Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shteti i kapitulluar përballë krimit

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Shteti i kapitulluar përballë krimit

Një operacion i policisë në Elbasan është vënë në qendër të komenteve e kritikave mediatike në 48 orët e fundit, me një intensitet që pak herë e kemi parë. Pamja e një duzine oficerësh policie, të veshur me antiplumb, kallashnikov e pistoleta në dorë, që qëndronin të pafuqishëm përpara një makine të blinduar, është padyshim imazhi më i trishtë i një shteti që ka dëshmuar live, përpara kamerave, kapitullimin e tij.

Nuk ka asnjë vlerë debati nëse policia duhej të ndërhynte me forcë, siç mendojnë disa, apo duhej të ndalonte për të shmangur një përplasje të papritur që mund të çonte në viktima nga radhët e saj, siç mendojnë të tjerë. Këto janë detaje operacionale që oficerët e policisë i dinë më mirë se sa ne. Nuk ka asnjë rëndësi nëse personi që kundërshtoi policinë u kap apo do të kapet më vonë.

As pretendimi që ai mund të ngrejë se ishte policia ajo që i zuri rrugën. Edhe këto janë detaje që i zgjidh prokuroria dhe Gjykata. Nëse policia ka tejkaluar detyrën ajo ndëshkohet; nëse personi që drejtonte makinën i goditi qëllimisht ata po ashtu dënohet ai. Edhe kjo s’ka asnjë rëndësi.

Incidenti i Elbasanit dëshmoi se ligji në Shqipëri nuk është njësoj për të gjithë! Dëshmoi se një qytetar përgjigjet para ligjit me gjithë përgjegjësinë e tij, ndërsa një tjetër e sfidon shtetin. sheh se si strukturat e vetë shtetit, me armët e shërbimit në dorë, rrinë si mjeranë përballë një porte që mbyllet me ngadalë.

Dua të pyes sot, çdo ndodhte nëse një qytetar i zakonshëm, nga unë i pari, do të përplaste makinën e policisë në sy të 12 policëve të armatosur. Çdo të ndodhte me këtë qytetar dhe cili do të ishte fati i tij? Do të ndodhte ajo që nuk ndodhi atë natë në Elbasan. Dhe pyetja është përse? A ka faj policia? A mund të bëhen përgjegjës ata policë për sjelljen e tyre? Edhe po, por një gjë është e sigurt, fajin mos e kërkoni kurrë tek policia. Jo vetëm në Elbasan, po kudo në Shqipëri. Jo vetëm tek ajo video që patë, por edhe tek ato raste të tjera që raportohen nën zë, por që nuk dokumentohen dot me kamera si ky!

Ka policë të korruptuar, ka policë të paaftë, ka edhe policë të trembur, por nuk ka policë që s’duan ta bëjnë punën e tyre. Nëse ata ngecin; nëse ata rrinë si mjeranë si atë moment, fajin kërkojeni tek politika. Për fatin tonë të keq policia nuk vepron dot e ndarë nga politika dhe as kundër vullnetit të saj. Çfarë mund ti kërkosh një oficeri policie sot në Shqipëri, në Tiranë apo Elbasan, Lezhë apo Vlorë, Durrës apo Shkodër, kur personat që ai ka në ndjekje shfaqen në tavolina me politikanë të rëndësishëm dhe njerëz që kanë në dorë fatin dhe karrierën e policit në fjalë?!

Çfarë do t’i kërkosh sot një polici, kur personat që ai ka vendosur në ndjekje kanë qenë sponsor kryesore në fushatën elektorale që sapo kaloi. Dhe jo vetëm për një parti, por në disa raste për disa. Çfarë mund ti kërkosh sot një polici kur mafia e hashashit sipas shërbimit sekret italian përfiton në Shqipëri, afro 200 milion euro neto në vit.

Kush është ai polic Don Kishot që ngrihet i vetëm përballë të gjithëve? Kush është ai që tenton ti ngjajë personazheve pozitive të Hollivudit, në një vend, ku fatet e vetë policit i ka në dorë ai që është miku më i afërt i trafikantit lokal.

Mos ja kërkoni policisë. Kapitullimi i shtetit live në kamera nuk është problem i saj, por i politikës. Në sondazhin e së hënës në Opinion, në 45 minuta votuan më shumë qytetarë se kurrë ndonjëherë. Afro 3700 vetë. 83 % e tyre konsideronin si kurajë të krimit mbështetjen e politikës. Dhe kanë të drejtë. Në 27 vjet kemi parë se sa herë politika ka vullnet, krimi ulet në gjunjë, fshihet, alarmohet dhe nuk bën më zë. Kur politika bëhet patericë e tij, ai del në shesh, më arrogant dhe më kriminal se kurrë. Dhe kur ai del përkrahu me politikanin, mos ja kërkoni policit të bëjë punën e tij. Kini kurajë të akuzoni atë apo ata që realisht janë përgjegjës për të. (Opinion.al)

Tags: Elbasankapitulluarpoliciashtettiranetrafikanteve

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Pesë ëndrrat që përsëriten shpesh dhe domethënia e tyre

Pesë ëndrrat që përsëriten shpesh dhe domethënia e tyre

SKËNDERBEU – Young Boys/ Ja si do zbresin në fushë ekipet

SKËNDERBEU – Young Boys/ Ja si do zbresin në fushë ekipet

Raporti i OSBE-ODIHR/ Presion dhe blerje votash; Ja si ditën e zgjedhjeve u zbatua ligji i xhunglës

Raporti i OSBE-ODIHR/ Presion dhe blerje votash; Ja si ditën e zgjedhjeve u zbatua ligji i xhunglës







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com