Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot Visho Ajazi Likën ambasador në NATO.
Në faqen e Presidencës, njoftohet emërimi i tre ambasadorëve të rinj, mes tyre edhe ish-kreu i SHISH.
Kështu, dekretimi u bë për zonjën Albana Dautllari, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Strasburg, rezidente, për Visho Ajazi Likën, ambasador në NATO dhe Igli Hasani, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.