Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

ANALIZA/Ndikimi i Rusisë në nxitjen e radikalizimit në Ballkan

8 vjet ago
in Të Gjitha
ANALIZA/Ndikimi i Rusisë në nxitjen e radikalizimit në Ballkan

Me shfaqjen e grupit terrorist ISIS disa vite me pare në zonën midis Sirisë dhe Irakut doli në pah dhe u shfaq për publikun dhe forma e përdorimit të eksportimit te luftëtarëve të huaj në një vend në konflikte. Kjo erdhi fillimisht në sajë të propagandës fetare në vende të ndryshme, kryesisht ato me probleme sociale apo që vinin nga kriza dhe luftëra të ndryshme ku dhe Ballkani luante një rol të madh kjo dhe se ishte afër gjeografikisht me vendin ku po ndodhte konflikti.

Fillimisht ne Ballkan e kryesisht në vendet shqipfolëse ndikoi propaganda e disa Imamëve me prirje radikale e me pas kjo propagande u be dhe shfaq edhe ne forma te tjera kryesisht ato elektronike. Por gjatë kësaj kohe, në të cilën konflikti në Siri dhe Irak sa vinte e shtohej dhe grupi terroriste ISIS sa vinte e shtonte si territoret ashtu dhe fuqizonte pozitat e tij, fakt është se konfliktit e me sakte organizatave dhe grupimeve terroriste që luftonin në këtë zonë ju bashkuan në numër të madh edhe qytetarë nga vende të ndryshme të Evropës deri në një shumicë edhe nga vendet Skandinave.

Por, në atë kohë ashtu si dhe më pas në media të ndryshme u bënë publike e u pasqyruan emrat e disa shqiptarëve të cilët por jo vetëm ju bashkuan këtij konflikti dhe ju bashkëngjitën organizatës ISIS. Fillimisht në media të ndryshme u publikuan emrat e disa shqiptarëve nga Kosova, ku përmendim këtu më të përfolurin Lavdrim Muhaxherin, e të tjerë dhe më pas u fol për grupe shqiptarësh nga Maqedonia të cilët në mënyrë kolektive u nisën për t’iu bashkuar këtij konflikti e bashkangjitur organizatave terroriste.

Më pas në një numër më të vogël një propagandë e tillë u përdor edhe për individë te veçantë nga Shqipëria. Duke qenë se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe me organe sigurie të konsoliduara dhe në partneritet me ato të NATO-s ishte e pamundur të flitej për numër të madh shifrash shqiptarësh që i bashkohen këtij konflikti.

Pa mohuar në asnjë moment se kishte shqiptarë nga vendet e Ballkanit që iu bashkuan këtij konflikti tashmë që ISIS-i është në perëndim të ditëve të tij dhe forcat e koalicionit anti-terror janë duke e shpërbërë, atë që jemi më të qartë dhe kemi mundësi të bëjmë një analizë të qartë e të ftohtë se kush ishte faktori që i shtyu këta shqiptarë të bashkohen me këtë organizate terroriste.

Që në krye të herës është folur se arsyeja kryesore ishte radikalizimi i këtyre shqiptarëve nga drejtues fetarë te shkolluar në disa vende të Lindjes së Mesme.

Një tezë tjetër ishte ajo e margjinalizimit të këtyre shoqërive dhe vështirësitë ekonomike. Por asnjëherë nuk u bë një analize e qartë se kush ndikoi në bashkimin e këtyre shqiptareve me organizatën terroriste ISIS. Tezat e hedhura nuk qëndrojnë sepse nuk pasqyrojnë qartë të vërtetën. Ishin vetë segmente shtetërore e instrumente shtetërore të vendeve ku jetojnë shqiptarët në Ballkan ata të cilat inkurajuan, lejuan e mundësuan nisjen e këtyre shqiptarëve për në Siri.

Këtu i referohen situatës në Maqedoni ku asnjë nga institucionet e sigurisë nuk bëri asgjë për të evidentuar e parandaluar këta shqiptarë me prirje “radikale” që ti bashkoheshin këtij konflikti por shpejtonin vetëm të bënin publike faktin se shtetasit nga Maqedonia i bashkohen konfliktit në Siri e Irak janë shqiptarë e kurrsesi maqedonas.

Kjo vinte fill pas një eksperimenti të suksesshëm ku gjatë konflikteve ndëretnike midis shqiptarëve e maqedonasve në një nga demonstrimet që bënë shqiptarët në Shkup midis tyre në rreshtat e parë u dukën një grup personash të cilët mbanin në duar një flamur të organizatës Hesbollah.

Në atë kohë organet e sigurisë së Maqedonisë së drejtuar nga Sasha Millajkov shpejtuan të thoshin në mediat e kontrolluara prej tyre e prej pushtetit se shqiptaret janë mbështetës e përfaqësues të organizatave terroriste duke e spostuar vëmendjen nga problemet e vërteta dhe zanafilla e konfliktit ndëretnik në Maqedoni.

Dëshpërimisht, e njëjta situatë ndodh në Kosovë. Ku renegatë të lënë pas nga regjimi serb por dhe të rinj të vënë në shërbim së fundmi bëjnë garë se kush mund të akuzojë më shumë e me fort Komunitetin Islam e drejtuesit e tij aty se janë përkrahës e mbështetës të rrymave ekstreme islamike dhe se kanë ndikuar në organizimin e personave nga Kosova për t’iu bashkangjitur ISIS-it.

