Një 38 vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të tipit kokainë dhe shfrytëzim të femrave për prostitucion. Gjatë arrestimit atij i janë sekuestruar edhe 22 doza kokaine, dy telefona celularë dhe një automjet.
Njoftimi i policisë:
Durrës.
Finalizohet operacioni i koduar ”Postieri”.
Operacioni nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P.Durrës.
Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili dyshohet se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike “Kokainë” në lokalet e natës.
Sekuestrohen Kokainë, një automjet dhe telefona celularë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës më bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6- mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Postieri”.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
- Hektor Psatha 38 vjeç , banues në Durrës.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi i mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
- 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
- një automjet tip Toyota Yaris;
- 2 telefona celularë.
Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë detaje rreth ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale
” Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.
https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/358301157947961/