Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Eksperti rus jep alarmin: BE po dështon me TAP-in, ashtu si Moska me “South Stream”

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Eksperti rus jep alarmin: BE po dështon me TAP-in, ashtu si Moska me “South Stream”

Eksperti për çështjet e politikës së jashtme ruse për Evropën Juglindore dhe Ballkanin, Maxim Samorukov, thekson se investimet e Bashkimit Evropian në sektorin energjetik po vihen në rrezik ashtu si gazsjellësit e shumtë rusë. Sipas tij, shumë kompani të financuara nga Rusia kanë hyrë në një pikë kthese, ku disa prej tyre kanë dështuar. Ndërsa e njëjta gjë po ndodh me TAP-in e mbështetur nga Bashkimi Evropian. 

Në një analizë për “Carnegie.ru”, Samorukov saktëson se  stanjacioni ekonomik në rajon dhe prioritetet e reja në Lindjen e Mesme dhe në Paqësor, e kanë zbritur Ballkanin Perëndimor në nivelin e tretë sa i përket vëmendjes së Moskës.

“Përkundër shpalljes me shumë madhështi të mjaft projekteve të përbashkëta ruse në rajon, si integrimi i gazsjellësve Druzhba dhe Adria, ato kanë ngecur rrugës. Rusia vazhdon të ruajë investimet e bëra në vitet 2000, duke përfshirë rafineritë e naftës në Bosnje dhe Hercegovinë (që më në fund ndërmjetësojnë furnizimin më gaz të Kroacisë, pas vizitës së fundit të presidentit kroat në Rusi), dhe gjigantit të naftës dhe gazit NIS në Serbi”, shkruan Samorukov. 

Lidhur projektin TAP (Trans Adriatic Pipeline), eksperti rus shpjegon se “megjithëse është në ndërtim e sipër një rrjedhë alternative si TAP, rruga e segmentit të saj evropian, nëse ka një të tillë, mbetet ende e paqartë”.

Por, përkundër këtij argumenti, në fillim të këtij viti Moska bëri një tentativë kundrejt TAP. Zëvendësdrejtori i Gazprom, Alexander Medvedev deklaroi se Rusia ka kapacitete të mjaftueshme të instaluara për të transportuar më shumë se 100 miliardë metër kub gaz shtesë për në Europë, por ka probleme infrastrukturore. Për këtë arsye, sipas tij, “Rusia po sheh mundësinë për të shfrytëzuar projektin Poseidon i cili mund të jetë gati shpejt ose ndoshta edhe TAP-in”, tha Medvedev.

Që në vitin 2014, kur presidenti rus Vladimir Putin shfaqi mbështetjen e tij për Turkish Stream, analistët deklaruan se do të ishte më e logjikshme që Gazprom të konsideronte mundësinë për të përdorur 878-km tubacione të TAP për të bërë të mundur transmetimin e një sasie gazi në Euripë. Kjo do të vlente më shumë në gjysmën e dytë të periudhës së funksionimit të TAP kur do të zgjerohet edhe kapaciteti për të arritur në 20 miliardë metër kub gaz në vit.

Megjithatë, Samorukov bën të ditur se projekti TAP ndodhet në udhëkryq sa i përket rrugës evropiane të tij.

 “Pjesa qendrore e strategjisë së saj energjetike në rajon, gazsjellësi “South Stream”, është braktisur në vitin 2014. Megjithëse është në ndërtim e sipër një rrjedhë alternative, TAP, rruga e segmentit të saj evropian, nëse ka një të tillë, mbetet ende e paqartë. Stanjacioni ekonomik, çmimet e ulëta të naftës, prioritetet e reja në Lindjen e Mesme dhe në Paqësor, e kanë zbritur Ballkanin Perëndimor në nivelin e tretë, në listën e politikës së jashtme të Moskës. Por kjo s’do të thotë se rajoni është bërë i parëndësishëm për Rusinë”.

Aksionerët e TAP vazhdojnë të jenë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagas (16%) dhe Axpo (5%)”. Ndërsa TAP synon që të transportojë gaz nga fushat e Shah Deniz, gjatë fazës së dytë, në fillim me një sasi prej 10 miliardë metër kub gaz në vit nga deti Kaspik përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.

Përpara komentit të Medvedev, as Gazprom dhe as TAP nuk ka mohuar kontaktet e mundshme për të përfshirë në bisedime, duke qenë se transporti do të nisë në 2020. Transportimi i gaz rus për në Itali përmes kësaj rruge do të kërkojë shtrimin e 600 km tuba gazi përgjatë Greqisë nga terminali i planifikuar i Turkish Stream që ndodhet në Ipsala/Kipoi drejt kufirit turko-grek në brigjet e detit Jon, përfshi këtu edhe 207 km tuba nënujore pjesë e gazsjellësit Poseidon. Gazsjellësi është projektuar për të mbështetur transportin e gazit për një periudhë deri në 15 vjet. ksionerët e TAP vazhdojnë të jenë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagas (16%) dhe Axpo (5%)”,shtoi.

TAP synon që të transportojë gaz nga fushat e Shah Deniz, gjatë fazës së dytë, në fillim me një sasi prej 10 miliardë metër kub gaz në vit nga deti Kaspik përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. TIRANA TODAY

Tags: alarminEkspertifinanconjepprojektirajonrrezikrusrusiaTAP

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

18:34 | 31/03/2026
“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje”/ Ambasada Amerikane: Themel për sovranitetin digjital
Aktualitet

“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje”/ Ambasada Amerikane: Themel për sovranitetin digjital

18:23 | 31/03/2026
Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS
Kryesore

Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS

17:38 | 31/03/2026
Next Post
Berisha: Pse nuk flet Rama për patentat e Tahirit? Fundi i tij, shumë shpejt!

Berisha: Pse nuk flet Rama për patentat e Tahirit? Fundi i tij, shumë shpejt!

Rrihet brutalisht në burg dhe dërgohet në koma në spital, Interpol e shpall në kërkim

Rrihet brutalisht në burg dhe dërgohet në koma në spital, Interpol e shpall në kërkim

FOTO/ I vuri sot flakën vetes, historia e trishtë e Saimirit nga Lezha

FOTO/ I vuri sot flakën vetes, historia e trishtë e Saimirit nga Lezha







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

by mirseda
18:34 | 31/03/2026
0

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Redjan Rrajës, i gjetur fajtor për vrasjen...

“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje”/ Ambasada Amerikane: Themel për sovranitetin digjital

“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje”/ Ambasada Amerikane: Themel për sovranitetin digjital

18:23 | 31/03/2026
“Jemi me ju djema”/ Vjosa Osmani për Kosovë–Turqi: Simbol i guximit, me Dardanët gjithmonë!

“Jemi me ju djema”/ Vjosa Osmani për Kosovë–Turqi: Simbol i guximit, me Dardanët gjithmonë!

17:44 | 31/03/2026
Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS

Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS

17:38 | 31/03/2026
Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës. Krijohet radhë e gjatë

Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës. Krijohet radhë e gjatë

17:24 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com