pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmilanobettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

I riu endet nga një spital në tjetrin, mjeku e refuzon. Ia mbath me vrap dhe nuk jep shpjegime (FOTO&VIDEO)

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

Daniel Rrapi, një i ri nga Korça, denoncon në emisionin “STOP” fatkeqësinë që i ka ndodhur për shkak të një aksidenti dhe sorrollatjet që e pasuan në spitalin e Korçës. Në muajin Qershor të këtij viti, ai është përplasur me motor, e që atëherë është endur sa në një spital në tjetrin. 3 javët e para e ndoqi rastin Vangjush Kostandini, mjek në Korçë, por më pas e adresoi në Tiranë.

Ndërsa Spitali i Traumës në Tiranë e ktheu sërish në Korçë, te mjeku që e ka ndjekur fillimisht. Në spitalin e Korçës e çuan në fizioterapi, por nuk pati asnjë përmirësim. Tanimë Danieli nuk di se ku të shkojë dhe kërkon vetëm të kurohet nga mjeku që e ka ndjekur. Pas ndërhyrjes së emisionit “STOP” tek drejtoresha e spitalit të Korçës, Edlira Bode, Danieli do të rikthehet për t’u mjekuar aty.

“Ky aksident më la sakat, që kam thyer këmbën. Më janë këputur tendinat, çfarë janë ato, damarët dhe më kanë hequr tre herë gjak. Doktor Vangjush Konstandini më ndoqi në spitalin tonë 3 javë. Pastaj më tha: ‘Nuk je për mua, je për Tiranë’. “

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” iu drejtua spitalit të Korçës për t’u ballafaquar me mjekun Vangjush Kostandini.

Mjeku – Nuk është për nivelin tim. Se unë e di që s’është për nivelin tim. Dhe e kam marrë, e kam dërguar andej.

Qytetari – U dërgua pas 3 javësh, bëri 3 javë …

Mjeku – Ore … edhe një herë. Kur e konstatova dje pastaj e çova. Ata (mjekët e Spitalit Ushtarak) prapë … prapë thanë jo. Për mua është po.

Qytetari – Tashi, kjo jo, po …

Mjeku – Tashi … lërmëni rehat tashi! Po punoj tashi!

Qytetari – Ti po punon, ama po thua që nuk është për mua.

Mjeku – Po nuk është për mua pra jo. Po më dëgjo mua tashi!

Danieli vazhdon rrëfimin e sorollatjes së tij nga mjekët, që e drejtonin nga Korça në Tiranë e më pas nga Tirana në Korçë.

“Vajta në Tiranë. Doktori i Tiranës më tha: ‘Ik prap të mjeku që ishe sepse ta ka bërë këmbën keq. Nuk je për mua’. Erdha prapë në Korçë, doktor Vangjushi pastaj më dërgoi te doktor Koçua në fizioterapi.”

Ndaj këtë herë, kamera e fshehtë e emisionit “STOP” iu drejtua fizioterapistit.

Fizioterapisti – Kjo është detyrë e Vangjushit. Vangjushi duhet të vijë edhe të … Por ai nuk ka ardhur. Nuk ka ardhur. Puna e tij pse s’ka ardhur. Ai e di pse nuk ka ardhur. Duhet të vinte ai këtu! Është puna e tij të vinte këtu …”

Por Danieli Rrapi, i lodhur nga kjo gjendje, kërkon vetëm që mjeku i tij, Vangjush Kostandini, ta çojë deri në fund punën e tij, përderisa e mori përsipër që në fillim. Ndërsa i ati i tij, Mikel Rrapi kërkon vetëm një zgjidhje për kurimin e të birit, duke e marrë dikush përsipër mjekimin e tij.

Gazetarja e emisionit “STOP” i kërkoi një shpjegim mjekut Konstadini se përse e ka lënë përgjysëm mjekimin e Daniel Rrapit, por ai refuzoi të përgjigjet.

Gazetarja – Doktor, përshëndetje! Doktor Vangjushi …

Mjeku – Nuk jam Vangjushi.

Gazetarja – Përshëndetje! Juve jeni.

Mjeku – Po çfarë ke me mua ti?

Gazetarja – Nuk kam asnjë gjë, thjesht… Thjesht kërkoj informacion pse nuk vazhdoni t’a mjekoni Daniel Rrapin?

Mjeku – Të lutem … të lutem shumë!

Gazetarja – Po mirë, kaq mirë është …

Mjeku – Të lutem! Neve kemi institucion, bisedojmë aty.

Gazetarja – Po! Shumë bukur, hajde bisedojmë në institucion! Ka 3 javë që e ndiqni ju si mjek. Pse javën e katërt ju e sorollasi dhe e çoni në Spitalin Ushtarak? Pse e çoni te Trauma?

