Në rast se fëmijë juaj ka kollë, mos përdorni shurup të blerë në farmaci.
Kjo sepse pediatrit rekomandojnë një tjetër përzierje, e cila jo vetëm që funksionon dhe bën mrekulli, por edhe fëmijët e pëlqejnë shumë.
Ajo që rekomandohet është që fëmijët të konsumojnë mjaltë dhe limon. Sipas pediatrit Oliver Bevington, medikamentet e shitura pa recetë mund të jenë toksike nëse përdoren në doza të larta. Shurupët për kollë përmbajnë edhe paracetamol, prandaj mund të kalohet shumë lehtë në overdozë.
Bevingto shprehet se më të rrezikuarit janë fëmijët nën moshën 6 vjeç, të cilët janë më të brishtë.
Megjithatë, ai sugjeron që prindërit t’i qetësojnë fëmijët e tyre me trajtimin tradicional, përzierjen mjaltë dhe limon, të konsumojnë shumë lëngje, të pushojnë, si dhe të përdorin paracetamol dhe/ose ibuprofen sipas udhëzimeve.
Nëse simptomat vazhdojnë për disa ditë ose shqetësoni për shenja të tjera, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek specialist.
“Ne tani hyjmë në periudhën më të ngarkuar të vitit, ku në spitale shtrohen me qindra fëmijë në ditë me simptoma të tilla si kollë, ethe dhe temperaturë. Pjesa më e madhe e tyre shkaktohet nga infeksionet virale që mund të trajtohen shumë mirë pa antibiotikë dhe me pushim, lëngje dhe ndonjë paracetamol apo ibuprofen, ndërsa shumë prindër shqetësohen për simptomat dhe mund të dëmtojnë fëmijën me shurup për kollën”, thotë Dr.Bevington.