Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ministri Xhafaj letër çdo punonjësi policie, ja mesazhi

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Ministri Xhafaj letër çdo punonjësi policie, ja mesazhi

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj adresoi një mesazh vlerësimi e inkurajimi për çdo punonjës të Policisë së Shtetit.

Në këtë mesazh, prezantohet një adresë e-mail-i e posaçme, ku secili punonjës ka mundësi të drejtpërdrejtë komunikimi për çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim në funksion të përmirësimit të punës dhe rolit të Policisë së Shtetit.

Gjatë kësaj jave, në këtë adresë kanë mbërritur disa mesazhe nga punonjës të thjeshtë të Policisë së Shtetit nëpërmjet të cilëve shprehin shqetësime e propozime konkrete, që janë bërë objekt i trajtimit me prioritet nga vetë Ministri dhe stafi i tij.

Letra e plotë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj drejtuar çdo punonjësi policie:

Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit,
Ju përshëndes dhe ju shpreh gjithë mirënjohjen time për punën tuaj fisnike, në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Vlerësoj pafund, çdo mesazh mbështetës dhe inkurajues që kam marrë nga shumë punonjës të Policisë së Shtetit, për rikthimin në detyrën e Ministrit të Brendshëm. Politikisht, pritshmëria juaj për të nesërmen është një detyrim më shumë për mua.

Dinjitet, devotshmëri, integritet dhe vendosmëri, këto janë cilësitë që duhet të garantojmë, në përpjekjet për të vendosur rendin e sigurinë publike.

Unë besoj fort dhe jam thellësisht i bindur, se në rradhët e Policisë së Shtetit gjenden shumë gra dhe burra të cilët punojnë me përkushtim dhe ndershmëri, në mbrojtje të të drejtave dhe interesave legjitime të qytetarit. Mirënjohje dhe vlerësim do të ketë nga unë si Ministër për të gjithë ata.

Ndaj, sfida jonë e parë është sigurimi dhe garantimi i profesionalizmit brenda vetë forcave të policisë.

Do të duhet të ndajmë nga trupi i shëndetshëm i Policisë së Shtetit çdo gjymtyrë të gangrenizuar, të lidhur me krimin, të vënë në shërbim të tij apo dhe që ka fjetur gjumë përpara krimit.

Për këtë arsye, akti im i parë si Ministër i Brendshëm, shënoi nisjen e procesit për organizimin e Vetting-ut për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Pjesë e këtij shërbimi do të jenë vetëm njerëz profesionalisht të aftë dhe me integritet të lartë moral.

Inkurajoj dhe mirëpres nga ju çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim ndaj kujtdo qoftë ai, në funksion të përmirësimit të punës, rolit dhe reputacionit të Policisë së Shtetit. Ndaj, ju lutem mos ngurroni të më shkruani në adresën: [email protected], e cila do të jetë në dispozicionin tuaj dhe vëmendjen time.

Çdokush që ka një shqetësim do të marrë një përgjigje serioze. Çdokush që ka një ide do të dëgjohet me vëmendje maksimale.

Më lejoni gjithashtu, që nëpërmjet jush, tu shpreh mirënjohje prindërve, bashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj, që janë mbështetja kryesore e sakrificës suaj të përditshme.

Duke ju falënderuar edhe njëherë, gjithësecilin nga ju, grave dhe burrave të ndershëm të Policisë së Shtetit, për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni në shërbim të qytetarëve dhe vendit, ju siguroj gjithë mbështetjen time në punën tuaj të përditshme për përballimin e sfidave që na presin.

Ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër veçse të triumfojmë mbi këto sfida në emër të së nesërmes më të mirë të prindërve dhe fëmijëve tanë. Mbi supet tona qëndron e ardhmja europiane.

Suksesi do të jetë i të gjithëve dhe për të gjithë!

Me konsideratë,
FATMIR XHAFAJ

Tags: Letërmesazhipunonjes policieXhafaj

TË LIDHURA

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit
Aktualitet

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE
Politikë

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit
Politikë

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Next Post
Qeveria e Katalonjas konfirmon fitoren në referendumin për pavarësi

Qeveria e Katalonjas konfirmon fitoren në referendumin për pavarësi

Ndahet nga jeta albanologu i njohur, Robert Elsie

Ndahet nga jeta albanologu i njohur, Robert Elsie

Amaneti i albanologut Elsie: Më varrosni në Shqipëri!

Amaneti i albanologut Elsie: Më varrosni në Shqipëri!







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com