Kryeministri Rama është i kënaqur me punën që ka bërë Policia e Shtetit, ndërsa pranoi se ka punonjës të inkriminuar, të cilët tha se nuk do shpëtojnë.
Gjatë fjalës së tij në Ministrinë e Brendshme, Rama ia hodhi fajin drejtësisë, teksa tha se nuk njeri që nuk kapet, por nuk ka drejtësi që mban pas hekurave kapot, apo bosat.
FJALA E RAMËS:
Ne nuk jemi marrë me kundërpërgjigjet mediatike. Njerëzit e zakonshëm të këtij vendi nuk i bëjnë dot për budalla. Është dyfishi i grupeve kriminale të shkatërruara në vend. Kjo nuk do të thotë që s’ka më grupe kriminale, por do të thotë që Policia e Shtetit ka 4 vjet që është në luftë frontale dhe në këtë luftë frontale policia e shtetit mbulon sot të gjithë territorin e vendit. Ka qenë problemi i parë që më kanë ngritur drejtuesit e policisë. Kemi një zyrë të mbingarkuar, me shefa dhe specialistë.
Për pak ditë mbaron historia dhe do të shikojmë rezultatet. Çrrënjosje e pashërueshme, që erdhi nga 4 vjet eksperiencë. Lufta me krimin nuk është diçka që mund të bëhet as nga televizori, as nga zyra se nuk bëhet as me fjalë as me dokumenta qëllimmira se është ndeshje.
Mbi bazën e kësaj lufte, faza e dytë që e kemi lajmëruar qysh në korrik, për t’i shkuar pas jo më rrënjëve dhe parcelave, por rrjeteve të pasuruara me to, është operacionale dhe do të vazhdojë.
Do të vazhdojë edhe kundër elementëve të inkriminuar në Policinë e Shtetit, nuk do të shpëtojë njeri, ju siguroj.
Vettingu në policinë e shtetit është për të ndarë qartë dhe prerë të njomët me këta, ata që i dalin para krimit dhe ata që i shkelin syrin shokut kriminel. Më në fund pas 2 vjetësh përpjekje për të sjellë këtu agjentët e FBI-së, për pak ditë vjen këtu një ndër agjentët më prestigjiozë të FBI-së. Natyrisht, kjo nuk mbaron me kaq, mbërrin dhe një agjendë tjetër me kuota maksimale nga Gjermania për të mbështetur Policinë e Shtetit.
Jo për t’u justifikuar, por Policia e Shteti ka dhënë dëshmi. Në këtë territor nuk ekziston një frymë, një bos apo një kapo që nuk kapet!
Jo, në këtë territor nuk ekziston një drejtësi që i lë prapa hekurave!/ Tirana Today