Mjeku – Më lër të lutem, mos më pyet… mos më ngacmo! Mos më ngatërro se e kam ndjekur. Të lutem!

Gazetarja – Po e ke ndjekur pra, por çfarë do t’i bëjmë… sepse gjendja e tij është shumë alarmante. Është shëruar djali? Të lutem, më kthe një përgjigje profesionale!

Mjeku – Po nuk bëhen profesionet në rrugë, moj motër …

Gazetarja – Po, të lutem!

Edhe pse gazetarja kërkoi shpesh herë shpjegim nga mjeku, ai preferoi të largohej, duke vrapuar. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” u detyrua t’i drejtohej Drejtorisë së Spitalit Rajonal të Korçës për të mësuar nëse drejtoresha është në dijeni të kësaj çështje. Por ajo nuk preferoi të prenoncohej për mediat.

Gazetarja – Tani çfarë zgjidhjeje do t’i jepet djalit?

Drejtoresha – Po nuk ta them ty moj, edhe ta kem gjetur zgjidhjen. Çfarëdo që të nxjerr unë nga goja do keqinterpretohet. Në publik do thuhet: “Këta (STOP -i) duan t’i shpëtojnë ëëë … po ata (mjekët) s’e mbajnë sepse ato s’i paguajnë. E për çfarë, që ne themi një gjë, interpretimi publik bëhet: “E mo po ata, ngaqë duan lekë, prandaj s’e mbajnë të shtruar.

Gazetarja – Do t’i bëj një telefon edhe babait.

Drejtoresha – Jo moj, jo!

Gazetarja – Jo, të lutem! Të lutem, të lutem … !

Drejtoresha – Do marrësh tjetër informacion me babain tani, po i bëre telefonat …

Gazetarja – Jo, jo …

Përshëndetje! Si kalove? Të lutem, për çfarë na thirre këtu? Si ishte problemi fillestar, të lutem?

Drejtoresha – Je duke regjistruar ti vajzë?

Gazetarja – Jo, nuk jam … jam këtu. Të lutem, më thuaj pak, si qëndron problemi?

Babai – STOP-in e solla sepse djalin po ma sorollasin.

Gazetarja – Kush po e sorollat?

Babai – Doktor Vangjushi.

Gazetarja – Çfarë të ka thënë doktor Vangjushi?

Babai – Doktor Vangjushi ka thënë që unë s’e marr përsipër tani. Është për Tiranë.

Gazetarja – Dakord! Po në Tiranë vajte?

Babai – Në Tiranë më thanë që ai doktor që e ka parë në Korçë, ai duhet ta shikojë!

Gazetarja – M’u përgjigj edhe pyetjes së fundit. Dje ju kanë përzënë nga spitali?

Babai – Po!

Gazetarja – Dakord! Kaq kisha, mirupafshim! Nuk e dinte këtë telefonatë!

Mikeli, i ati i Danielit, tregon se në takimin që pati me drejtoreshën, ajo ishte shumë e acaruar me mjekun Kostandini dhe se u vendos i gjithë spitali në lëvizje.

“Falë emisionit “STOP” djali do të qëndrojë këtu në Korçë.”/ tvklan.al

Tags: endeti riumbathmjekurefuzonshpjegimespitalVideovrap

TË LIDHURA

Aktualitet

Gonxhja për koncertin e Kanye West: Një hap tjetër për ta bërë Shqipërinë destinacion të besueshëm.

21:31 | 12/06/2026
Politikë

Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Liria nuk falet, Kosova është dëshmi e gjallë e saj

21:14 | 12/06/2026
Aktualitet

Studenti në protestë: “Shteti më la në baltë, zgjohuni! Na kanë mbyllur dyert si të ishim të huaj.”

20:58 | 12/06/2026
Next Post

Ilir Daja: Fitojmë ne, Partizani rival për titullin kampion (Video)

Berisha: Ja cilat janë bandat që bëjnë ligjin në Elbasan

Bayern Munchen-Wolsburg 2-2/ Wolzburg në festë, portieri bavarez ‘katastrofë’ (Video)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Rajoni

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

by mirseda
21:51 | 12/06/2026
0

Autoritetet portuale u dhanë alarm, pas një njoftimi për vendosjen e një pajisjeje shpërthyese në anijen pasagjerësh-mallrash...

Gonxhja për koncertin e Kanye West: Një hap tjetër për ta bërë Shqipërinë destinacion të besueshëm.

21:31 | 12/06/2026

Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Liria nuk falet, Kosova është dëshmi e gjallë e saj

21:14 | 12/06/2026

Studenti në protestë: “Shteti më la në baltë, zgjohuni! Na kanë mbyllur dyert si të ishim të huaj.”

20:58 | 12/06/2026

Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital, policia nis hetimet

20:48 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com