Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Video/Tensione gjatë vizitës së Erdogan në Athinë, përplaset me Presidentin grek

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Video/Tensione gjatë vizitës së Erdogan në Athinë, përplaset me Presidentin grek

Rexhep Tayyip Erdogan ka mbërritur të enjten në një vizitë dyditore në Greqi, e para e një presidenti Turk në 65 vitet e fundit. Erdogan, nën masa shumë të rrepta sigurie u prit në një takim nga Presidenti Grek Prokopis Pavlopulos, me të cilin pati edhe një konferencë të tensionuar për shtyp.

Presidenti grek ia bëri të qartë Erdgoanit, se marrëveshja e Lozanës, e nënshkruar pas luftës Greko-Turke në vitin 1923, nuk është një marrëveshje që mund të reformohet. “Nuk besojmë se mund të reformohet, nuk është një marrëveshje e hapur për diskutim”, tha Pavlopulos.

Marrëveshja e Lozanës është marrëveshja që përcaktoi kufijtë e dy vendeve dhe detyrimet ndaj minoriteteve në dy vende. Por, Turqia duket se është e pakënaqur me vijën kufitare dhe respektimin e të drejtave të minoritetit turk në Greqi.

Presidenti Turk reagoi duke theksuar se bota ka ndryshuar shumë në 94 vite dhe se marrëveshjes së Lozanës i kishte kaluar koha, duke qenë se ajo nuk ishte një marrëveshje vetëm mes Turqisë dhe Greqisë, por në të cilën ishin përfshirë edhe 11 shteteve të tjera. “Mendoni që në Marrëveshjen e Lozanës është edhe Japonia, Britania e Madhe dhe Portugalia.”

Erdogan më tej kritikoi Greqinë se nuk po e zbatonte as marrëveshjen ekzistuese në lidhje me të drejtat e minoritetit turk në Trakë.

Aii kujtoi homologut të tij se patriarku i kishës në Turqi nuk zgjidhet nga shteti, e kështu as Athina zyrtare nuk ka të drejtë të zgjedhë myftiun e myslimanëve në Greqi.

Lidhur me debatet për veton greke ndaj futjes së Turqisë në BE, Erdgoan solli në kujtesë se pa mbështetjen e Ankarasë Greqia nuk do të mund të rifutej sërish në NATO pasi ishte larguar nga aleanca ushtarake.

Tre avionë grekë f-16 shoqëruan avionin e presidentit turk, Erdgoan, pasi ai u fut në hapësirën ajrore të Greqisë. Të gjitha rrugët nga kalon autokolona e tij në Athinë janë mbyllur për qytetarët për arsye sigurie.

Gjatë vizitës dyditore, Erdogan pritet të kërkojë edhe një herë ekstradimin e ushtarakëve turq që u arratisën në Greqi menjëherë pas tentativës së dështuar për grusht shteti. Të premten ai do të udhëtojë drejtë Takës, ku do të takojë komunitetin mysliman atje. 

Tags: AthineerdogangjatëgrekperplasetPresidentintensionevizitës

TË LIDHURA

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit në Tiranë
Aktualitet

Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit në Tiranë

19:21 | 07/04/2026
Next Post
Video/ Italia largon rrezikun që i kanosej, ia “pason” Shqipërisë

Video/ Italia largon rrezikun që i kanosej, ia “pason” Shqipërisë

Pediatrët rekomandojnë këtë përzierje për kollën dhe fëmijët e pëlqejnë shumë

Pediatrët rekomandojnë këtë përzierje për kollën dhe fëmijët e pëlqejnë shumë

Policia godet strehën e kriminelëve

Policia godet strehën e kriminelëve







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com