Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Bushati sulmon Serbinë: Skenarët e Rusisë në Ballkan dhe ulja mbi dy karrige

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Bushati sulmon Serbinë: Skenarët e Rusisë në Ballkan dhe ulja mbi dy karrige

“Në pesë – gjashtë vitet e fundit, kemi parë një prani më të madhe të Rusisë. Por, të jemi të sinqertë…., modeli që preferojnë shumica e njerëzve në Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian “, u shpreh Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati në një intervistë për EUobserver.

Bushati ne Bruksel tha se: “Nuk kam dijeni për ndonjë politikë që ndiqet nga ndonjë prej fqinjëve tanë që mund të vërë një pikëpyetje mbi procesin e tyre të anëtarësimit në BE, siç është një partneritet i veçantë me Rusinë ose një trajtim të veçantë nga Rusia”,- shtoi ai.

Ai tha se BE është “shumë më tërheqëse” si për arsye politike, ashtu edhe për arsye ekonomike.

Bushati tha se njerëzit që kishin jetuar nën një “diktaturë komuniste” tërhiqen nga vlerat e BE-së.

Kjo ka të bëjë me mënyrën se si zhvillohet jeta publike [në Evropë], si është shpërndarë pasuria në shoqëri, me të drejtat e njeriut, respektimin e pakicave – këto janë normat dhe vlerat që dëshirojmë të zhvillojmë”, vijoi ai.

Ministri u shpreh se ka një ndryshim midis fuqisë së butë ruse dhe masave të tjera.

“Ekziston një dallim i qartë përsa i përket pranisë së Rusisë dhe aktivitetit të saj pengues në disa vende në lidhje me proceset e euro-atlantikut ose të pranimit në BE,” tha ai.

Mali i Zi ka akuzuar Rusinë për përpjekjen për të inskenuar një grusht shteti atje vitin e kaluar në mënyrë që të pengojë hyrjen e saj në NATO.

Me Maqedoninë, e cila gjithashtu po përpiqet t’i bashkohet aleancës perëndimore, Bushati tha se një lojë e pandershme nga ana e Rusisë, nuk mund të përjashtohej.

“Ky është një skenar i mundshëm,” u shpreh ai.

“Kjo nuk do të ishte e papritur,- nënvizoi ai, duke pasur parasysh sjelljen e Rusisë gjatë një krize politike të kohëve të fundit në Maqedoni, kur propaganda ruse u përpoq të ngjallte ndjenjën ndëretnike dhe kundër-BE”.

“Rusia ka qenë mjaft aktive në fqinjin tonë, duke dalë me deklarata politike (mbi krizën e Maqedonisë) më shpesh se BE-ja”, tha ai.

Bushati foli me EUobserver në Bruksel, në vijim të nxitjes nga Tirana për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE në 2018.

Bushati tha se Shqipëria kishte ende punë për të bërë për krijimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.

Por ai tha se tashmë Shqipëria ka dëshmuar që është një “kontribuuese për sigurinë” në BE në trajtimin e saj të krizës së migracionit dhe në luftën kundër radikalizmit islamik.

Ai gjithashtu përmendi faktin që Shqipëria ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2009, që do të thotë se ajo ka shfaqur “qartësi strategjike”.

Bushati vuri në dukje se Shqipëria është plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, edhe në vendosjen e sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusisë.

“Ne kurrë nuk e kemi lejuar veten të ulemi në dy karrige”, tha ai – duke aluduar për Serbinë, një kandidate e BE-së që bojkotoi sanksionet e BE-së dhe që ka kultivuar lidhje më të ngushta me Rusinë.

Bushati tha se fakti që Mbretëria e Bashkuar po largohet nga BE-ja, nuk përbën një problem për zgjerimin.

Ai vuri në dukje planet britanike për të organizuar një samit të Ballkanit Perëndimor vitin e ardhshëm, si një tregues që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë zgjerimin e BE-së.

Ai tha gjithashtu se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor është vijimi logjik i planeve të BE-së për një Evropë të bashkuar, e cila ka marrë shtysë nga Brexit.

“Fakti që BE dëshiron një integrim më thellë (pas Brexit) dhe është veten në një të ardhme vendimtare për Evropën, nuk përjashton vazhdimin e zgjerimit – në rastin e Ballkanit Perëndimor, është vijimësi e projektit evropian”, tha ai.

Tags: BallkanbushatidykarrigembiRusisëSerbinëskenaretsulmonulja

TË LIDHURA

Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori
Aktualitet

Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori

11:44 | 16/03/2026
Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq
Aktualitet

Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq

11:40 | 16/03/2026
Rama “zbarkon” në Vlorë, takim me deputetët dhe përfaqësuesit vendor
Aktualitet

Rama “zbarkon” në Vlorë, takim me deputetët dhe përfaqësuesit vendor

11:36 | 16/03/2026
Next Post
Sëmundjet e veshkave dhe kurimi i tyre

Sëmundjet e veshkave dhe kurimi i tyre

Drama e kuzhinierit shqiptar në burgun e Italisë

Drama e kuzhinierit shqiptar në burgun e Italisë

Greqia ka në shënjestër  grupet e shqiptarëve

Greqia ka në shënjestër grupet e shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori
Aktualitet

Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori

by mirseda
11:44 | 16/03/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasan, ku një çiklist ka mbetur...

Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq

Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq

11:40 | 16/03/2026
Rama “zbarkon” në Vlorë, takim me deputetët dhe përfaqësuesit vendor

Rama “zbarkon” në Vlorë, takim me deputetët dhe përfaqësuesit vendor

11:36 | 16/03/2026
Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë

Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë

11:33 | 16/03/2026
Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, lideri i PD deklaratë për mediat

Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, lideri i PD deklaratë për mediat

11:28 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com