Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Inter: “Tkurrja e kapitaleve kineze mund të limitojë investimet e Suning.”

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Inter: “Tkurrja e kapitaleve kineze mund të limitojë investimet e Suning.”

Tkurrja nga autoritetet kineze për eksportin e kapitaleve jashtë vendit dhe investimeve në shoqëritë futbollistike mund të ndikoje dhe jo pak strategjinë e Suning tek Interi. Kjo gjë behet me dije në një dokument zyrtar te klubit zikaltër, një akt qe ilustron të gjitha rreziqet e parashtruara nga autoritetet në Pekin dhe që është vënë në dispozicion të personave që kanë investuar tek bondi prej 300 milionësh i Interit i pak ditëve më parë. Ky dokument sillet në mënyrë të plotë nga Calcio e Finanza (të cilin mund ta lexoni këtu),raporton Tirana Today.

Në mënyrë të përmbledhur, në atë dokument thuhet që:

“Politika dhe rregullat e qeverisë kineze, ndryshimet e bëra për sa i përket investimeve jashtë dhe valutës së huaj si dhe kushtet politike dhe ekonomike në Kinë mund të limitojnë sasinë e investimeve të Suning tek Interi. Qeveria kineze kohët e fundit e ka klasifikuar investimin tek skuadrat sportive si “investime të limituara”. Interi varet direkt nga kontributet e kapitaleve të Suning dhe limitime eventuale të kapacitetit të Suning për të investuar mund të ndikojnë negativisht në rezultatet e operacioneve të Interit.

Këto kufizime mund të influencojnë negativisht edhe në kapacitetin tonë për te thithur shuma nga kontrata sponsorizimi apo kontrata të tjera me palë të treta në Kinë. Interi varet nga kontributet e kapitalit të Suning edhe për sa i përket likujditetit të nevojshëm të menaxhimit të përditshëm si dhe për të mbajtur nivelet minimale të kapitalit të kërkuar nga ligji italian. Qeveria kineze ka ndërmarrë ndryshime të thella në politikat e saj dhe rregullat, sidomos për ato që kanë lidhje me kontrollin e kapitalit. Duke qënë se Suning është nje kompani kineze, me pjesën më të madhe të aktiviteteve të saj në Kinë, kapaciteti i saj për te investuar jashtë Kinës mund të ndikohet negativisht nga këto kontrolle.

Në përgjigje të rregullave mos lejimit të daljes së kapitaleve nga Kina, PBOC dhe SAFE kanë implementuar një seri kontrollesh për kapitalet në muajt e fundit, duke përfshirë kontrolle tepër të ashpra për kompanitë kombëtare kineze që transferojnë kapital jashtë si dhe mënyrën e pagesës së dividendëve. Edhe qeveria kineze ka treguar shumë interes për rregullat e aktiviteteve tregtare të investuesve në skuadrat sportive, sidomos tek ato të huaja, dhe për këtë ka përpiluar një guidë për investimet e kompanive kineze tek skuadrat e huaja në 18 gusht 2017. Në këtë guidë investimet me jashtë në sport janë klasifikuar si “investime të limituara”.

Në përgjithësi, “investimet e limituara” kërkojnë prezantimin ose aprovimin nga komisioni i zhvillimit kombëtar (National Development and Reform Commission) dhe të Ministrisë së Tregtisë. Ndërkohë disa “investime të limituara” (si për shembull, investimet në sektorin sportiv) më përpara kërkonin thjesht të bëhej një njoftim ndërsa që prej Guidës se Gushtit 2017, investime të tilla tashmë kërkojnë aprovim më parë.

Nëse këto rregulla do të sillnin më vonë ligje të reja apo rregulla për pronarët e aktiviteteve sportive me jashtë apo nëse PBOC ose SAFE do të implementojnë kontrolle të tjera për sa i përket kapitaleve, Suning mund të ndalohet potencialisht që të bëjë investime të tjera si dhe do të shtyhet që të tkurrë financimin e Interit ose në një skenar akoma më të keq, ta shesë Interin.

Ndërkohë, ndërsa ne po rrisim volumin e marrëveshjeve dhe sponsorizimin e të drejtave të mediave me palë të treta në Kinë, mund të gjejmë vështirësi për të marrë pagesat që duhet të marim për faktin e rregullave që ndalojnë valutën e huaj në Kinë. Për shembull, duke nisur nga 30 shtatori 2017, 25 milionët e eurove që kanë qenë të përfshira në bilancin e mbyllur në 30 qershor 2017 për sa i përket Naming Rights and Sponsorshop Agreement nuk janë paguar ende për shkak te kësaj.

Ndërkohë, 12,3 milionë euro dhe 7,5 milionë euro fitimet që ka regjistruar Interi respektivisht në bilancin e mbyllur me 30 qershor 2017 dhe tre muajt e parë pas saj deri më 30 shtator 2017, për sa i përket sponsorizimit nga Beijing Yixinshijie nuk janë paguar ende për shkak të kontrolleve të kapitalit si dhe valutës së huaj në Kinë. Ndërkohë Interi kërkon një impenjim financiar nga ana e Suning për të certifikuar vazhdimësinë e shoqërisë dhe burimet financiare të kontratave. Pa një letër suporti nga Suning apo injektime të tjera kapitali apo huazime nga ana e aksionarëve, vazhdimësia e shoqërisë në nivelet e larta mund të jetë në rrezik.” TIRANA TODAY

Tags: “TkurrjainterinvestimetkapitalevekinezelimitojemundSuning:

TË LIDHURA

Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi
Sport

Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi

20:47 | 27/03/2026
Serbëve nuk u del e keqja, sulmojnë Shqipërinë për sfidën në Poloni: “Provokacija”
Sport

Serbëve nuk u del e keqja, sulmojnë Shqipërinë për sfidën në Poloni: “Provokacija”

19:58 | 27/03/2026
Eliminimi i Shqipërisë, feston edhe Barcelona në Spanjë. Ka “zemër” nga… Ana
Sport

Eliminimi i Shqipërisë, feston edhe Barcelona në Spanjë. Ka “zemër” nga… Ana

19:34 | 27/03/2026
Next Post
Dokumente false/Shqiptari dhe irakiani “kokat” e rrjetit në Greqi

Dokumente false/Shqiptari dhe irakiani “kokat” e rrjetit në Greqi

Personazhe LGBT edhe në filmat vizatimorë për fëmijët

Personazhe LGBT edhe në filmat vizatimorë për fëmijët

Panucci: Peng Italia, na pret një punë e lodhshme/De Biasi drejt Madridit

Panucci: Peng Italia, na pret një punë e lodhshme/De Biasi drejt Madridit







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com