Plot 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e papërpunuar është sekuestruar nga policia e Skraparit në kuadër të operacionit policor “AGIMI”. Në tre kontrolle të ushtruara në tre fshatra të Skraparit, policia ka gjetur lëndën narkotike, ndërsa në pranga janë vënë dy persona.
Sakaq, janë asgjësuar me anë të djegies 175 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Tre rastet e goditura nga policia:
1. U bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Medi Myftaraj 26 vjeç, lindur në fshatin Visockë, Skraparë dhe banues në Ksamil, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Visockë iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
2. U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dejvis Koleci, 35 vjeç, banues në Skrapar pasi gjatë kontrollit të ushtrur në banesën e tij dhe në banesën e prindërve të tij (e cila ishte e braktisur) në Skrapar, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi prej 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Në total është sekuestruar rreth 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e papërpunuar.
Në ngarkim të shtetasve të arrestuar ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri (1 vilë 3-katëshe, 1 lokal dhe disa automjete) në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
3. Po në kuadër të këtij operacioni në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradecë, Skrapar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 175 rrenjë bimë narkotikë Cannabis Sattiva.
Po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.