Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përplasja në Elbasan, policia arreston 3 persona. Berisha: Ja kush i mbron banditët

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Përplasja në Elbasan, policia arreston 3 persona. Berisha: Ja kush i mbron banditët

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e djeshme, ku disa persona me automjete të blinduara kanë përplasur automjetet e policisë në Elbasan.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi paraditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se autori që goditi me mjet të blinduar makinën e zv/drejtorit të policisë Elbasan, është dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celën.

Para disa minutash ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili shkruan se Elbasani vazhdon të jetë i terrorizuar nga banda Cela-Sanxhaktari, ndërsa shton se këta të fundit mbrohen nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

Ndërkohë, policia njofton se janë arrestuar tre persona dhe kanë shpallur në kërkim biznesmenin e njohur Petrit Çela, pronar i tregut agro-ushqimor në këtë qytet pas përplasjes së djeshme gjatë një operacioni të policisë, ku u godit makina e efektivëve.

Bëhet fjalë pikërisht për makinën në pronësi të biznesmenit Cela, një Audi A8 e blinduar që ka goditur makinën e policisë, ndërsa dyshohet se në drejtim ka qenë i biri, Suel Çela.

Nga operacioni kundër makinave luksoze janë sekuestruar 7 automjete, 3 prej të cilave të blinduara si dhe një armë zjarri sportive. Ndërkohë, në pranga përfunduan 3 të tjerë.

REAGIMI I BERISHËS:

Bandat Rama – Çako godasin me arme policine ne Elbasan!

Lexoni mesazhin e qytetart dixhital! sb

“Pershendetje i nderuar zoti Sali Berisha.Elbasani vazhdon te jet i terrorizuar nga banda e Suel Celes dhe dhenderit te kryetarit te bashkise elbasan Sokol Sanxhaktari.Banda ne fjale del ne qytet vetem ne autokolen me mjete te blindura( dy range rover dhe ne audi).Dje esht bere ndalimi nga Shqiponjat i njeres prej makinave te blindura Range Rover me targe AA 040 OJ per identifikimin e mjetit dhe ka ber shoqerimin per ne komisariat te makines ne fjale.Rruges per ne komisariat Audi tjeter i blinduar i bandes Suel Cela vjen dhe godet me force mjetin e policise qe po bente shoqerimin ne komisariat.Me pas mjetet e blinduara kan ikur per ne strofullen e bandes Cela-Sanxhaktari i cili esht tregu Ushqimor ne te cilin ndodhen vetem njerez te armatosur.Elbasani po sundohet nga kjo bande e cila operon me shume qetesi pasi prapa tyre qendrojne kryetari i bashkise Elbasan( vjerri i Suel Sanxhaktarit dhe mik i ngushte i babait te Sule Celes)”

NJOFTIMI I POLICISË LIDHUR ME NGJARJEN:

Sekuestrohen 7 automjete, 3 prej tyre të blinduara, një armë zjarri sportive

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, konkretisht: drejtuesi i mjetit që u ndalua për tu kontrolluar nga Policia, pasagjeri i këtij mjeti dhe roja i tregut Agro – Ushqimor
Në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme për ngjarjen e ndodhur në Lagjen “Dyli Haxhire” , ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në në automjetin me targa AA 040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth 100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë me targa MB 002 AA . Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Mjeti tip Audi dyshohet se është i blinduar.

Në lidhje me veprimet e mëtejshme të kryera nga ana e Policisë ju informojmë se:
Në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbadan kanë shkuar Renea dhe FNSH.

Policia ka bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet e Tregut Ushqimor.
Nga Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ledio Zabeli, 26 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë ditës së djeshme, shtetasi i lartpërmendur ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ që drejtohej nga shtetasi Kelmend Xhaferri.

Mjeti ishte i dyshuar dhe u ndalua nga Policia me qëllim verifikimin e dokumentacionit në kuadër të zbatimit të plan –operacionit për kontrollin e automjeteve të dyshuara të trafikuara.

Gjatë kontrollit të banesës i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar Cannabis Sativa.

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Kelmend Xhaferri, 35 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të banesës, të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një pushkë sportive pa leje

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

Valmir Dedja, 44 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tij, u bë pasi duke qenë me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor, ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik kryer në bashkëpunim” “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 236, 242, 302 të Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë identifikimin e drejtuesit të mjetiti tip “Audi” me targa AA 795 EP që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.

Mjeti tip “Audi” dyshohet të jetë I blinduar dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe rezulton në përdorim nga P.Ç.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara, konkretisht:

Mjeti tip “Audi” me targa AA 862 OI në pronësi të shtetases E.Xh

Mjeti tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ në pronësi të shtetasit P.Ç

Mjeti tip Golf me targa AA 097 SA në pronësi të shtetasit E.H

Mjeti tip “Toyota” me targa AA 814 GN, i dyshuar i blinduar në pronësi të shtetasit G. N

Mjeti tip “Audi’” A8 i dyshuar i blinduar me targa AA 478 PV në pronësi të shtetasit P.Ç.

Mjeti tip “Audi” A8 i dyshuar i blinduar, me targa AA 795 EP në përdorim nga P.Ç

Mjeti tip “Golf” me targa AA 637 KD, në pronësi të shtetasit A. M.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijojnë kontrollet për kapjen e drejtuesit të mjetit që goditi mjetin e Policisë.

 

 

Tags: arrestonBerishabiznesmeniElbasanpolicia

TË LIDHURA

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon
Aktualitet

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Next Post
Kur adoleshenti Marcel Proust i kërkonte para gjyshit të tij për të shkuar në bordello

Kur adoleshenti Marcel Proust i kërkonte para gjyshit të tij për të shkuar në bordello

Euro po rifiton terrenin e humbur, i afrohet 134 lekëve

Euro po rifiton terrenin e humbur, i afrohet 134 lekëve

Basha: Reforma zgjedhore urgjente, marrëveshja e 18 majit “vdiq” pas vjedhjes së votave

Basha: Reforma zgjedhore urgjente, marrëveshja e 18 majit “vdiq” pas vjedhjes së votave







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com