Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Doni të studioni në SHBA? Ambasada jep mundësinë e artë për studentët shqiptarë

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Doni të studioni në SHBA? Ambasada jep mundësinë e artë për studentët shqiptarë

Përmes një statusi në Facebook, ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për studentët shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në Amerikë. Sipas njoftimit, afati për dorëzimin e dokumentacionit është shtyrë deri në 31 dhjetor.

“Mos e humbisni mundësinë tuaj për të kaluar një semestër në një universitet në ShBA si pjesëmarrës në programin Global UGRAD! Ne pranojmë aplikime deri në datën 31 dhjetor! Edhe studentët e vitit të parë kualifikohen për këtë program, thjesht dërgoni dëftesën e shkollës së mesme dhe konfirmimin e regjistrimit në universitet bashkë me aplikimin tuaj”- thuhet në njoftimin e ambasadës.
Klikoni këtu për më shumë informacion:  https://al.usembassy.gov/sq/education-culture-sq/educational-exchange-programs-sq/programi-global-ugrad/

Cfare eshte ky program 

Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit. i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan. Të gjithë studentëve u kërkohet të marrin pjesë vullnetarisht në aktivitetet e shërbimit komunitar, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional si pjesë e programit Global UGRAD. Studentët largohen nga Amerika me idenë për t’u bërë udhëheqës në profesionet dhe komunitetet ku jetojnë. Studentët që kanë mbaruar programin Global UGRAD  mund të aplikojnë për programin Fulbright, të përfitojnë specializime të rëndësishme ndërkombëtare, dhe të punojnw në biznese ose administratë në vendet e tyre. Konkurenca për programin është shumë e lartë dhe në bazë merite. Finalistët do të përzgjidhen në bazë të rezultateve akademike, aftësive drejtuese, dhe përgatitjes së tyre për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

FUSHAT E STUDIMIT

Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM

Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:

  • Mbi 18 vjeç
  • Shtetas shqiptar, aktualisht rezident në këtë shtet
  • Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD
  • I regjistruar si student në çdo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD; Programi Global UGRAD nuk mund të konsiderohet si semestër përmbyllës për një student universiteti.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2018 ose Janar 2019 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data)
  • Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program
  • Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit

JO TË KUALIFIKUESHËM

Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikohen për programin Global UGRAD

  • Qytetarë amerikanë dhe banues të përhershëm në Shtetet e Bashkuara
  • Personat që aktualisht studiojnë, jetojnë, ose punojnë jashtë vendit të tyre
  • Punonjës vendas të misioneve amerikane të cilët punojnë për Departamentin e Shtetit dhe/ose për Agjensinë Ndërkombëtare të Zhvillimit (USAID); punonjësit janë gjithashtu të pakualifikuar për një vit pas mbarimit të kontratës së punës;

 UDHËZIME PËR APLIKIMIN

Një aplikim i plotë duhet të përmbajë:

  • Aplikimin
  • Një ese
  • Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit
  • Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara)
  • Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.
  • Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit

Aftësia në gjuhën angleze

Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.

UDHËZIMET E APLIKIMIT

Udhëzimet hap pas hapi për të plotësuar aplikimin do t’i gjeni këtu (PDF 791 KB).

Për tu regjistruar për programin Global UGRAD dhe për të plotësuar aplikimin përdorni Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Nuk rekomandojmë të përdoret telefon celular ose Internet Explorer.

Kërkohet që kandidatët e interesuar TË APLIKOJNË ONLINE!

  • Nxitoni! Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2017 ora 11:00PM (ora shqiptare).
  • Mos përdorni shkronja të veçanta/pikësime. Sistemi njeh vetëm alfabetin anglez.
  • Shiheni me kujdes dhe njëherë aplikimin! Klikoni “dërgo” vetëm nëse jeni 100% të sigurt për ta bërë. Deri në këtë moment klikoni “ruaj”
  • Procesi i regjistrimit kërkon konfirmim të llogarisë tuaj. Do të merrni një e-mail me udhëzime dhe një link për tu regjistruar.
Tags: AmbasadaartëDonijepmundësinëSHBAshqiptareStudentëtstudioni

TË LIDHURA

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

21:32 | 15/07/2025
Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit
Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme
Aktualitet

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Next Post
Dalin pamjet/Si u prangosën dy të kërkuarit, krimet që kanë bërë në Itali

Dalin pamjet/Si u prangosën dy të kërkuarit, krimet që kanë bërë në Itali

Formacioni i javës në Serie A dominohet nga lojtarët e Interit

Formacioni i javës në Serie A dominohet nga lojtarët e Interit

Botohet libri i ri monografik për Preshevën

Botohet libri i ri monografik për Preshevën

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com