Dy shqiptarë u arrestuan para pak ditësh, pasi u kapën me drogë. Konkretisht, shqiptarët u kapën nga karabinierët e Pordenones më 6 dhjetor në parkingun e një qendre tregtare me 42 kg marijuanë.
Mediet italiane kanë zbuluar emrat e trafikantëve, ndërsa mësohet se këta të fundit nuk kanë thënë asnjë fjalë lidhur me ngjarjen, duke mos pranuar të bashkëpunojnë me autoritetet italiane.
Mësohet se shqiptarët e kapur janë Gramoz Ismailaj, banues në Savona dhe Arkid Sakiu, banues në Tagliamento, të dy 28-vjeçarë.
Bashkë me ta janë ndaluar edhe tre italianë nga Brindisi, Pietro Buzzerio, 53 vjeç, Francesco Angelini, 39 vjeç e Domenico Spano, 43 vjeç.
Dje ata kanë dalë para gjykatës, por asnjëri prej tyre nuk ka folur.