës dhe a mund të rezultojnë me pasoja për vet shtetin e Kosovës?

Politologu Tahiri, shpreh mendimin se kjo do të pasqyrohet në kuptimin afatshkurta dhe afatgjatë.

“Në kuptimin afatshkurta, nuk është prodhuar asgjë, sepse nuk është marrë ndonjë vendim, me gjithë tentativën. Në kuptimin afatgjatë, tregon karakterin e qeverisjes së Kosovës dhe të njerëzve që janë në krye të udhëheqjes dhe e vë në pikëpyetje se a jemi partner të qëndrueshëm ndërkombëtarë apo jo, pa marrë parasysh legjitimitetin momental që mund ta kenë krijuar përmes votës”.

Ndërkaq, Hasani vlerëson se bashkësia ndërkombëtare, e veçanërisht miqtë e Kosovës, e kanë humbur besimin në lidershipin aktual të vendit. Nisur nga kjo, sipas tij, do të ishte më mirë për Kosovën që ky lidership të mos jetë më në skenën politike të vendit, por mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme tash për tash, do të ishte veprim i rrezikshëm. Rrjedhimisht, siç thotë ai, edhe rikthimi i besimit tek vendet mike, mbetet çështje problematike.

“Që mbahen mend këto dhe që faktori ndërkombëtar nuk falë, sepse investimi i tyre është tepër i madh, kjo nuk diskutohet. Është çështje, pastaj, se si kornizohet kjo, me një zhvendosje të vëmendjes nga Kosova, me një ngrirje të avancimit të Kosovës, me një ngrirje të avancimit të proceseve për integrime në Bashkimin Evropian, procesin e liberalizimit të vizave, i cili tashmë me këtë akt është larguar shumë, si dhe integrimet euroatlantike, për të cilat është trumbetuar për kohë të gjatë”.

Sidoqoftë, pas dy tentimeve, ditën e premte, për të dërguar në Kuvend të Kosovës për votim propozimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, reagimet e ambasadorëve të vendeve të Quintit në Kosovë kanë qenë mjaft të ashpra, shkruan rel.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e ka cilësuar këtë veprim si “ngulje e thikës pas shpinës për Amerikën”.

Ndërkaq, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, e ka quajtur mbrëmjen e së premtes, si “nata më e rrezikshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës”.

Tags: aleatetanalistetharadinajKosovënlarguanThaciveseli

TË LIDHURA

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
PD në krizë ekonomike, Basha heq 10 vetë nga administrata

Basha: Zgjodhën kryeprokuror pa vetting, pa konsensus dhe me gjysmën e votave

Allardyce: Atë e komandon gruaja, nuk e lejon të vijë tek Everton

Allardyce: Atë e komandon gruaja, nuk e lejon të vijë tek Everton

Ngjarja në gjimnazin e Shupenzës, Basha: Shkolla s’mund të bëhet pjesë e babëzisë qeveritare

Basha: Rama kërkon mbylljen e dosjeve të Tahirit, Dakos, Balilit dhe Habilajve







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com