Duke qenë se numri i renegatëve këtu është më i madh, kuptohet kjo edhe për shkak te politikës se ndjekur nga organet e sigurisë së Serbisë gjatë viteve te pushtimit të Kosovës këtu kemi deri persona të cilët falë punës së mirë të bërë me ta janë “graduar” në organizatën ISIS, ku me i famshmi është Lavdrim Muhaxheri, i cili falë daljeve të tij publike bëri të mundur zbatimin e përpiktë të politikave sllave Ruso Serbe se shqiptarët në Ballkan janë terroristë, e si të tillë nuk duhen integruar në BE por vendi i tyre është pranë botës Islame dhe jo aty ku e meritojnë në zemër të Evropës.

Që pas konfliktit në Bosnje, politika e vendeve sllave e kryesisht e Rusisë, ka qenë e qartë në idenë se duhet me çdo kusht që shqiptarët si në Shqipëri ashtu dhe në shtetet e tjera si Kosova dhe Maqedonia duhet të paraqiteshin si radikale myslimane me qëllim që shtetet perëndimore e veçanërisht SHBA-të të largoheshin prej tyre dhe më pas Rusia të mund t’i fuste në “darën” e saj.

Dhe ja shansi erdhi, konflikti në Siri dhe Irak ishte rasti më i mirë dhe ideal për ta vënë në jetë këtë plan. Rusia nëpërmjet influencës së saj në Serbi e Maqedoni dhe në Shërbimet e tyre Sekrete u impenjua ne zbatimin e këtij plani qëllimi i të cili nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i politikës dhe planeve të saj të vjetra për shqiptarët duke dashur ti izolojë nga pjesa tjetër e Evropës dhe SHBA-së dhe për këtë u kujdesen si gjithmonë aleatët e saj sllavë në Ballkan, Serbia e Maqedonia.

Por, ajo që Rusia së bashku me aleatët e saj “vegla” sllave në Ballkan, është se kjo sado e suksesshme mund të ketë qenë në një fragment kohe të caktuar, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e botës perëndimore ishte e prirur që të dështonte që në fillim.

Me gjithë impenjimin serioz të bërë nga Shërbimet Sekrete të Serbisë e Maqedonisë në inskenimin e shfaqjeve dhe servirjes së shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë si eksportues e përkrahës të terrorizimit kjo tezë ashtu si të gjitha tezat anti-shqiptare të përgatitura e servirura e ideuara nga Serbia dhe vënë në jetë nga sllavët e Ballkanit Serbia e Maqedonia shumë shpejtë do të binte poshtë.

Fillimisht shteti shqiptar nëpërmjet institucioneve të tij ligjzbatuese e në koordinim të plotë me aleatin e tij SHBA-të bënë të mundur ndalimin e më pas arrestimin e disa personave të cilët jepnin mbështetje për individë të veçantë që kërkonin t’i bashkëngjiteshin konfliktit në Siri e grupeve të ndryshme terroriste aty.

Në atë kohë SHBA-të por dhe vende të tjera e organizata të tjera shprehën mbështetjen e falënderimet e tyre ndaj shtetit shqiptar. E njëjta situatë u përsërit suksesshëm në Kosovë, ku policia në koordinim me partnerët Amerikanë e Euro-Atlantike kreu një sërë ndalimesh e arrestimesh ndaj personave të ndryshëm që përkrahnim dhe përhapnin ide radikale, raporton REL.

Të zënë ngushtë e nën presionin e SHBA-ve, edhe në Maqedoni policia bëri disa ndalime e bashkë me këto ndalimi e arrestime ndaloi dhe loja dhe dëshira ruse-serbe- maqedonase për përbaltjen e faktorit shqiptar në Ballkan si eksportues terrorizmi.

Ndërsa veçanërisht Kosova dhe Shqipëria morën falënderime për kontributin në luftën kundër terrorizmit nga ana a Departamentit të Shtetit Amerikan, ku në të njëjtën deklaratë publikohej edhe mbi ndërhyrjet e shtuara dhe format “malinje” të këtyre ndikimeve. Tashmë loja ndaloi e roli i Rusisë dhe aleatëve në Ballkan doli qartë dhe haptazi në pah ashtu si dhe dështimi i tyre.

Tags: analizaBallkanndikiminxitradikalizmirusia

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Përkeqësohet situata hidrike; OSHEE blen 14.8 milionë euro energji, vetëm për korrikun

Kosova rrezikon të mbetet pa energji elektrike

Skënderbeu humbi lojën, por jo shpresën për kualifikim

Skënderbeu humbi lojën, por jo shpresën për kualifikim

Michael Jackson/ Gjykata vendos në favor të producentit Quincy Jones, fondacioni i detyrohet rreth 9 mln dollarë

Michael Jackson/ Gjykata vendos në favor të producentit Quincy Jones, fondacioni i detyrohet rreth 9 mln dollarë







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane uron Vitin e Ri 2026, thekson forcimin e partneritetit me Shqipërinë
Politikë

Ambasada Amerikane uron Vitin e Ri 2026, thekson forcimin e partneritetit me Shqipërinë

by mirseda
16:04 | 31/12/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi për shqiptarët. Në një postim në rrjetet sociale,...

Nuk kanë marrë pagesën e premtuar nga qeveria, personat me aftësi të kufizuara protestë në Lezhë

Nuk kanë marrë pagesën e premtuar nga qeveria, personat me aftësi të kufizuara protestë në Lezhë

13:52 | 31/12/2025
Publikohet vendimi, këto kategori përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

Publikohet vendimi, këto kategori përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

11:59 | 31/12/2025
Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë

10:44 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com