Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët i janë dorëzuar pushtetit të së keqes

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Lubonja: Zërat kundër Bashës në PD, s’kanë besueshmëri. I shërbejnë palëve të treta

Lexova para disa ditësh një lajm që buron nga revista  ekonomike “Monitor”, e cila, duke iu referuar agjencisë ndërkombëtare të real estate “Collier International”, zbulon se Shqipëria paska 235 m² sipërfaqe qendrash tregtare për çdo 1000 banorë, çka tejkalon edhe vende si Gjermania, Franca, Italia Spanja. Duke u nisur nga kjo e dhënë, komentohej bumi i lejeve të ndërtimit që po jep së fundmi dyshja Rama-Veliaj, si për kulla të larta e pallate banimi, si për ndërtimin e qendrave të reja tregtare.

Paralajmërohej se këto mund të rezultojnë në flluska piramidale të rrezikshme për ekonominë shqiptare, sepse edhe në këto kushte disa qendra tregtare duken se kanë falimentuar, kurse për sa u përket apartamenteve për banim, rikujtoheshin deklaratat e Veliajt (kur premtoi zero ndërtime) mbi numrin jashtëzakonisht të lartë të apartamenteve bosh. Përgjithësisht pashë se deri këtu ndalonin komentet mbi rreziqet.

Gjykoj se një interpretim i tillë i rrezikut të asaj që po ndodh është i cekët dhe i mangët. Ne na duhet të gjejmë se ku fle lepuri i këtij projekti kaq paradoksal. Si ka mundësi që në një kohë që Shqipëria vjen e boshatiset nga njerëzit dhe varfërohet në blerje, këtu ndërtohet gjithnjë e më shumë sipërfaqe shërbimi për njerëzit? Kaq budallenj qenkan të ashtuquajturit investitorë sa i kthejnë paratë kot së koti në çimento?

Nëse do të thellohemi sadopak, hipotezat më të besueshme janë dy, njëra më e rrezikshme se tjetra. Hipoteza e parë është se këto qendra tregtare e kulla ndërtohen nga aventurierë që marrin para të madhe borxh nga bankat, një pjesë të të cilave e përdorin për ndërtimin e objekteve, kurse pjesën tjetër e fusin në xhepat e tyre.

Pas kësaj, ata mund të shpallin falimentim duke ua lënë bankave objektin që kurrsesi s’do të mund ta shesin me një çmim që të kompensojë shumat që kanë lëvruar. Rreziku në këtë rast është që këtë diferencë ta paguajnë qytetarët nëpërmjet shtetit apo, edhe më keq, nëpërmjet kursimeve të klientëve.

Në këtë rast jemi më afër konceptit të piramidave financiare të ‘97-s. Hipoteza e dytë është se paratë me të cilat po ndërtohen këtë qendra e kulla nuk vijnë nga bankat, por nga krimi i organizuar, shkurt nga trafikantët e drogës që s’kanë se ku t’i investojnë dhe pastrojnë paratë e pista më lehtë se në Shqipëri.

Mund të kemi të bëjmë edhe me një kombinim të të dyjave, por personalisht besoj se peshën më të madhe në bumin e fundit e ka kjo e dyta. Kjo, së pari duke parë se kanabizimi i Shqipërisë ka arritur nivele rekord dhe, së dyti, pasi bankat, sipas ç’kemi lexuar, janë më të kujdesshme për të dhënë kredi me rrezikun që të kthehen në kredi të këqija.

Këtu problemi i problemeve është se si varianti i parë, ashtu dhe i dyti, nuk mund të realizohen pa bashkëpunimin me qeverinë. Sepse është ajo që po jep lejet e ndërtimit pa u shqetësuar as për burimin e këtyre parave, as për faktin se këtu kemi të bëjmë me një rrugë zhvillimi të ekonomisë krejtësisht të gabuar. Pse vallë? Dikush thotë se kjo vjen nga deliri i Edi Ramës që kërkon të identifikohet me kullat që po ngre në Tiranë.

