Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Meta: Shqiptarët e Luginës së Preshevës të sillen si ata të Medvegjës. Çfarë po kërkon Presidenti?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Meta: Shqiptarët e Luginës së Preshevës të sillen si ata të Medvegjës. Çfarë po kërkon Presidenti?

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vizitoi dje Medvegjen në Serbi. Kjo vizitë u ndoq me shumë interes nga media shqiptare. Presidenti përgëzoi bashkëjetesën e shqiptarëve dhe serbëve në Medvegjë. Meta tha së “është optimist kur sheh këtë bashkëpunim midis serbëve dhe shqiptarëve këtu në Medvegjë, të japim një mesazh të fortë, që Komuna e Medvegjës të jetë një shembull i bashkëpunimit, i bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe serbëve dhe të gjithë rajonin tonë.”

Në një intervistë për gazetarin Idro Seferi për “TV Klan” presidenti është pyetur; “Shqiptarët në Serbi e konsiderojnë veten ende si pa të drejta. Kanë probleme me librat apo me shumë gjëra të tjera. Kjo vizitë mund t’i shtojë rëndësinë e të drejtave të tyre. A mund të thuhet se ka përmirësim? Keni qenë edhe si Ministër i jashtëm në Serbi…

“Besoj se ka vend për të ecur drejt përmirësimit në të dyja drejtimet. Në radhë të parë unë do të theksoja rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit midis vetë shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe së dyti midis shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe institucioneve të Serbisë.

Në këto dy drejtime ka vend për përmirësime, por fakti që sot unë jam në Medvegjë edhe si President i Shqipërisë, jo vetëm kaq, por fakti që jam pritur edhe pse është ditë e diel, me shumë respekt edhe bujari edhe nga drejtuesit serbë të Medvegjës, përveç drejtuesve dhe përfaqësuesve shqiptarë, padyshim që tregon se ka një vullnet pozitiv ka një dëshirë për ta shndërruar Medvegjën për të ardhmen në një komunë model të bashkëjetesës, të harmonisë, të zhvillimit të respektimit të të drejtave të njeriut dhe unë besoj se kjo gjë do të ndodhë” tha Meta.

Ndërkohë Presidenti Meta beri thirrje që “t’i inkurakojmë shqiptarët të vazhdojnë të qëndrojnë këtu, por edhe të shikojmë çdo mundësi që jep impulse të zhvillimit ekonomik bazuar në resurset e kësaj komune dhe në dashurinë e njerëzve për vendin, për truallin e të parëve të tyre”.

Presidenti tha se “është koha për të realizuar bashkëpunime konkrete dhe jo për të përsëritur retorikat nacionaliste. Njerëzit kanë nevojë për shpresë, kanë nevojë për besim, se fëmijët e tyre mund të rriten në Medvegjë, mund të rriten në Bujanovc, mund të rriten në Preshevë, në zona të tilla dhe kjo është një sfidë që ne duhet ta fitojmë në emër të kësaj të ardhmeje. Përndryshe këto zona do të vazhdojnë të braktisen dhe jam i sigurt që askush nuk do të ndihet i fituar.”

Por Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk tha arsyet pse këta shqiptarë braktisin vendbanimet e tyre. Mos ndoshta nga mohimi i të drejtave që e pyet gazetari dhe presidenti e shikon problemin te shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pyetja në këtë rast është sa vërtet të lirë janë shqiptarët në Medvegjë dhe sa e vërtetë është kjo harmon? Presidenti tha se zonat e banuara nga shqiptarët do të braktisen dhe askush nuk është i fituar. “Përndryshe këto zona do të vazhdojnë të braktisen dhe jam i sigurt që askush nuk do të ndihet i fituar” thotë Meta. Sigurisht që ka të fituar zoti President. Të fituarit në këtë rast janë serbët që kërkojnë t’i largojnë më çdo mjet shqiptarët nga trojet e tyre. Lufta e Kosovës në 1999 nuk është aspak e largët dhe ishte mbi bazën e spastrimit etnik.

Tags: çfarëkerkonLuginësMedvegjësMetaPreshevëspresidentishqiptaretsi atatë sillen

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
“Ultras Guerrils” kanë një mesazh special për Starovën

“Ultras Guerrils” kanë një mesazh special për Starovën

Firmosen 12 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës

Firmosen 12 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës

Pjesa e parë/ Shënon Progni, por arbitri anulon golin (Video)

Pjesa e parë/ Shënon Progni, por arbitri anulon golin (Video)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com