Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë kërkon LSI me reformën zgjedhore?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Donald Lu, krimi i organizuar dhe Rama në mes

LSI ka nisur një proces të pandershëm rishqyrtimi të disa prej politikave bazë, mbi të cilat mori formë mandati i shkuar qeverisës. Po e bën këtë megjithëse në kohën kur ndante pushtetin me Edi Ramën, qëndrimi i saj ka qenë krejt i ndryshëm nga ai i sotmi. Aq sa edhe i ka votuar disa prej akteve ligjore dhe reformave të cilat sot i sulmon gjithë ditën. Këto orë LSI po shpenzon energji për të kontestuar reformën administrative-territoriale.

Një reformë të cilën e ka bashkësponsorizuar me socialistët qysh në krye të mandatit të shkuar, të cilën e ka mbështetur në komisionin e posaçëm parlamentar Fino dhe të cilën më në fund e ka votuar në bllok gjatë seancës parlamentare të 31 korrik 2014. Nga 88 vota pro që reforma ka marrë në seancën plenare të asaj dite, vetëm një deputet i LSI (Vangjel Tavo) ka abstenuar dhe një tjetër i PBDNJ (Vangjel Dule) ka votuar kundër. Që të dy të motivuar nga arsyeja specifike e të pasurit të një njësie administrative të ndarë për pakicën greke.

Përkrahja e LSI për reformën administrative ka qenë ndër të paktat piketa të mëdha ku dy palët nuk u konfliktuan asnjëherë. Ilir Meta ka shpenzuar rregullisht fjalë pozitive për nevojën e përmbysjes së skemës së vjetër të administrimit vendor me mbi 370 komuna, shumica dërrmuese të cilave vetëm sa paguanin pagat e stafit dhe shërbenin vetëm si celula partish në territor.

Duket qartë se sot, kur konteksti politik pas 25 qershorit, e ka nxjerrë në opozitë LSI, kjo forcë politike po fillon të testojë terrenin për të gjetur pika takimi me pjesën tjetër të opozitës parlamentare. Një shkelje syri për Bashën, ja sesi mund të lexohej qëndrimi më i fundit i Vasilit për “rishikimin e hartës territoriale”. Dihet se qëndrimi i demokratëve ndaj reformës administrative ka qenë refraktar qysh në krye të herës. Ata nuk pranuan të vijnë në komisionin parlamentar Fino, megjithëse kjo strukturë vendosi t’i presë për disa muaj me radhë, para se të niste nga puna.

Sot kur opozita po përpiqet të përpilojë një axhendë dhe një program politik, tentativa si kjo e sulmeve ndaj reformës territoriale, shërbejnë për të gjetur pika kontakti mes dy partish që në katër vitet e shkuara kanë qenë në pozicione diametralisht të kundërta. Edhe për ndarjen e re të njësive administrative, për të cilën sot po kthehet përmbys pllaka. (Javanews.al)

Tags: 25 qershoribashalsiopozitaramareforma zgjedhore

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Daja: I kënaqur për fitoren, kërkoj të zgjohet sulmi

Daja: I kënaqur për fitoren, kërkoj të zgjohet sulmi

Flamur Noka: Ja cili ishte turpi i Parlamentit sot

Flamur Noka: Ja cili ishte turpi i Parlamentit sot

Copëzimi në shtete të vogla nuk është zgjidhje për BE-në

Copëzimi në shtete të vogla nuk është zgjidhje për BE-në







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com