Por në këtë rast projekti do të kufizohej vetëm te kullat. Kurse këta po japin leje ndërtimi gjithandej, edhe në vende nga më të pabesueshmet që dukshëm shëmtojnë peizazhin urban, përveçse shkatërrojnë tokën e bukës dhe zhvleftësojnë vlerën e banesave ekzistuese. Pra, pyetja shtrohet: pse kupola e Partisë Socialiste, pasi na premtoi zero ndërtime në Tiranë është lëshuar në këtë masakër urbane? Shpjegimi më i arsyeshëm është se kjo kupolë dhe njerëzit e krimit rreth saj, duke qenë të paaftë të ndërtojë një ekonomi të shëndoshë në Shqipëri, kërkojnë të qëndrojnë në pushtet në sajë të parave të krimit.

Për Edi Ramën & Co nuk ka rëndësi se kjo e ashtuquajtur “rritje” nuk është gjë tjetër, veçse rritja e një tumori që po pushton gjithnjë e më shumë trupin e shëndoshë të vendit, as se po u hapin gjithnjë e më shumë dyert e ekonomisë dhe të pushtetit njerëzve të krimit me rreziqe të jashtëzakonshme për demokracinë, as se duke inkurajuar këtë kategori, po shkatërrojnë çdo sistem vlerash në këtë shoqëri.

Me dritëshkurtësinë dhe guximin tipik të aventurierëve që jetojnë përditshmërinë pa menduar se ku po i çon rruga që kanë nisur, dhe aq më pak pasojat ndaj të tjerëve, ata kanë llogaritur se kjo para e pisët do të vërë sidokudo në qarkullim ekonominë, do të punësojë ca njerëz, do të shpërndajë ca para.

Sigurisht, pa harruar paratë që fusin vetë në xhep, si dhe ato që duhen për propagandën brenda dhe jashtë vendit për të mbuluar krimin që po kryhet. Pra ky projekt, në dukje absurd dhe paradoksal, është një mekanizëm pushteti për pasurimin e kupolës dhe pasurimi për pushtetin. Nga pikëpamja ekonomike, ai na kujton të ashtuquajturën industri që krijoi regjimi komunist me ndihma sovjetike, pastaj kineze, e cila duke qenë krejtësisht jo rentabël, i la shqiptarët duarthatë në fund të aventurës.

Çuditërisht, opozita që deri dje ulërinte për njerëzit e krimit në Parlament, nuk është dukur të reagojë për këtë projekt, i cili qëndron në thelb të asaj se pse u mbush Parlamenti me njerëz të krimit. As PD, as LSI, as opozitat e reja që lindën nuk po reagojnë ndaj tij. Ku është Ben Blushi, ku është Bojaxhiu? Duket sikur shqiptarët kanë shtypur butonin që i kalon në gjendjen e nënshtrimit total ndaj së keqes, si në kohën e diktaturës, dhe po presin Mesinë të vijë t’i shpëtojë. Kjo është një ëndërr nga e cila duhet të zgjohen sa më parë. (Panorama)

Tags: bashadorëzuarkeqesndertimetopozitapushtetitqendrat tregtareramashqiptaretVeliaj

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Deputetja shkodrane përplaset me Ruçin: Je njollë e zezë e parlamentit shqiptar

Deputetja shkodrane përplaset me Ruçin: Je njollë e zezë e parlamentit shqiptar

Patentat e makinave, çdo procedurë përmes portalit ‘e-Albania’

Patentat e makinave, çdo procedurë përmes portalit ‘e-Albania’

RAPORTI/ Tirana dhe Fieri, qytetetet ku janë dhënë më shumë leje ndërtimi

RAPORTI/ Tirana dhe Fieri, qytetetet ku janë dhënë më shumë leje ndërtimi







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com