Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar kryeministri Edi Rama është kërcënuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke shtuar se çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal.
Kryemadhi theksoi se historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë, për të fshehur diçka më të madhe.
Kryemadhi: Dua të theksoj së çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal. Histori a e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë për të mbuluar gjëra më të tmerrshme. Qeveria shqiptare është e kapur nga krimi. Për mua fakti më i madh është të shkosh e të shikosh shqiptarët sot, ata janë më të varfër dhe të papunë.
Kryemadhi la të kuptojë se familja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është larguar nga Shqipëria dhe për këtë gazetarët duhet të hetojnë.
“Ku është sot drejtori i Policisë, Haki Çako dhe familja e tij. Jeni gazetar dhe duhet të pyesni”,-tha kreu i LSI-së.
Por gazetari Blendi Fevziu duke komunikuar me zotin Çako konfirmoi në studio se ai dhe familja e tij janë në Tiranë.