Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Përgjimet e EULEX-it për Dakon, Kryebashkiaku: Janë thashetheme!

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Përgjimet e EULEX-it për Dakon, Kryebashkiaku: Janë thashetheme!

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se emri i tij rezulton në përgjimet e EULEX-it.

Teksa ka marrë sot pjesë në aksionin për pastrimin te Ura e Dajlanit, Dako ka mohuar të jetë i përfshirë në pazare votash.

“Nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga çfarë thuhet për mua. Opozita kërkon të baltosë punën tonë dhe do të pengoje objektivat tona. Unë e kam thënë edhe në reagimin tim në Facebook, se nuk më trembin këto thashetheme dhe do përballem po të jete nevoja.

Dua t’u shërbej me devotshmëri atyre që kanë besuar tek unë”, ka thënë Dako.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi para 4 ditësh se kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është përgjuar në telefon duke bërë pazare për blerjen e votave.

Basha tha se Dako mbrohet nga Rama, ndërsa i bëri thirrje prokurorëve që të hetojnë lidhur me ngjarjen.

Po ashtu, deputeti paralajmëroi se emra të tjerë të përfshirë në skandale do të publikohen së shpejti, ndërsa shtoi se peshqit e mëdhenj kanë rënë në rrjetë.

FJALA E BASHËS:

Blerja masive e votave u konfirmua nga raporti i OSBE ODIHR.

Sot po ju prezantoj një tjetër zhvillim skandaloz. Vangjush Dako është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale të Durrësit duke iu kërkuar të vjedhin votat për zgjedhjet.

E kanë kapur duke bërë pazare ne telefon, në këmbim te votave Dako iu premton qytetarëve miliona euro.

Këto pazare të ndyra janë të dokumentuara dhe janë nën hetim nga prokuroria e krimeve të rënda.

Për këtë arsye ata ndërhynë fuqishëm për të larguar nga hetimi prokurorin që po hetonte këtë aferë kriminale të interceptuar nga shërbimet inteligjente përfshirë ato të vendeve partnere. Me presionin kriminal ai ka larguar prokurorin Anton Martini nga hetimi i çështjes, i cili është graduar drejtue4s në Prokurorinë e Shkodrës, me shpresën e vetme të Ramë për të shpëtuar Gjushin nga prangat.

Kjo është arsyeja e dorëheqjes së papritur të shefit të shërbimit inteligjent. Rama është hedhur në sulm për arsye të tjera për të shpëtuar Gjushin.

Prokurori që po heton vjedhjen spektakolare të votave në Durërs po hetohet në Shkodër. I kërkoj Llallës t’u thotë qytetarëve nëse levizja e prokurorit Martini është bërë nën presionin e Edi Ramës dhe kërkoj hetimin për këtë çështje skandaloze nga Prokurorët e Krimeve të Rënda.

PD do të vazhdojë përpjekje për të çmontuar lidhjet kriminale të Ramës. Tani, Rama po mundohet të mbrojë Dakon nga prangat, mbron Dakon sepse kështu mbron veten e tij.

Rama po ndjen t’i afrohen prangat për zullumet që ka bërë. PD është e vendosur në betejën e saj për largimin e Edi Ramës dhe çlirimin e Shqipërisë nga krimi. Peshqit e mëdhenj kanë rënë në rrjetë.

Tags: akuzatEULEXlulzim bashapërgjimethashethemevangjush dako

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
Dosja Habilaj/ Deputetja socialiste i hakërrehet gazetares: Ti moj vajzë…

Dosja Habilaj/ Deputetja socialiste i hakërrehet gazetares: Ti moj vajzë...

Sekuestro preventive pronave të Klement Balilit, bllokohet edhe Santa Quaranta

Sekuestro preventive pronave të Klement Balilit, bllokohet edhe Santa Quaranta

Pranga për tre deputetët e Vetëvendosjes, reagon Ymeri: Akt brutal!

Pranga për tre deputetët e Vetëvendosjes, reagon Ymeri: Akt brutal!







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com