Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Serbia kërkon BE-në pa njohur Kosovën

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Serbia kërkon BE-në pa njohur Kosovën

“Ne kemi rënë dakord, që Ballkani të bëhet një shembull i mirë në Evropë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin”, tha kryeministri bullgar Bojko Borisov, pas takimit me homologët e tij nga Rumania, Greqia dhe Serbia në Varna të Bullgarisë. Ai theksoi, se synohet bashkëpunim më i ngushtë veçanërisht sa u përket çështjeve ekonomike dhe projekteve të infrastrukturës. Prania e presidentit të Serbisë Vuçiç tregon, “se ne të gjithë këmbëngulim dhe e dimë, që vendi i natyrshëm i Serbisë është në BE”, tha Borisov.

Takimi në Varna është pjesë e përgatitjeve që po bën Bullgaria për kryesimin e presidencës së BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018. Deri tani Bullgaria politikisht nuk ka rënë në sy thuajse fare në BE. Ajo as nuk është pjesë e Eurozonës dhe as e hapësirës Shengen, ku janë hequr kontrollet kufitare. Por këtej e tutje kjo do të ndryshojë: “Sofia do të tregojë më shumë relevancë në Bruksel dhe përpiqet ta arrijë këtë përmes kësaj iniciative. Ajo synon të theksojë dhe të çojë përpara perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë politologu bullgar Daniel Stefanov. Borisov do të profilizohet si nxitës i paqes dhe i orientuar nga e ardhmja e po ashtu do të sjellë lajme të mira në Bruksel nga Ballkani.

Roli i rëndësishëm i Serbisë

Një rol qendror në këtë drejtim duhet të luajë mbështetja për Serbinë në bisedimet që po vazhdojnë për anëtarësimin në BE. “Vendi i natyrshëm i Serbisë është në BE”, tha Borisov dhe theksoi, se “përshpejtimi i procesit të anëtarësimit do të jetë i dobishëm për sigurinë dhe paqen në Ballkan e për të gjithë Evropën.”

Serbia është që nga viti 2014 vend kandidat për anëtarësim në BE dhe që ai vit po zhvillohen edhe bisedimet e anëtarësimit. Megjithatë, së fundi Parlamenti i BE-së konstatoi deficite të mëdha në fushat e drejtësisë, medieve dhe shtetit ligjor. Ndaj kjo nismë bullgare është shumë e rëndësishme për presidentin serb Vuçiç, thotë Aleksandra Joksimoviç nga Qendra e Beogradit për Politikën e Jashtme. “Ai do të tregojë, që Serbia, si vend qendror në Ballkanin Perëndimor, mund të bashkëpunojë me të gjithë kandidatët e tjerë për në BE – si edhe me vendet që janë ndërkohë në BE”, thotë Joksimoviç.

Por kjo nuk është e vetëkuptueshme, sepse marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën shihen si problem. Brukseli ka bërë të qartë, që raportet e mira fqinjësore me Prishtinën janë kusht për anëtarësimin në BE. Beogradi ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Edhe në Bosnje-Hercegovinë Serbia nuk luan gjithmonë rol konstruktiv.

Një detyrë evropiane

Veç kësaj rajoni i Ballkanit Perëndimor konsiderohet gjithsesi si i paqëndrueshëm dhe me potencial konfliktesh. Tensionet etnike në Bosnje-Hercegovinë, mosrespektimi i të drejtave të minoriteteve, apo grindja për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, janë vetëm disa prej problemeve me potencial të rrezikshëm konflikti si për rajonin edhe për mbarë Evropën.

Ndaj nuk është habi fakti, që stabilizimi i rajonit dhe zhvillimi ekonomik i tij, janë në krye të axhendës së prioriteteve të politikës së jashtme të BE-së. Më 2014 Gjermania ndërmori nismën e ashtuquajtur Procesi Berlinit, për t’i forcuar reciprokisht vendet e Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë në projekte infrastrukture dhe për të lehtësuar afrimin në BE. Kanë pasur në këtë kuadër një sërë takimesh të niveleve të larta e konferencash si së fundi në Trieste, apo edhe takimi i së enjtes në Selanik me ministrat e Jashtëm të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë. Sofja do ta vazhdojë këtë seri takimesh e ka deklaruar, se do të organizojë gjatë presidencës në BE edhe një samit në Bullgari, ku të trajtohet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

Tags: BallkanibeintegrimikonfliktetkosovaSerbia

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Sadiku dhe Agolli e nisin nga stoli, Berisha kapiten

Sadiku dhe Agolli e nisin nga stoli, Berisha kapiten

Avdijaj braktis Kosovën

Avdijaj braktis Kosovën

Kosovë-Ukrainë/ Formacionet zyrtare

Kosovë-Ukrainë/ Formacionet zyrtare







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com