Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Përplasja me Korenë e Veriut/Kina, Trumpit: Bëj kujdes me ato që thua!

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Përplasja me Korenë e Veriut/Kina, Trumpit: Bëj kujdes me ato që thua!

Presidenti kinez, Xi ka kërkuar në një telefonatë me presidentin amerikan, Trump ulje të toneve në grindjen atomike me Korenë e Veriut. Ndërsa kancelarja Merkel nuk sheh zgjidhje të konfliktit me mjete ushtarake.

 Donald Trump duhet të mënjanojë “fjalët dhe veprat”, që çojnë në një gjendje të tensionuar, paralajmëroi presidenti kinez, Xi Jinping presidentin amerikan. Sipas të dhënave të televizionit kinez, Xi nuk i bëri thirrje vetëm SHBA-së për vetëpërmbajtje, por të gjitha palëve që të “ushtrojnë vetëpërmbajtje” dhe të “vazhdojnë rrugën e dialogut dhe të një zgjidhjeje politike”. Gjithashtu presidenti kinez ka theksuar, se është në interesin e përbashkët të Kinës dhe SHBA-së çarmatimi atomik i Gadishullit Korean dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ashpërsimi i toneve

Së fundmi SHBA dhe Koreja e Veriut kanë ashpërsuar tonet. Donald Trump kërcënoi këtë javë Korenë e Veriut se SHBA do të reagojnë me „zjarr, zemërim” ndaj provokimeve të tjera. Ndërsa të premten nga Pheniani u tha se SHBA duhet të llogarisin me “një dështim të turpshëm”, nëse do të këmbëngulin ende „me aventurën ekstreme ushtarake” si edhe rrugën e sanksioneve dhe presionit. Trump është shprehur se Kim do të „pendohej” nëse do të sulmonte SHBA-në. “Shpresoj, që ata ta kuptojnë këtë që them në tërësinë e saj, bashkë me pasojat. Dhe këtë që them e mendoj kështu.”

Merkel: Zgjidhje e konfliktit në kuadër të KS

Por fjalëve të ashpra nuk u përgjigjen hapa konkretë. Sipas raportimeve të mediave nuk ka shenja për një lëvizje të trupave amerikane, aeroplanmbajtëseve apo avionëve luftarakë. Nuk ka po ashtu asnjë shenjë, se 150.000 ushtarët amerikanë të stacionuar në Korenë e Jugut po strehohen në vende të sigurta. Shtëpia e Bardhë bëri vetëm të ditur, se njësitë luftarake amerikane janë të “gatshme” të mbrojnë Guamin.

Në të njëjtën kohë Japonia po përgatitet ndaj një sulmi të Koresë së Veriut. Një sistem mbrojtës raketor, sipas raportimit të televizionit NHK po instalohet ndërkohë në disa qytete në perëndim të vendit. Në pamjet televizive shihen automjete të ushtrisë me pajisjet përkatëse.

Ndërkohë politikanë nga e gjithë bota i kanë bërë thirrje për përmbajtje SHBA-së. Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje që të përforcohen përpjekjet në kuadër të Këshillit të Sigurimit për një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe përmes bashkëpunimit me Kinën. Merkel nuk e sheh zgjidhjen e këtij konflikti tek mjetet ushtarake.

Tags: Angela Merkelbej kujdesjaponhiakinakoreja e veriutmbrojtja raketoreme ato qe thuaPërplasjaSHBATrump

TË LIDHURA

Sulmohet me predhë centrali bërthamor në Iran, një viktimë. Shpërthime të fuqishme edhe në Khuzestan
Bota

Sulmohet me predhë centrali bërthamor në Iran, një viktimë. Shpërthime të fuqishme edhe në Khuzestan

12:15 | 04/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.
Bota

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat
Bota

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Next Post
Skandali i byzylykëve, Ministri i Drejtësisë fillon shkarkimin dhe kallëzimin e vartësve

Skandali i byzylykëve, Ministri i Drejtësisë fillon shkarkimin dhe kallëzimin e vartësve

Ja si SHBA mund të nisë një luftë bërthamore kundër Koresë së Veriut

Ja si SHBA mund të nisë një luftë bërthamore kundër Koresë së Veriut

Luli është po ai i djeshmi, “Republika e Re” ishte një gënjeshtër   

Luli është po ai i djeshmi, “Republika e Re” ishte një gënjeshtër   







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Rama: Kartë për ndihmën ekonomike, blerje vetëm sipas listës
Aktualitet

Rama: 7 orë mbledhje, mediat fokusohen te debatet

by mirseda
13:28 | 04/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama iu referua sërish sot përplasjes që ai pati një javë më parë në mbledhjen...

Ishte zënë me vëllanë dhe mbante pushkë me vete, arrestohet i riu në Vlorë

Ishte zënë me vëllanë dhe mbante pushkë me vete, arrestohet i riu në Vlorë

13:20 | 04/04/2026
77 vite NATO, deputetja e PS Elisa Spiropali: Qëndrueshmëri në një kohë të ndërlikuar

77 vite NATO, deputetja e PS Elisa Spiropali: Qëndrueshmëri në një kohë të ndërlikuar

12:52 | 04/04/2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

12:41 | 04/04/2026
“Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri”, Arjan Dodaj mesazh dhe politikës për Pashkë

“Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri”, Arjan Dodaj mesazh dhe politikës për Pashkë

12:34 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com