Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rama vulosi fundin e tij me qeverinë e re

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Nga Andi Bushati

Qeveria e sapo shpallur, më shumë sesa kabineti personal ku Edi Rama mbretëron i vetëm, është një skuadër ku kryeministri ka mbetur fillikat.

Atë tashmë nuk ka kush e mbron. Kjo duket qartë si nga emrat e atyre që shkëlqejnë me mungesën e tyre dhe po aq nga ata që nuk bëjnë dot hije mbi postin që kanë marrë.

Po t’i shqyrtojmë me radhë, në këtë kabinet të ri bie në sy mungesa e njeriut që ngriti “policinë që deshëm”, Sajmir Tahirit dhe atij që firmosi koncesionet e “shëndetësisë falas”, Ilir Beqes.

Për fatin e tyre një gjë është e qartë: se nga qeveria nuk i nxori as urrejtja e shpallur e Ilir Metës, as ashpërsia e çadrës së Lulzim Bashës.

Mospërfshirja, tani kur LSI nuk ka më dorë në koalicion dhe kur çadra e dikurshme i ngjan një kështjelle rëre, të bën të mendosh se ajo ka lidhje vetëm me Edi Ramën.

Kryeministri kërkon t’i faturojë ish-vartësve të tij, mbushjen e vendit me drogë, kriminalizimin e policisë, dhënien koncesioneve si Check Up, apo sterilizimi, që i rropën shqiptarët deri në palcë.

 Rama e di mirë se një pjesë e madhe e publikut është e ndërgjegjshme për këto dështime katastrofale. Dhe tani ai po kërkon të lajë duart duke përpunuar mesazhin se, për to, faji ishte i ish-vartësve të tij.

 Pra, ai po bën me kokën e Beqes dhe Tahirit të njëjtën lojë që bëri me Metën, Idrizin, apo Dulen duke i faturuar atyre dështimet e qeverisjes.

Po të rrëmojmë edhe më thellë në histori do të kuptojmë se kjo është një taktikë e njohur e Edi Ramës.

Edhe kur i doli era milionave që paguheshin për lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës, ai i shkarkoi një nga një të gjithë zëvendësit, duke u përpjekur të krijojë iluzionin se qenë ata fajtorët e masakrës mbi kryeqytetin.

Në këtë kuptim, fabula e Tahirit sot, nuk është e ndryshme nga ajo e Blendi Gonxhes dje, njësoj si ajo e Ilir Beqes, në qeveri, nuk ndryshon nga ajo e Artan Lames në bashki.

Qëllimi është i njëjtë: udhëheqësi nuk ka pasur dijeni për mëkatet që kanë bërë ish-vartësit e tij.

Në pamje të parë kjo duket si një manovër që të lejon ta kalosh lumin pasi s’ke më nevojë për kalin. Fillimisht ajo mund të krijojë imazhin e një lideri të pastër, të tradhtuar në qëllimet e tij nga ata që ka poshtë vetes.

Por, ky truk momental, vështirë se mund të sigurojë efekt afatgjatë. Sepse personazhe si Tahiri apo Beqja, vërtet i morën mbi supe të gjitha zezonat e qeverisjes së Ramës, por për katër vite me radhë, herë me mashtrime diabolike dhe herë me sinqeritet naiv, ata i vunë gjoksin mëkateve për të cilat akuzoheshin.

Ish-ministri i brendshëm, ishte i gatshëm të bënte harakiri, qoftë në parlament, qoftë në studiot televizive, për t’u përballur me ata që e akuzonin. Edhe homologu i tij i shëndetësisë, i vuri gjoksin çdo koncesioni të jashtëligjshëm të dhënë me urdhër të Ramës, dhe u përfshi në beteja epike për të mbrojtur vendimet e shefit të vet.

Mirë apo keq, ky lloj profili që shpërndante përgjegjësinë e qeverisjes do t’i mungojë kabinetit Rama 2. Dhe këtu vijmë te emrat e shpallur të dielën. Asnjëra nga tre rrymat që përbëjnë skuadrën e re nuk mund ta luajë më këtë rol.

E para është ajo e ish PS-së së Nanos që rikthehet pas kaq kohësh në qeverisje. Por, as Pandeli Majko që ka marrë një post nga ato që Hoxha i jepte baba Fajës apo babë Myslymit, dhe as Fatmir Xhafa, nuk kanë treguar ndonjëherë se janë të gatshëm të rriskojnë nga reputacioni i tyre në emër të ekipit.

