Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Kryemadhi nga SHBA: Integrimi i të rinjve nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kryemadhi nga SHBA: Integrimi i të rinjve nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë qëndrimit në Washington, e ftuar nga ‘The George Washington University’, mori pjesë në një bashkëbisedim me bordin drejtues të këtij universiteti mbi udhëkryqin në të cilin ndodhet ekonomia shqiptare, papunësinë kritike të të rinjve në Shqipëri, rëndësinë e cilësisë së arsimit të lartë për përfshirjen dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. Kryemadhi theksoi që në fillim të ligjëratës së saj se këto probleme të thella dhe me zgjidhje pa vizion në Shqipëri kanë ardhur për shkak të përjashtimit të botës universitare dhe akademike nga vendimmarrja politike dhe ka ardhur koha që kësaj dukurie shumë negative dhe me pasoja të rënda shumëvjeçare ti jepet fund.

Ajo nënvizoi se “Empirizmi dhe zgjidhjet e ditës vetëm riciklojnë e thellojnë krizën e zhvillimit ekonomik”. Në ligjëratën e saj, Kryemadhi nënvizoi nevojën e Integrimit më të mirë të të rinjve në tregun e punës nëpërmjet implementimit të strategjive që lidhen me inovacionin dhe me informatizimin, ku rinia shqiptare ka demonstruar prirje e aftësi të veçanta dhe ku tregu i punës i të ardhmes është i orientuar fort në këto drejtime.

Ajo theksoi se: “Vetëm edukimi dhe integrimi i të rinjve mund ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni”. Gjithashtu, Kryemadhi nënvizoi nevojën e një politike të re në fushën fiskale për ta bërë Shqipërinë një vend më atraktiv për investimet e huaja direkte që janë jetike për rritjen e ekonomisë shqiptare dhe që sot paraqiten më shumë munguese se asnjë herë më parë.

Më tej Kryemadhi paraqiti pikëpamjet e saj për një problem shumë delikat siç është ai i trajtimit të biznesit të vogël, për politika më fleksibël që duhen ndjekur ndaj tij si një biznes që ofron punësim masiv dhe siguron mbijetesën e mijëra familjeve në Shqipëri. Kryetarja e LSI shprehu bindjen se procesi i Integrimit Europian është një domosdoshmëri politike pa kthim duke theksuar se hapja sa më parë e negociatave për anëtarësim do të ndihmonte jo vetëm Shqipërinë por do të siguronte dhe një balancë më të qëndrueshme për kontrollin më të mirë ndaj qeverisjes dhe konsolidimit të shtetit të drejtës.

Për një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm të vendit, Znj. Kryemadhi vendosi theksin edhe te zbatimi i shpejtë i reformës në drejtësi por gjithmonë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet si një premisë shumë e rëndësishme jo vetëm për të rritur besimin e shqiptarëve te drejtësia por dhe për të rritur njëherazi edhe sigurinë juridike të investimeve dhe bizneseve në Shqipëri. Anëtarët e bordit të cilët janë ekselenca shkencore e këtij universiteti, nga më të njohurit në botë, shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur nismat e reja inovative, jo vetëm në fushën e rinisë por dhe për çështje madhore siç janë investimet e huaja direkte dhe trajtimit të biznesit të vogël. Disa prej tyre shprehën gjithashtu gatishmërinë edhe për të ardhur në Shqipëri dhe për të asistuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në nisma të ndryshme që do të lidhen me këto fusha.

Tags: integrimiKryemadhinxjerrerinjveSHBAShqipërinëtranzicioni

TË LIDHURA

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir
Aktualitet

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!
Aktualitet

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba
Politikë

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Next Post
Rama si rrallë herë, pesë fjalë nga Brukseli për Shqipërinë  

Rama si rrallë herë, pesë fjalë nga Brukseli për Shqipërinë  

Dëmet nga përmbytjet, disa herë më të mëdha se në 2015-ën

Dëmet nga përmbytjet, disa herë më të mëdha se në 2015-ën

BE zbarkon në Bujanoc e Preshevë

BE zbarkon në Bujanoc e Preshevë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

by mirseda
15:58 | 15/07/2025
0

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar...

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com