Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Erdogan në Serbi: Beogradi të kontribuojë për paqen; Pritet heqja e vizave

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Erdogan në Serbi: Beogradi të kontribuojë për paqen; Pritet heqja e vizave

Presidenti i Turqisë mbërriti mbrëmë në Beograd, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine dhe një grup prej 185 biznesmenësh.

Erdogan u prit në aeroportin “Nikolla Tesla” nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç në një ceremoni mjaft pompoze.

Ashtu siç ishte njoftuar, Erdogan u prit nën masa të rrepta sigurie, teksa ruhej nga 50 truproja, ndërsa gjysma e Beogradit është “paralizuar” si pasojë e masave të larta të sigurisë.

Madje, mediet turke e kanë cilësuar vizitën e Erdogan të ngjashme me atë të presidentit rus Vladimir Putin për sa i përket masa të marra.

Në një intervistë për “Politika”, Rexhep Tajip Erdogan kërkoi nga Serbia që të luajë një rol prominent për paqen në rajon:

“Turqia dhe Serbia janë dy vende kyçe në Ballkan. Ashtu si Turqia e shfrytëzon pozitën e saj gjeografike për paqen dhe stabilitetin, duhet që edhe Serbia e cila ka një strukturë multi-etnike, multikulturore dhe dinamike, të hapë rrugën e paqes për rajonin”.

Gjithashtu, presidenti turk e pranoi se mes dy vendeve ka dallime të qarta, por tha se ato nuk duhet të ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve.

“Ne nuk i shohim dallimet si pengesa për bashkëpunim, po përpiqemi të vazhdojmë marrëdhëniet tona dypalëshe nëpërmjet një qasje konstruktive dhe një dialogu të sinqertë.

Turqia po ndjek me kujdes dhe me interes reformat ekonomike që Serbia ka zbatuar me sukses në vitet e fundit. Ne jemi duke punuar që të japim mbështetje për miqtë tanë serbë në iniciativën e tyre të zhvillimit ekonomik”, deklaroi më tej në intervistë Erdogan.

Pritet që marrëveshja e parë që do të nënshkruhet mes dy vendeve është ajo e heqjes së vizave, teksa serbët janë të vetmit shtetas në rajon që udhëtojnë me viza drejt Turqisë.

Tags: erdoganheqja e vizaveMarrëveshjamesazhipaqeserbi

TË LIDHURA

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

22:31 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku
Bota

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit
Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Next Post
Seanca ndaj Shullazit, zbardhen dëshmitë e VIP-ave. Tahiri: Pse nuk dëshmon Berisha?

Seanca ndaj Shullazit, zbardhen dëshmitë e VIP-ave. Tahiri: Pse nuk dëshmon Berisha?

Shullazi si Tahiri, kërkon të dëshmojë ish-kryeministri Berisha. Gjykata pranon kërkesën

Shullazi si Tahiri, kërkon të dëshmojë ish-kryeministri Berisha. Gjykata pranon kërkesën

Daut Gumeni: Hapja e dosjeve ka dështuar; Na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Jam gati të largohem

Daut Gumeni: Hapja e dosjeve ka dështuar; Na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Jam gati të largohem







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com