Si dy politikanë të një shkolle tjetër, që kanë ditur t’i rezistojnë shumë tallazeve, ata janë të mbrujtur me besimin se sakrifica e tepruar nuk shpërblehet kurrë në politikë. Nëse ka një kredo me të cilën ata janë futur në këtë kabinet është se nuk duhet të vënë kurrë dorën në zjarr për Edi Ramën.

Pak a shumë i të njëjtit profil është edhe grupimi i dytë i ministrave të katapultuar nga njëra qeveri tek tjetra si Gjiknuri, Ahmetaj dhe Klosi. Gjatë gjithë mandatit të kaluar, kur kulmin e debatit të flaktë e kanë shpenzuar në ndonjë replikë kundër Blushit, ata më shumë janë përpjekur ta mbajnë mirë me Metën dhe të neutralizojnë sulmet e opozitës, sesa të evidentohen si gladiatorë politikë.

Sa për grupimin e tretë, atë të çupëlinave që shefin e shohin si princin e kaltër, ndërsa Berishën e njohin si gogolin që po u doli përpara duhet të ndryshojnë rrugën, as që mund të imagjinohet mbajtja e ndonjë peshe politike.

Pikërisht për këto arsye, ndonëse sot duket më i fortë se kurrë, Edi Rama me këtë qeveri, sapo ka hapur siparin e konsumimit të tij të pandalshëm. 

Ai bëri një fushatë elektorale duke kërkuar timonin i vetëm dhe mori personalisht përsipër mbajtjen e përgjegjësisë për të gjithë qeverisjen.

Por këtë të diel, ai shpalli edhe një kabinet, ku nuk gjendet për be, as edhe një karakter i fortë, as edhe një luftëtar betejash politike, as edhe një anëtar i gatshëm të sakrifikojë nga vetja në emër të së tërës.

Nga sot, ai është komandanti i fuqishëm i një ushtrie pa gjeneralë dhe më i pa mbrojtur se kurrë prej të gjitha shigjetave, goditjeve dhe sulmeve që do t’i vijnë nga të gjitha anët.

Nga sot, ai ka hyrë në fazën e pashmangshme të të gjithë atyre që dëshira e papërballueshme për pushtetin absolut, i bën të krisin themelet që e mbajnë atë në këmbë. (Lapsi.al)

Tags: ANDI BUSHATIedi ramaFatmir Xhafafundinilir beqjaPSqeveria e resaimir tahiritimonierivulosi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
(VIDEO) U dorëhoq nga LSI, Petrit Vasili: Tre emrat që propozoj për drejtimin e partisë

Bashkimi i dy ministrive, Vasili: Injorancë e padëgjuar!

Si ta bëjmë Amerikën sërish të domosdoshme

Si ta bëjmë Amerikën sërish të domosdoshme

Zgjedhjet/ Pacolli: Synimi im, Prishtina të bëhet qendër e rëndësishme ekonomike

Zgjedhjet/ Pacolli: Synimi im, Prishtina të bëhet qendër e rëndësishme ekonomike







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Gjendet i pajetë në një banesë të pabanuar i moshuari në Korçë, dyshimet e policisë
Aktualitet

Gjendet i pajetë në një banesë të pabanuar i moshuari në Korçë, dyshimet e policisë

by mirseda
14:01 | 03/04/2026
0

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake,...

PD kërkon 60 ditë përjashtim për Taulant Balla: Akuza për fyerje e kërcënime ndaj deputeteve

PD kërkon 60 ditë përjashtim për Taulant Balla: Akuza për fyerje e kërcënime ndaj deputeteve

13:47 | 03/04/2026
Veliaj-Dado në Administrativ, shoqërohet nga forcat speciale

Veliaj-Dado në Administrativ, shoqërohet nga forcat speciale

13:45 | 03/04/2026
Gruda refuzon Shqipërinë: “Krenar për Gjermaninë”

Gruda refuzon Shqipërinë: “Krenar për Gjermaninë”

13:44 | 03/04/2026
Artemis II drejt Hënës: “Toka mahnitëse nga hapësira”

Artemis II drejt Hënës: “Toka mahnitëse nga hapësira”

13:42 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com