Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 17 gusht?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 17 gusht?

1386 – Karl Topia, princi i Mbretërisë së Shqipërisë, me kryeqendër Durrësin, krijon aleancë me Republikën e Venedikut – ai bie dakord për të marrë pjesë në të gjitha luftërat e Republikës (ose të paguante fonde ndihmëse dhe furnizim me grurë), në shkëmbim për mbrojtjen bregdetare kundër osmanëve. Përveç kësaj, Topia u premtoi tregtarëve venecianë siguri në territorin e tij. Karl Topia ishte biri i Andrea Topias, dhe nëna e tij ishte bijë e Robertit të Napolit, nga shtëpia e njohur Anzhui e Francës. Ngjarja rrodhi kështu: Roberti kishte një vajzë të jashtligjshme, Helen, të cilën ai dëshironte ta martonte me të një fisnik francez në More. Por rrugës, anija me të cilën ajo po udhëtonte ndeshi me një stuhi dhe u ndal në Durrës; aty u takua me princin Andrea Thopia, dhe të dy ranë në dashuri; ata u martuan dhe u lindën dy djem, Karl e Gjergj. (Gjon Muzaka në gjenealogjinë e tij thotë se Andrea e rrëmbeu Helenën). Mbreti Robert i Napolit u zemërua nga prishja e planit të martesës, por nuk e dha veten; ai e ftoi bijën e tij dhe Andrean në Napoli, dhe i vrau të dy. Familja Thopia sundoi rajonet Durrës, Krujë, Peqin, Elbasan, Mokër dhe Gorë, deri në Liqenin e Ohrit. Më 1381, Karl Topia ndërtoi Kishën e Shën Gjonit në afërsi të Elbasanit; ai shfaqet edhe në ikonën e Shën Gjonit, pikturuar nga Onouphrios Protopapas (i njohur si “Onufri”), i veshur me një kurorë duke qëndruar përkrah Shenjtit. Një mbishkrim kaligrafik në greqisht në muret e kësaj Kishe dëshmon: “Karlas Theopias, nip nga gjaku i mbretit të Francës … ndërtoi këtë kishë të shenjtë të Shën Gjon Vladimirit…”

1717 – Luftrat austro-osmane 1716 – 1718: Rrethimi njëmujor i Beogradit përfundon me marrjen e qytetit nga Perandoria Osmane.

1911 – Ersekë, Shqipëri; vdiq Petro Nini Luarasi, 47 vjeç, prift, shkrimtar, mësues. Iku i helmuar. Petro punoi si drejtor dhe mësues i shkollës së parë shqipe të motrave Gjerazi në Korçë më 1887. Në vitin 1904, emigroi në Shtetet e Bashkuara ku qëndroi disa vite – si anëtar aktiv i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Petro Nini Luarasi ishte delegatë në Kongresin e Manastirit që sanksionoi krijimin e alfabetit shqip më 1908. Për atdhetarizëm, mësimin e gjuhës shqipe dhe veprimtari shoqërore, Petro Nini u përndoq si nga turqit e rinj ashtu edhe nga Patriarku Ekumenik ortodoks i Konstandinopojës.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Trupat amerikane të komanduara nga gjenerali George S. Patton mbërrijnë në Messina, Itali, pasuar disa orë më vonë nga trupat britanike nën komandën e marshallit Bernard Montgomery, duke kompletuar pushtimin aleat të Sicilisë.

1962 – Simbol i shëmtuar i luftës së ftohtë; Rojet gjermano lindore qëllojnë të riun Peter Fechter që përpiqej të kalonte Murin e Berlinit për në Perëndim dhe e lënë atë të vdesë nga humbja e gjakut.

1998 – SHBA, Skandali Lewinsky: Presidenti amerikan Bill Clinton pranon në dëshminë e regjistruar se ai kishte pasur “marrëdhënie të pahijshme fizike” me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monika Lewinsky. Në të njëjtën ditë Klinton pranoi para kombit se kishte “çorientuar njerëzit” në lidhje me këto marrëdhënie.

Tags: ElbasanErsekeKarl TopiakrujeLufta e Dytë BotëroreLuftrat austro-osmaneMokërPeqinSHBASkandali Lewinsky

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Vodhën kasafortën me euro dhe bizhuteri, arrestohen dy persona, njëri në kërkim

Vodhën kasafortën me euro dhe bizhuteri, arrestohen dy persona, njëri në kërkim

Analiza/ Vuçiç një nacionalist i etur për gjak, tani kërkon pajtim historik me shqiptarët

Analiza/ Vuçiç një nacionalist i etur për gjak, tani kërkon pajtim historik me shqiptarët

Arabia Saudite hap “portat” për Katarin

Arabia Saudite hap “portat” për Katarin







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

by mirseda
22:05 | 16/03/2026
0

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë...

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta

New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta

20:55 | 16/03/2026
Këta janë VIP-at më të pasur në botë për 2026 (Emrat)

Këta janë VIP-at më të pasur në botë për 2026 (Emrat)

20:40 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com