Një i ri me origjinë nga Shqipëria, ka ndërrua jetë në një spital në Itali pasi në prill ishte diagnostikua me kancer. Por për mjekët lajmi i humbjes së tij ishte mjaft tronditës, ku janë shprehur se “Ne duhet të jemi luanë”.
Ai ishte një djalë me një personalitet të fortë. Ai luftoi për gjithçka. E ndërsa ai ishte sëmurë, miqve u thoshte gjithmonë se ishte më mirë, sepse ai nuk donte që ti shqetësonte ata. Të gjithë qe e njihnin Mateo Hoxha, një 16-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, janë pikëlluar nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta, pasi sëmundja e rëndë e mposhti forcën e tij mbrëmjen e djeshme. Sëmundja nga e cila adoleshenti vuante ishte diagnostikuar vetëm prillin e kaluar, por edhe mjekët ishin tronditur kur kishin kuptuar se i riu vuante nga kanceri. Mateo, me origjinë shqiptare, por rezident për disa kohë me familjen e tij në Montebelluna, në provincën e Treviso, në fakt, ai është përshkruar nga të gjithë si një djalë shumë i fortë dhe luftarak, i shoqërueshëm, i cili kurrë nuk u dorëzua përballë vështirësive.
Një shpirt luftarak, ku gazeta Il Gazzettino shkruan, se gjatë këtij viti shkollor ai kishte shkruar një shprehje në një nga librat e shokut: “Nuk është e mjaftueshme të dukesh si një luan, duhet të jesh “. Mateo ishte i bindur se në dy vjet do të shërohej, por kanceri e vrau atë vetëm për tetë muaj. Zemra e tij pushoi së rrahuri në spitalin e Castelfranco Veneto ku ishte shtruar. Përshëndetja e fundit do të mbahet sot në orën 10.30, në varrezat e Montebellunës.TIRANA TODAY