Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Salianji përsërit akuzat e Bashës: Rama nuk ia dorëzon Tahirin drejtësisë sepse…

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Salianji përsërit akuzat e Bashës: Rama nuk ia dorëzon Tahirin drejtësisë sepse…

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, njësoj si Basha, ka numëruar të njëjtat akuza lidhur me çështjen Tahiri, teksa ka thënë sipas tij arsyet përse Rama nuk e dorëzon deputetin para drejtësisë.

Në një deklaratë për mediet, Salianji tha se kryeministri Rama së bashku me Tahirin dhe drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit, kanë vepruar si një strukturë kriminale në shërbim të veprimtarive të krimit të organizuar, nga i cili kanë përfituar para dhe vota.

Deklarata e Salianjit:

Hetimet e prokurorisë shqiptare, hetimet e prokurorisë së Katanias dhe fakte të reja që po zbulohen përditë nga partnerët ndërkombëtarë po zbulojnë të vërtetën tronditëse se qeverisja e Edi Ramës është një qeverisje e kriminalizuar në çdo nivel, në çdo hallkë dhe çdo veprim. Nuk kemi të bëjmë me raste të shkëputura, nuk kemi të bëjmë me individë të shkëputur, por me një sistem të strukturuar kriminal.

Mbi të gjitha, Edi Rama, Saimir Tahiri dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të policisë së shtetit kanë vepruar si një strukturë kriminale në shërbim të veprimtarive të krimit të organzuar,  nga i cili kanë përfituar para dhe vota.

Në mënyrë të vecantë, i gjithë aktiviteti i Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë në funksion të menaxhimit dhe koordinimit të grupeve kriminale të trafikimit të drogës.

Saimir Tahiri u ka dhënë grupeve të trafikimit të drogës mbrojtje direkte fizike me policë në të gjitha hallkat e transportit të drogës nëpër territorin e Shqipërisë.

Saimir Tahiri në bashkëpunim me qeveritarë të tjerë kanë dëmtuar apo ka nxjerrë jashtë funksionimit infrastukturën e mbikqyrjes dhe kontrollit të kufijve dhe hapësirës ajrore e detare të vendit, duke filluar që nga sistemet e radarëve tek sistemet e skanimit dhe kontrollit elektronik të kufijve.

Saimir Tahiri u ka përcjellë kriminelëve informacione mbi hetimet dhe operacionet e policive dhe forcave të sigurisë të vendeve të tjera;

Saimir Tahiri ka dhënë makinën e vet, skafin e vet, madje është ofruar edhe vetë në disa here për të garantuar me imunitetin parlamentar dhe diplomatik mos prekjen e trafikantëve.

Ky aktivitet i Saimir Tahirit ka qenë i njohur dhe i mbështetur diekt apo indirekt në mënyrë aktive apo pasive nga drejtuesit më të lartë të qeverisë, nga ministra të tjerë të qeverisë, zëvendës ministra, drejtorë të përgjithshëm dhe punonjës shtetërore të të gjitha niveleve.

Kjo është arsyeja që Edi Rama nuk e lëshon as Saimir Tahirin as drejtuesit në kërkim të policisë së shtetit. Kjo është arsyeja pse Edi Rama po përpiqet ta shpëtojë këtë mekanizëm kriminal përmes kapjes së drejtësisë, sulmeve ndaj opozitës dhe përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik.

Tags: AkuzaErvin Salianjinuk e dorezonpseRamësTahirin

TË LIDHURA

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.
Aktualitet

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

17:09 | 24/12/2025
Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin
Aktualitet

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…
Kryesore

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
Next Post
Bujar Llapaj dirigjon koncertin e Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës

Bujar Llapaj dirigjon koncertin e Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës

Sa ton drithëra prodhon në vit Shqipëria? Fieri kryeson listën

Sa ton drithëra prodhon në vit Shqipëria? Fieri kryeson listën

Dalin fotot, kjo është gomonia me 2 ton drogë që alarmoi policinë greke

Denoncimi për gomonen me dy ton drogë, si u shpëtoi radarëve në Himarë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.
Aktualitet

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

by mirseda
17:09 | 24/12/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të krishterë. “Në vigjilje të kësaj...

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

16:25 | 24/12/2025
Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

16:21 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com