Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Greqia kërcënon Shqipërinë: Hiqni pjesët fyese nga tekstet shkollore, ndryshe do të ketë pasoja

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Greqia kërcënon Shqipërinë: Hiqni pjesët fyese nga tekstet shkollore, ndryshe do të ketë pasoja

Greqia i kërkon Shqipërisë që të heqë nga tekstet shkollore pjesët që fyejnë shtetin grek, siç i cilëson Athina Zyrtare. Zëvendësministri i Jashtëm grek, Gianis Amanatidis, duke folur në një interpelancë në Parlamentin grek ka theksuar se tekstet shkollore shqipe që prekin temat e karakterit historik dhe gjeografik, kanë përmbatje të papranueshme.

“Shqipëria është anëtare e UNESCO-s dhe e Këshillit të Evropës. Por politika arsimore e saj, që po e zbaton këtu, nuk përputhet me vlerat bazë. Domethënë me tolerancën, mirëkuptimin e përbashkët dhe shmangien e ripërsëritjes së steriotipeve negative. Ruajtja e këtyre pjesëve të papranueshme dhe fyese për vendin tonë në kapitullin “Zonat shqiptare në Greqi”, për fat të keq na tregon se ende shteti shqiptar është i mbërthyer nga koncepte anakronike, etnike dhe mega-ideatike, që në radhë të parë i shkaktojnë dëm vetë Shqipërisë”, ka deklaruar Amanatidis.

Sipas zv/ministrit grek, pala shqiptare ishte zotuar në shkurt të këtij viti, në takimin e tretë të komisioneve dypalëshe, për rishikimin e teksteve dhe pastrimin e librave shkollorë nga “përcaktimet irredentiste” apo “përmbajtjet me frymë nacionaliste”, se do të rishqyrtonte problemin në një mbledhje në muajin maj, e cila nuk u bë për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri.

Për librat në fjalë është pyetur nga shtypi grek edhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, në ministerialin e Selanikut. “Këto harta para një viti ua tregoja gjithë kolegëve të mi në Këshillin për çështjet evropiane. Pra, pozicioni im është bërë publik para një viti kur kam thënë se këto harta janë të papranueshme për të dhënat evropiane. Sidoqoftë, ne kemi ndërmarrë hapa që atëherë. Diskutojmë për çështjet e librave me shqiptarët, ka një grup të përbashkët ku ne kemi bërë progres të madh dhe shpresojmë se për një vit do të kemi përfunduar të gjithë librat shkollorë. Kanë mbetur vetëm dy libra të klasës së tretë gjimnaz dhe në lice”, ka thënë Kotzias.

Pretendimi i zyrtarëve grekë është se në komisionet dypalëshe është rënë dakord që Greqia të heqë nga libri i historisë çështjen dhe pavarësinë e Vorio Epirit, kusht që është plotësuar, shkruan Top Channel. Ndërsa Shqipëria, siç theksojnë burime pranë Ministrisë së Jashtme greke, ende nuk ka hequr hartat, sipas saj, irredentiste dhe “historinë inekzistente” të saj kundër Greqisë. 

Tags: fyeseGreqiahiqnipjesëtshkolloreshqiperiatekstet

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Cilët ishin terroristët e parë në histori?

Cilët ishin terroristët e parë në histori?

Krijohet Prokuroria Evropiane. Ja çfarë do të hetojë

Krijohet Prokuroria Evropiane. Ja çfarë do të hetojë

Kuqezinjtë e Panuccit ‘bien’ në Alikante, Spanja perfekte

Kuqezinjtë e Panuccit 'bien' në Alikante, Spanja perfekte







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com