Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A është penduar Berisha që është bërë deputet?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A është penduar Berisha që është bërë deputet?

Ajo që parashikohej rëndom para zgjedhjeve të fundit të përgjithshme ishte se Sali Berisha, kryetari i nderit të Partisë Demokratike nuk do të kandidonte më për zgjedhjet e përgjithshme 2017. Krejt çuditshëm, ai jo vetëm që u kandidua, por u la te numri 7, një vend që nuk i shkonte aspak tagrit dhe kontributeve të veta.

E për më tepër, paradoksalisht me aprovimin e vetë liderit historik, që përgjatë të gjithë kohës së pakët që mbeti për gatitjen e fushatës në terren heshti në pritje të ravijëzimit të plotë të figurës së Lulëzim Bashës dhe impaktit të listës së vet të pa konsultuar me asnjë forum në PD, por që ishte bukur në dijeni.

Ajo që tha pastaj për listat dhe përgjegjësitë e kryetarit të PD-së i përligji vetëm me deklarata dhe me një intervistë të thatë, pak ditë më parë ku edhe impakti televiziv, që dikur të trandte i tij, nuk është se bëri aq shumë lajm.

Në ditët tona, veç pastrimit të listës së kandidatëve prej njerëzve të tij në formacionin opozitar, që pothuaj e largoi krejt trashëgiminë e tij te PD-ja, Berisha mori një përgjigje sfiduese dhe gati shuplakë në parlamentin e ri shqiptar.

Fillimisht prej Gramoz Ruçit, kryetarit të ri të Kuvendit shqiptar, që meritën më të madhe ndoshta deri në fund, do të ketë racionimin spartan të fjalëve të kryetarit Berisha dhe e dyta reagimin e vagullt të deputetëve të tij ndaj këtij akti, që dikur të nxirrnin sytë ndaj çdo qëndrimi kundër tij.

Me sa duket largimi i Jozefina Topallit dhe themeluesve të PD-së Imami, Ruli, Selami është një gropë, që nuk mbushet dot me akrobacitë dhe kinse respektin për forumet që po nis kryetari aktual i PD-së, Basha, por edhe që po i kthehet kalkulimeve të paskrupullta të tij.

Sikur të mos mjaftojë kjo, një grup tjetër në PD i ka shpallur atij një luftë në hije, nëse ai vazhdon që të fjaloset në mënyrë ambigue dhe të përkrahë Bashën. Deklarata e Patosit kundër tij ishte krejt e qartë dhe e pamëdyshtë dhe me sa duket ajo do të jetë edhe në thelbin e qëndrimeve të dikur të përkëdhelurve të tij Topalli, Bode, me të cilët u mbështet në opozitën e vështirë të vitit 1997-2005.

Po çfarë e mban vallë Berishën në këtë legjislaturë, që ashtu si në legjislaturën e shkuar nuk pranoi t’i hapte punimet konform ligjit? Kjo është mbase pyetje për historianët e politikës, që do të duhet të merren pas disa kohësh me figurën e tij. Në fakt e ka një përgjigje.

Berisha di të bëjë vetëm politikë për politikë, por jo politikë me arsye. Kjo e fundit po bëhet nga kundërshtari i tij i ri i padukshëm Basha që po ia ha kokën dhe po ia zbeh atë kontribut të madh që ka në partinë e tij dhe që pak nga pak po e çmonton për ta kaluar të gjallë në gropën cinike të harresës.

Kryetari i ri, investimi i tij më i madh në strukturën e PD-së, po ia tregon qartë të gjithë këtë dhe atë që pritej ndoshta që Berisha ta bënte vetë me arsye, largimin nga parlamenti. Por, Berisha zgjodhi sfidën e fundit, atë që po e bën ndoshta të pendohet paq për karrierën e tij të gjatë politike, duke e zhvendosur pak nga pak në harresën e hidhur, që s’i takon një personazhi si ai. (Javanews)

Tags: bashabërëBerishadeputetështëpenduarsali berisha

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Zgjohet Lulzim Basha: Rama po fuqizohet me paratë e drogës. Duhet ta ndalim

Basha “dorëzohet”: Vendim unanim, të zbresim në bazë për dialog me demokratët

Pas Italisë edhe Brazili kërkon sistemin Var (VIDEO)

Pas Italisë edhe Brazili kërkon sistemin Var (VIDEO)

(Video) Ja si vjedh besimtari i rremë në xhami

(Video) Ja si vjedh besimtari i rremë në xhami







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje
Politikë

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje

by mirseda
17:17 | 04/03/2026
0

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin masivisht në protestë në 12 mars....

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

16:50 | 04/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

16:46 | 04/03/2026
Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë me pistoletë në makinë

Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë me pistoletë në makinë

16:41 | 04/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimet në treg

Rritja e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimet në treg

16:27 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com