Një sherr ka ndodhur në në Acerra të Italisë, në Sheshin e Shën Pjetrit. Dy banda shqiptarësh u përplasën me njëra- tjetrën pas një konflikti të lindur në barin aty afër.
Raporti përfundimtar flet për dy persona të plagosur, dhe janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në në klinikën Villa dei Fiori. Kështu një 28-vjeçar dhe 21-vjeçar shqiptar kanë mbetur të plagosur.
Ata janë Jolandi Muliu, dhe Gjergji Piku, që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një shtetas i tret po shqiptar, i përfshirë në sherr është dhe 22-vjeçari Aurel Xhili. Sipas policisë të tre janë përgjegjës përleshjeje të dhunshme.
Të paktën 6 të shtëna me armë janë dëgjuar në zonë, gjë që ka bërë të arrinte dhe policia në venngjarje.
Sipas një rindërtimi të ngjarjes përplasja që degjeneroi në dhunë fizike dhe në të shtëna me armë ka ndodhur midis zonave të Del Pennino dhe Sheshit të Shën Pjetrit.
Ata fillimisht janë përplasur me fjalë me njëri tjetrin dhe më pas kanë degjeneruar në të shtëna me armë, ku mbetën të plagosur një një 28-vjeçar dhe një 21 vjeçar në krahët dhe këmbët. Zyrtarët e policisë në stacionin e policisë në Acerra morën në pyetje disa njerëz dhe kërkuan armët e zjarrit që krijuan panik në rrugë.(Tirana Today)